Author: tirana

Gjate vizites ne Fier, kryeministri Edi Rama ka folur edhe per kandidatin qe PS-ja do te kete per zgjedhjet e ardhshme lokale te 30 qershorit Rama rikonfirmoi Armando Subashin si kandidat për një mandat të dytë në bashkinë e Fierit, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Duke folur për projektin “100 fshatrat”, kryeministri tha se sheshet e fshatrave, janë potencial i rëndësishëm zhvillimi. “Patjetër që edhe ajo u tha nga kryetari i bashkisë si nevojë strategjike e zhvillimit të zonës, dalja në det, është në vëmendjen tonë dhe do të jetë një nga projektet që do të zhvillojmë së bashku…

Read More

Sot më 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryeministri Edi Rama ka marrë një letër krejt të pazakontë. 30 gra përmbaruese të Dhomës Kombëtare i kanë shkruar një letër shefit të qeverisë ku e vënë në dijeni për sfidat, vështirësitë por edhe padrejtësitë e mëdha që hasin në profesionin e tyre, ‘Profesioni ynë është përmbarimi. Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore dhe zbatimi i drejtësisë së dhënë. Urojmë që të kuptoni, sa e vështirë është të ekzekutosh një vendim gjykate në Shqipëri. Veçanërisht po të jesh përmbaruese femër. Urojmë që ta kuptoni se, përmbaruesja duhet të zbatojë një vendim gjykate dhe…

Read More

Dashi Tipari më seksi i një Dashi? Pasioni! Dashi është i pavarur, impulsiv, aventurier, por çdo gjë e bën me forcën e dëshirës. A nuk është pasioni shumë, shumë seksi? Demi Vendosmëria është tipari më i fortë i një Demi. Është pikërisht suksesi tipari më joshës në Dem. Njerëzit tërhiqen nga mënyra sesi ata e çojnë diçka deri në fund, nga ai ‘nervi’ që nuk dorëzohet. Binjakët Binjakët shquhen për mprehtësinë e tyre. Kërkues, kureshtarë për çdo gjë dhe çdokënd të ri, Binjakët janë shumë sharmantë. Dhe kanë kaq shumë histori për të treguar, në mënyrën më të bukur. Joshja…

Read More

Reperi i njohur Majk është ndaluar pasditen e djeshme nga policia e Kosovës. Sipas fotove të siguruara nga Gazeta Express, Majk ka zbritur nga makina e tij luksoze ‘Porsche’ ndërsa shihet duke pritur që policët të kontrollojnë mjetin. Kjo nuk është hera e parë që Majk haset me probleme të tilla, pasi edhe më parë është përfshirë në një aksident të vogël por shumë të komentuar.

Read More

Artistja e muzikës shqiptare Irma Libohova ka zgjedhur që urimin për këtë 8 mars t’a bëjë krejt ndryshe. Me dhimbjen në shpirt Irma ka publikuar një video të mamasë së saj të ndjerë e cila përgjatë videos ngre e lartëson figurën e Irmës si vajzë, grua, nënë e artiste. “E kam thënë, je mikpritëse, kuzhiniere e mirë, respekton njerëzit, na reflekton ne si prindër, me vëllain e motrën shkon sa s’ka më mirë”, dëgjohet të thotë mamaja e artistes përgjatë videos. “Sot është festa e nënës e, si grua, si nënë unë uroj: Gëzuar! Sot urohet dhe ska vend për…

Read More

Dashi Do keni një mënyrë të veçantë komunikimi dhe do të dilni lehtësisht nga situatat delikate që mund të krijohen ndonjëherë. Periudha më e favorshme për projekte të mëdha është pjesa e dytë e ditës. Demi Kjo ditë do jetë e mbushur me risi. Ata që janë në një lidhje do kenë një fillim të mirë dhe plot surpriza. Në dashuri përgjithësisht do mbizotërojë ekuilibri. Binjakët Besojini partnerit për ato që do ju thotë dhe mos ngurroni të hapni rrugë herë pas here. Beqarët do kenë një ditë plot surpriza dhe takime interesante. Gaforrja Gjendja financiare do jetë e mirë,…

