Author: tirana

200 pasagjerë të linjës direkte Bruksel-Tiranë kanë përjetuar momente të vështira teksa janë mbajtur për 90 minuta brenda avionit që qendronte në piste dhe nuk nisej. Pasi kanë hipur në avion duke kaluar procedurat normale të kontrollit, ata janë mbajtur brenda kabinës për më shumë se një orë e gjysmë pa marrë asnjë shpjegim se çfarë po ndodh, ndërkohë që brenda kishte gra, të moshuar dhe fëmijë. Nga verifikimet e bëra nga redaksia në Aeroportin e Rinasit rezulton se avioni është nisur 93 minuta me vonesë nga orari i parashikuar, i cili ishte ora 06:00 e mëngjesit. Rezulton se avioni…

Read More

Alesia Bami bëhet gjithmonë pjesë e lajmeve rozë për shkak të fotove dhe videove që publikon në Instagram. Me rastin e festës së 8 Marsit, modelja ka publikuar një foto të mamasë së saj në Instastory. ‘Gëzuar e shtrenjta ime.Gëzuar të gjithë nënat 8 Marsin qofshi gjithmonë të lumtura sepse secila nga ju e meriton’, shkruan Alesia krahas fotos, por vëmendjen e ka marrë mamaja e modeles, e cila duket shumë në formë.

Read More

Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe dërgon në Gjykatë dosjen e Arkimed Lushaj, këngëtari i njohur me emrin e artit “Stresi”. Ai është vënë nën akuzë për “armëmbajtje pa leje” dhe “trafik të lëndëve narkotike”. Stresi u arrestua më 17 tetor 2018 pas një përgjimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në lidhje me grupin “Bajri”. Ai ishte përgjuar teksa kishte thënë se ia kishte hedhur forcave “Shqiponja”, pasi kishte hedhur armën në momentin kur ishin afruar efektivët në afërsi të shkollës “Partizani”. Në momentin kur Stresi u arrestua, policia i gjeti në hotel një armë tjetër…

Read More

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka bërë një urim mjaft të veçantë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ai në një postim të bërë në ‘Instagram’ ka zgjedhur fjalët më të bukura për gjyshen, nënë, motrën dhe bashkëshorten e tij, Xhensilën. “Grate e jetes. Mami Shpresa, me lindi, me dha jete. Ija ime me rriti, me kripe per jeten. Xhensila ime me shtoi jeten, dhe bashke i dhame jete jetes. Bekimet e mia. Me fat jam. Ju dua. (Edhe Ana, motra ime, te dua shume, nuk gjeta foto sepse kisha dal shum keq vete aty haahahah)” ka shkruar në…

Read More

Nuk ka metodë magjike se si të humbisni peshë menjëherë. Gjithçka arrihet nëse konsumoni ushqimet e duhura. Sipas ekspertëve të mjekësisë, ushqimet e mëposhtme duhet ngrënë nëse dëshironi të humbisni peshë në mënyrë natyrale.  1.Qumësht, jogurt dhe djathë.2. Çaj i gjelbërt dhe i zi3.Vezët 4.Arrat 5.Salmoni6.Mollat, dardhat dhe qershia 7.Orizi 8.Qepët 9.Specat e djegstë 10. Kafeja e zezë  Këto ushqime përmbajnë vitamina të ndryshme që i nevojiten trupit.

Read More

Çdo javë “Parada e Horoskopit” në dashuri nxjerr në pah shenjat më të favorizuara nga yjet në fushën e ndjenjave. Kështu, për këtë fundjavë, më me fat në dashuri do jenë: UJORIHëna e zezë dhe Afërdita ndezin dhe kënaqin këtë fundjavë dëshirat e tua më të ndaluara! DEMIMarsi të çon drejt një lodhje shumë të këndshme fizike, që vjen si rezultat i fundjavës pasionale me partnerin/en. BINJAKËTTë luash nën çarçafë, për ty është diçka sublime. VIRGJËRESHAPas paraqitjes tënde të ftohtë, fshihet një dëshirë e zjarrtë. / burimi intv /

