Author: tirana
Aleksandër Meksi, mbush 80 vjeç. Ai është kryeministri i parë i një qeverie demokratike në Shqipëri. U lind në Tiranë më 8 mars 1939, i biri i Gabriel Meksit (1894-1958) dhe Efigjeni Haxhistasës (1912-1983), i ati ishte nga Labova dhe ishte mësues historie ndërsa e ëma nga Berati. Ka kryer studimet universitare në degën e ndërtimit në Fakultetin e Inxhinierisë të Universitetin Shtetëror të Tiranës (1955-1959). Në vitet 1960-1962 punoi në hidrocentralin e Shkopetit, ndërsa në vitet 1962 – 1987 punoi në Institutin e Monumenteve të Kulturës.[1] Në vitin 1965 ka kryer specializim (6 muaj) në “Scuola di perfezionamento per lo studio e il…
Pandeli Majko, Ministri i shtetit për Diasporën ka qenë i ftuar në rubrikën Diaspora, që transmetohet çdo të shtunë në orën 20:00 në kanalin e Top channel në Youtube. Majko ka folur në lidhje me Samitin e dytë të Diasporës, dhe çështjeve që u diskutuan në këtë samit. I pyetur në lidhje me diskutimin e një prej paneleve që ishte për të drejtën e votës për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit nëse do të ketë ndonjë zhvillim pozitiv pas samitit nga qeveria në lidhje me çështjen e të drejtës së votës i është përgjigjur: “E kam me merak çështjen…
Honoris Causa është titulli më i ri i nderit nga Misioni Diplomatik Amerikan për paqen që i jepet kardinalit Shqiptar, Dom Ernest Simoni Troshani. Mirënjohës ndaj nderimit të shtuar për të, kardinali thotë se në të tilla raste 18 vitet e burgimit komunist shkojnë në harresë. Troshani: Nuk kujtojnë vuajtjet. Vuajtjet janë një shprehje e dashnisë për të madhin zot edhe për me ndihmue të tjerët edhe gjithmon thotë shkrimi i shenjtë qoft bekue ai njeri që shpreson n’zot. Që prej 19 nëntorit 2016 Dom Ernest Simoni Troshanit i është dashur që të shkëputet nga Shqipëria e të zhvendoset në Firence.…
Të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi që më parë dispononin një leje qëndrimi 10 vjeçare, por që janë larguar nga shteti helen për jo më shumë se dy vjet, tashmë mund të rinovojnë dokumentat. Gazeta Shqiptare zbardh sot udhëzimet e Ministrisë së Emigracionit në Greqi, ku sqarohen me shembuj konkretë se çfarë procedure ndiqet për një sërë kategorish që kishin pasur ose jo leje qëndrimi dhe duan ta marrin atë tani. Pavarësisht se këta emigrantë janë larguar nga shteti grek, sërish mund të përfitojnë leje qëndrimi. “Gjatë viteve që kanë qëndruar në Greqi në mënyrë ilegale, çdo dokument që vërteton…
Pas dy javësh Shqipëria do të nisë kualifikueset e Europianit. Ndeshja e parë do të jetë në shtëpi ndaj Turqisë. Trajneri Christian Panucci në një intervistë për “Klan” shpreson që të arrihet një fitore në “Loro Boriçi” të Shkodrës. “Jam besimplotë sepse pas Ligës së Kombeve dhe miqësoreve ndryshuam diçka, sjelljen tonë në fushë dhe urojmë që të ecim përpara. Objektivi ynë është fitorja me Turqinë, të përpiqemi ta arrijmë dhe pastaj të mendojmë për Andorrën”. Lista e tij pritet të ketë emra të rinj. Njëri prej tyre është Kristi Qose sipas asaj që ka shkruhet në faqen zyrtare të…