Read More

Dita Botërore e Grave festohet në 8 mars të çdo viti. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme pasi gratë në të gjithë botën protestojnë për kushtet sociale, politike dhe ekonomike, por edhe për dhunën dhe abuzimet që ushtrohen mbi to. Edhe në Tiranë, gra dhe vajza të reja kanë dalë të protestojnë në rrugët e kryeqytetit duke rikujtuar se kjo nuk është një ditë feste por proteste për të gjitha abuzimet që ndodhin çdo ditë ndaj shumë prej tyre. Një video është dërguar në redaksinë JOQ Albania nga një qytetar, i cili ka qenë në një nga stacionet e autobusit për…

Read More

E vetmja ndër monedhat dhe kartëmonedhat shqiptare, me kurs ligjor, e cila përfaqësohet me një grua, është monedha me prerje 100 Lekë. Në pjesën e pasme të saj paraqitet Mbretëresha ilire Teuta, shoqëruar me mbishkrimin “Republika e Shqipërisë” dhe vitin e shtypit të monedhës, 2000. Pas vdekjes së parakohshme të të shoqit, Agronit, Teuta trashëgoi fronin mbretëror, duke u vendosur në krye të shtetit dhe ushtrisë ilire gjatë viteve 230-228 p.e.s. Edhe pse qëndresa e saj në krye të shtetit zgjati më pak se tre vjet, Teuta zhvilloi një veprimtari energjike. Ajo përballoi rivalitetet e brendshme, ruajti aleancën me Maqedoninë…

Read More

Pas dorëzimit të deklaratës ku heqin dorë nga detura si deputet, deputetët kanë filluar q ëtë marrin sendet e tyre personale nga Kuvendi. Një prj atyre që ka nxituar të marrë sa më shpejt sendet personale është Gent Strazimiri. Teksa ka postuar një foto nga korridoret e gjatë dhe të ftohtë të Kuvendit të Shqipërisë, Strazimiri shkruan se asnjëherë ajo godinë nuk I ka “ngjitur”, ndërsa e cilëson atë ende si Komitetin Qendror të Partisë së Punës. “Kurrë s’më kanë “ngjitur” këto korridore e dyer zyrash model sovjetik… gjithmonë kam perceptuar një armiqësi tinzare, të ftohtë, pas shpine…. edhe pse…

Read More

Një e mitur ka humbur jetën në qytetin bregdetar të Durrësit, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e të miturës në lagjen Nr.17. Mësohet se viktima është A.B., 10 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në banesë pa pasur mundësi të transportohet në spital.“Më datë 08.03.2019, rreth orës 16:20, në lagjen Nr 17, Durrës, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, në banesën e saj, shtetësja e mitur A.B., 10 vjeçe dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes”- thuhet…

Read More

Ditën e sotme gratë në mbarë botën festojnë dhe protestojnë për të drejtat e tyre. Por një deklaratë e padëgjuar më parë dhe mund të thuhet me bindje që ka ‘shokuar’ opinionin publik është ajo e Hoxhës nga Maqedonia, Rexhep Memishi. I pyetur nëse a lejohet të festohen 7 dhe 8 marsi Hoxha Rexhep Memishi është përgjigjur i prerë se këto festa janë rreptësisht të ndaluara dhe haram në Islam. Sipas Hoxhës, Memishi kush i feston del nga feja. Teksa dëgjojmë këtë deklaratë na vjen në mendje ‘habrimi’ i kryeministrit Edi Rama me gratë në Fier. Është për të ardhur…

Read More

Disa prej bankave më të mëdha në vend janë vendosur nën hetim. Nga raporti I Autoritetit të Konkurrencës të depozituar në Kuvend, konstatohet se bankat ofrojnë për klientët një listë të kufizuar noterësh apo vlerësuesish të pasurisë, përqendrim në tregun e kredisë, kryesisht në produktin overdraft, komisione të larta për mbylljen e llogarisë dhe komisione në rast tërheqje CASH të paparalajmëruar dhe rritje tek komisionet për lëshimin e një vërtetimi të gjendjes së llogarisë, e cila është shumë më e lartë se vlera e publikuar në faqet zyrtare të bankës. “Mbi këto argumente, KK, me vendimin nr. 516, datë 22.05.2018,…

Read More