Read More

Në qershor të 2017-ës, moderatori i njohur shqiptar, Eno Popi, duhej të festonte ditën e lindjes, por ajo u shndërrua në ditën më të trishtë, pasi po atë ditë u nda nga jeta nëna e tij. Nëna e Popit vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh dhe nuk mundi ta mposhtte dot. Dhe pikërisht sot, në 8 Marsin e dytë pa të ëmën, Eno e ka kujtuar atë përmes një fotoje mjaft prekëse. Moderatori shfaqet duke i mbajtur dorën të ëmës në foton e publikuar në Instagram, ndërsa shkruan: “Diku në parajsë ajo po qesh!” Pavarësisht humbjes së nënës…

Read More

Burra, gra, pleq e të rinj marshuan të premten rrugëve të kryeqytetit të Kosovës, për të shënuar 8 Marsin. Edhe sivjet, aktiviste e aktivistë të kolektivit “Marshojmë s’festojmë” e shënuan “Ditën e Gruas” me protestë duke kërkuar barazi gjinore. Ata thanë që sot nuk festojnë sepse qytetarët në Kosovë dhunohen e poshtërohen çdo ditë nga patriarkati i institucionalizuar në të cilin jetojnë. Bislim Morina kishte ardhur në Prishtinë sot nga fshati Senovc i Rahovecit që të bashkohet me protestuesit, të cilët po kërkonin drejtësi gjinore dhe vlerësim të barabartë. 61 vjeçarit i kishte vdekur e bija, Antigona, në vitin 2011,…

Read More

Nga Majlinda Bregu Çelësi për zhbllokimin e potencialit ekonomik në rajonin tonë quhet GRUA! Shumë ka ndryshuar që kur Brown këndoi këtë këngë, por ja cka ka mbetur njësoj. gratë ende luftojnë për siguri ekonomike. Vetëm 2 në 5 gra në Ballkanin Perëndimor kanë ose po kërkojnë punë. Vetëm 43,2 e grave në rajonin tonë janë të punësuara! Çdo vit, vendet e Ballkanit Perëndimor humbasin mesatarisht 18 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto (GDP) për shkak të hendekut gjinor në tregun e punës – kjo është më shumë sesa GDP totale e Serbisë. Ne, kemi nevojë për më shumë gra…

Read More

Pas “përplasjes” së pazakontë, që pati me presidentin Florentino Perez (i tha, më paguaj dhe largohem nga ekipi), direkt mbas eliminimit nga Ajax prej Ligës së Kampionëve, kapiteni Sergio Ramos është munduar të marrë situatën në dorë. Siç njofton “El Partidazo” dhe konfirmohet nga “Marca”, Sergio Ramos ka mbajtur një fjalim karikues dhe motivues në dhomën e zhveshjes të “Valdebebas” me të gjithë grupin e lojtarëve, duke dërguar te gjithsecili një mesazh të qartë: “Ju duhet të shtyni përpara, për ta përfunduar sezonin me dinjitet. Ne do të luftojmë për vendin e dytë, si një objektiv konkret, në javët e…

Read More

Perbersit: 1 kg speca të pjekur 500 gr fasule të bardha 2 qepë 3 thelpinj hudhre 2 lugë gjelle pure domatesh vaj ulliri kripë dhe piper i zi. Pergatitja: Fasulet ziejini në ujë si zakonisht derisa të zbuten.Pastaj qepët e grira imët fërgojini në vaj ulliri. Specat qërojini, largojuni farat dhe pritini në katrorë. Në enën ku fërgohet qepa shtoni bashkë fasulen e zier dhe specat e grirë. Këtyre shtojuni edhe purenë e domates. Shtojuni edhe pak ujë dhe lërini të ziejnë edhe gjysmë ore derisa të kombinohen shijet. Ju befte mir!

Read More

ditën e tyre, mësuesit nuk i kërkojnë qeverisë kartolina e lule, por vlerësimin e premtuar financiar. Ata i japin dy muaj kohë për realizimin e rritjes së pagës prej 20%. Në rast se kjo nuk ndodh, janë gati të pezullojnë mësimin.  Deklarata vjen pikërisht në 7 mars, nga Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar. “Në fund të muajit do të mbledhim Këshillin Kombëtar dhe do të përshkallëzojmë lëvizjen sindikaliste, duke u bërë thirrje të gjithë mësuesve për të bojkotuar mësimin dhe për të kaluar në grevë deri në rritjen e pagës prej 20%”, thotë kreu i Sindikatës, Nevruz Kaptelli. Ky…

Read More