Viti 2018 shënon rezultatin më të lartë të eksporteve të bimëve aromatike dhe medicinale, më 4.5 miliardë lekë eksporte. Por dhe psë është zëri i parë në produktet bujqësore dhe vetë industria shprehet se nuk kërkon të mbështetet financiarisht nga qeveria apo të bëhen paketa fiskale të dedikuara për këtë industri, kërkojnë që të eleminohen burokracitë në dhënien e lejeve për vjeljen e bimëve aromatike dhe medicinale. Por mundësia e këtij sektori që të arrijnë 110 mln euro është reale dhe se sektori mund të punësojë mbi 43 000 punonjës me kohë të plotë. Në komunikimin për mediat kultivuesit, grumbulluesit…
Dita e hënë pritet që të jetë një ditë e ngarkuar për futbollin shqiptar duke qenë se do të ketë një mbledhje ku do të diskutohet rikthimi i policisë në stadium. Presidenti i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati ka folur për ‘Top Channel’ duke u shprehur se gjyqtarët mund të deformojnë garën në rast se nuk ka polici në stadiume. “Në rast se gjyqtarët nuk kanë siguri nuk mund të gjykojnë në mënyrë korrekte dhe të paanshme por do të jenë në trysni psikologjike dhe fizike që çojnë në deformimin e garës. Takimi i së hënës? Nëse nuk krijon premisa…
Deklarimet dhe diskutimet lidhur me të ashtuquajturën “marrëveshje finale” ndërmjet Serbisë e Kosovës tashmë kanë arritur vlera inflatore, gati të ngjashme me ish dinarin jugosllav në fundin e viteve e nëntëdhjeta. Nuk ka ditë që nuk flasin nga disa zyrtarë të Serbisë e të Kosovës për këtë temë, sikundër që nuk ka ditë që nuk flasin edhe nga disa ambasadorë, ministra, parlamentarë, kongresmenë e gazetarë të shteteve të Bashkimit Evropian, të SHBA-ve e të Rusisë. Vuçiqi si kampion i llomotitjeve Të gjithë ata që flasin, pa përjashtim, realisht nuk e dinë se çka thonë saktësisht, pasi kakofonia e karakterizon secilin…
Dy prostituta shqiptare, 24 dhe 25-vjeç, janë arrestuar nga policia italiane ditën e sotme. Arrestimi i tyre erdhi pas akuzave të një të reje romune, 21-vjeç, gjithashtu prostitutë, e cila deklaroi se ishte kërcënuar me jetë nga vajzat shqiptare pasi nuk kishte paguar një tarifë që i kërkohej për të punuar në zonën e portit të Torinos. Në rrëfimin e saj në polici, 21-vjeçarja, sipas mediave italiane, ka rrëfyer se është kërcënuar me thikë, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë duke arrestuar shqiptaret.
Në zonën që njihet si Boskoreale në Napoli të Italisë, një 40-vjeçar polak, pretendonte se quhet Andri Shevçenko. Edhe pse ngjashmëria, duhet theksuar, ishte e madhe me ukrainasin e Milanit, autoritetet policore e kanë kuptuar se bëhej fjalë për një kriminel, i cili ishte dënuar me arrest shtëpie. Siç raportojnë mediat italiane, karabinierët e kanë gjetur të dehur, ndërkohë që një javë më parë, personi në fjalë ishte larguar nga shtëpia, edhe pse e kishte të ndaluar, pasi dënimit që kishte marrë për akuzën e një serie vjedhjesh. Pas disa ditësh kërkimesh, policia e gjeti në një fermë të madhe.…
Tashmë është bërë e ditur se moderatorja e sportit Viola Spiro i është bashkuar ekranit “Klan Plus’ ku do të jete prezantuese në e emisionit ‘Sport Plus’. E duke qënë se është e vetmja femër në staf djemtë e punës i kanë bërë një suprizë moderatores me rastin e 8 marsit Ata kanë mbledhur momentet më epike të Violës në prapaskenat e xhirimeve duke krijuar: