Prej kohësh tashmë, nëpër media qarkullojnë lajme të shumta për moderatoren Arbana Osmani. Fillimisht u aludua se Osmani ishte ndarë nga bashkëshorti, dhe se shkak për këtë ishte bërë fillimi i një romace të re me regjisorin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj. Ndërsa tashmë flitet se moderatorja do të largohet edhe nga televizioni Top Channel. Pas një heshtje të gjatë, Arbana Osmani duket se vendosi të përgjigjej më në fund. Në një postim në Instagram Arbana ka hedhur poshtë këto zëra, teksa shkruan: Shihemi sonte në orën 21:00 me të tjera histori të jashtëzakonshme në…
Author: tirana
Një 31-vjeçar është vrarë në fshatin Galush të Peqinit. I vdekur mbeti 31-vjeçari, Qani Lleshi. Policia e mbërritur në vendin e gnjarjes ka nisur hetimet për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 20-vjeçar i cili është qëlluar me armë gjahu.
Tradhtia tani është më e zakonshme sesa asnjëherë më parë. Siç duket, shumë e shumë njerëz tani po e praktikojnë këtë akt pabesie dhe janë në rregull me të. Lidhjet moderne janë më pak të forta dhe njerëzit nuk po e shohin tradhtinë më si problem. Megjithatë, për shumicën e njerëzve ende është gjë e rëndë ta zbulosh se partneri/ja po të tradhton. Por, si ndërlidhet tradhtia me shenjën e horoskopit? Cilat shenja janë më të prira të tradhtojnë, e cilat janë më besnike. Dashi Personat e kësaj shenje nuk tradhtojnë për shkak se nuk duan, por për shkak se…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Kamëz dhe Paskuqan. Veç apelit për protesta, në takimet e kreut të PD-së u bënë premtime konkrete. Por veç premtimeve, në sy ranë dhe takimet e Lulzim Bashës me një grup fëmijësh. I gjendur me entuziazmit të tyre, Basha ka lënë axhendën politike për një moment dhe u është bashkuar fëmijëve.
Edhe ky 8 mars për gratë shqiptare ishte festë. Protestat e vakëta që u mbajtën në Tiranë ishin të organizuara nga politika apo nga shoqata. Darka familjare, festime me koleget e punës, dhe darka: Festë me kërcimtarë meshkuj. Edhe këtë vit në Tiranë, vajza e gra në ditën ndërkombëtare të tyre, 8 marsin e kaluan në clube të Tiranës. Kjo është një video që ju sjell atmosferën festive në një nga clubet e kryeqytetit, kur meshkuj kërcimtarë kanë ofruar shfaqje mjaft sensuale për gratë që kishin shumicën në club. Prezenca e meshkujve, ishte mjaft e vogël, e papërfillshme. Edhe për…
Ndryshime në Drejtorinë e Policisë së Fierit. Eshte larguar drejtori aktual Albert Nushi dhe në vend të tij është komanduar nëndrejtori i Policisë Fier, Andon Marko. Ky i fundit ka qenë nëndrejtor. Albert Nushi mësohet se është komanduar nëndrejtor në Policinë e qytetit të Elbasanit. Lëvizja në radhët e policisë ka ardhur sot, pasi Nushi drejtoi edhe efektivët e Fierit në garantimin e qetësisë dhe sigurisë gjatë protestës se opozitës ne këtë qytet. Albert Nushi drejtoi Policinë e Fierit për një periudhë pothuajse 2-vjeçare.
Në një botë si kjo që jetojmë sot, ku çdokush ka akses në internet, privatësia e çifteve të famshme është cenuar shpesh herë dhe janë zbuluar lidhje që nuk na i merrte mendja në showbiz-in shqiptar. Por ka dhe nga ata të famshëm që pavarësisht se janë kapur mat me njëri-tjetrin, e kanë mohuar lidhjen dhe kanë vijuar në fshehtësi marrëdhënien deri në çastin që gjithçka ka marrë fund. “Iconstyle.al” sjell sot disa nga lidhjet e fshehta të të famshmëve shqiptarë që përfunduan pa u konfirmuar kurrë: Era Istrefi dhe Faton Shoshi Ata janë përfolur vazhdimisht për një lidhje dashurie…
Klaudia Pepa është një prej balerinave më të komentuara në showbiz-in shqiptar. Ajo bëhet shpesh kryefjala e mediave rozë për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram. Së fundmi Klaudia ka postuar një video mjaft provokuese, ku tregon elasticitetin e saj si balerinë. Në këtë video, ajo shfaqet duke hapur perdet me këmbë. Krahas kësaj videoje balerina ka shkruar: U zgjova kështu.” Në këtë video Klaudia qëndron me kokën poshtë dhe pasi hap perden me këmbë, çohet dhe largohet duke qeshur. Kjo video ka shkaktuar dhe shumë të qeshura dhe tek ndjekësit e balerinës shqiptare…
Dalin rregulla të reja për të gjithë ata që kërkojnë që të bashkohen me dokumente me familjarët, që jetojnë dhe punojnë në shtetit fqinj, Italinë. Nëse keni për shembull bashkëshortin që jeton në Itali, për të mundësuar bashkimin familjar gjatë 2019, ai duhet të ketë të ardhura minimale të paktën 8.9 mijë euro në vit. Nëse shqiptari rezident atje dëshiron të tërheqë të gjithë familjen (deri në 4 persona) atëherë të ardhurat e tij duhet të kenë disa zero më tepër. Të gjithë emigrantët që do të përtërijnë këtë vit leje qëndrimin, apo të kërkojnë lejeqëndrimin BE për qëndruesit afatgjatë…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eilsa Spiropali, duke komentuar situatën politike në të cilën ndodhet vendi, tha se parlamenti është legjitim. E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, e pyetur nëse maxhoranca do të hy e vetme në zgjedhje, nëse opozita nuk pranon, Spiroplai theksoi se ato, gjithsesi do të mbahen. “Ne nuk mund t’i heqim qytetarëve të drejtën për të zgjedhur qytetarin e parë të bashkive. Ka një afat për t’u regjistruar edhe kandidatët edhe listat. Ne besojmë se do regjistrohen se nuk besoj se kanë humbur arsyen deri në këtë pikë. Mendjet racionale brenda opozitës do i…
Një familje shqiptare në Itali ka pësuar një aksident të rëndë rrugor në Marostica, Itali. Mësohet se është dëmtuar rëndë vajza 14-muajshe e familjes. Ajo është dërguar në spitalin e Padovas, ku po lufton për jetën. Mjekët janë detyruar t’i presin njërën nga këmbët për shkak të dëmtimeve të rënda. Në spital janë shtruar dhe prindërit e foshnjës. Nëna e saj ka pësuar fraktura në krah ndërsa babai ka prerë damarët pasi goditi xhamin e makinës. Mësohet se automjeti u përplas me një kamion i cili drejtohej nga 58-vjecari italian, Pietro Dal Santo i cili ishte në gjendje të dehur,…
Tuna Sejdiu në mbrëmjen e së premtës promovoi albumin e ri “Fortuna”, i cili përmban shtatë këngë. Të ftuar në promovimin e albumit të ri të Tunës, ishin miqtë dhe kolegët e saj, natyrisht nuk mungoi as partneri i saj Patrisi.Albumi dhe koncerti i saj i promovimit bënë bujë në media këto dy ditë, mirëpo pas koncertit të saj, gazetari Olti Curri e ka thumbuar keq Tunën në Instastory. Teksa lexonte titujt e shkruar në lajmet për këngëtaren, Olti është shprehur troç në Instastoryn e tij: “Ku e panë Divën në këtë koncert? Te fustani atllas që duket si perde e…