Kreu i shtetit Ilir Meta në një konferencë për mediat me homologune tij slloven, Borut Pahor tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira, ndërsa pohoi se kjo duhet të thellohet edhe më shumë. “Mbështetja e Sllovenisë është domethënës dhe inkurajuese për të vijuar reformat për të plotësuar standardet. Marrëdhënie janë të shkëlqyera mes të dyja vendeve dhe kjo ofron mundësi të reja. Në vendin tonë ka shumë investitorë sllovenë”, tha Meta. Meta i pyetur nga gazetari i “News 24”, Klajdi Bodlli për krizën politike në Shqipëri, tha se palët politike duhet të reflektojnë për hir të interesave…
Author: tirana
Të gjithë ata që kanë konkurruar për një vend pune si punonjës të shkencave mjekësore teknike në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, mund të verifikojnë nëse kanë arritur të shpallen fitues. Lista me emrat e 330 aplikantëve të kualifikuar do të kenë mundësinë të punësohen si infermierë për qarkun e Korçës, Vlorës, Gjirokastrës, Shkodrës, Kukësit, Lezhës e Dibrës. “Në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 493, datë 13.11.2017 “Për administrimin e procedurave të punësimit për profesionet e shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale…
Me siguri të gjithë e mbani mend Klodin e “Big Brother 3”, mashkullin e parë shqiptar që deklaroi publikisht prirjet e tij homoseksuale?. Djali nga Lezha u shndërrua në një fenomen në vendin tonë, jo vetëm për përpjekjet që të ndryshonte mentalitetin shqiptar, por edhe për faktin se pjesëmarrja e tij në këtë realityshow u shoqërua me shumë protesta, replika e kundërshti. Po ku është sot Klodi dhe ç’ka ndodhur me jetën e tij? Ish-konkurrenti i edicionit të tretë të “Big Brother” vazhdon jetën në Itali, punën si menaxher club-esh dhe festat me femra dhe meshkuj “h.ot”. Por mbrëmjen e…
Vështirë të gjeni një foto të regjisorit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” ku mungon komenti i moderatores Arbana Osmani. Eduart Grishajt, i cili tërhoqi vëmendjen muajin e kaluar kur u zbulua se po përjeton një histori dashurie me Arbanën, iu besua që të kujdesej për klipin e Xhensila Myrtezaj dhe të Pirro Çakos. Kënga titullohet “Sekreti im” dhe klipi i saj është xhiruar në Venecian e bukur italiane. Atmosfera e maskave veneciane dhe admiruesi sekret që i shpreh Xhensilës dashurinë në klip, e përcjellin më së miri këtë baladë kaq romantike. Dhe Grishaj shkroi për videoklipin në…
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani, ka reaguar në një shenim në faqen e tij në Facebook për protesten e neserme të organizuar nga opozita e bashkuar. Nishani shkruan se “Sa më provokuese shfaqet urrejtja e rregjimit të hajdutërisë ndaj popullit, aq më e madhe, më e fortë dhe masive kthehet revolta dhe dallga e përmbysjes së dordolecëve të izoluar nga telat me gjemba”. Më tej ai ka shtuar se “Dallga popullore ska më kthim pas. Nesër godet përsëri.Çdo ditë e më e fuqishme. Historia ka nisur pa kthim!”
I ftohti polar nuk ka penguar organizatorët e ndeshjes së kampionatit amerikan mes Colorado Rapids dhe Portland Timlers që të lejojnë skuadrat të zbresin në fushë si normalisht. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-3, por fotot e lojtarëve që rrëshqasin dhe dyluftojnë në borë janë përhapur me shpejtësi në internet. Megjithatë, rekordi i vërtetë ka qenë ai i temperaturës gjatë ndeshjes, -27 gradë Celsius.
Një denoncim është adresuar sot në Facebook-un e ish-kryeministrit Berisha. Atij mësohet t’i ketë shkruar një inspektor i tatimeve në Fier, i cili denoncon drejtorin Bardhyl Tafa. Inspektori madje ka regjistruar kërcënimet që drejtori i ka bërë një tjetër inspektori gjatë mbledhjes.
Një denoncim i fortë është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha në një postim të bërë në Facebook, ku thuhet se pak ditë më parë kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është marrë peng nën kërcënimin e armës. Denoncimi i ka ardhur nga një qytetarë i cili shkruan se ngjarja ka ndodhur dy javë më parë dhe se policia e ka fshehur. “Kryetari i bashkise Vlore Dritan Leli eshte marre peng ne zyren e tij me pistolete ne koke nga Beni i Nazmies (Arben Licaj i denuar me pare per vrasje) i cili me pas ka kercenuar edhe tre juristet…
Ish-drejtuesi i PD Gjirokastër, Roland Bejko ka shpërthyer ndaj atyre të cilët kanë sulmuar në këtë kohë vajzën e Azem Hajdarit, Rudina Hajdarin pasi kjo e fundit nuk ka lënë ende mandatin e deputetit. Përmes një postimi në Facebook, Roland Bejko i cilëSon të turpshme këto sulme ndaj saj, duke theksuar se ato nuk nderojnë askënd, shkruan tirananews.al. Bejko thekson se Rudina Hajdari është vajza e Azem Hajdarit dhe lirinë e ka në ADN, ndërsa paralajmëron se nëse Lulzim Basha largon nga PD të bijën e Azem Hajdarit, unë deklaroj sot se nuk do të jem më anëtar i Partisë…
Orinda Huta prej një viti është moderatore e emisionit ‘Jo vetëm modë’ në Tv Klan. Ndekohë që kariera e saj është shumë më e gjatë. Orinda udhëton shpesh, por mesa duket destinacioni i fundit që ka zgjedhur bashkë me stafin e emisionit është Turqia. Moderatorja ka surprizuar fansat pasi në ‘Instastory’ ka zbuluar se është zhvendosur drejt Turqisë ku dhe ka publikuar disa pamje nga shesh xhirimi i serialit të njohur turk ‘Kryeqyteti Abdylhamid’. Huta ka vendosur që këtë serial ta bëjë pjesë të ‘Jo vetëm modë’. Ky mund të jetë edhe një hap drejt kinematrografisë turke për Orindën, mezi…
Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shpalljen e vendit vakant të deputetit. Kështu, KQZ më tej do të njoftojë kandidatin pasues në listën e zgjedhjeve të 2017-ës, për të marrë mandatin e deputetit. Pas firmosjes së dorëheqjes disa ditë më parë, të Nard Ndokës, Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shpalljen e vendit vakant të deputetit. Kështu, KQZ më tej do të njoftojë kandidatin pasues në listën e zgjedhjeve të 2017-ës, për të marrë mandatin e deputetit. Më herët, 4 kandidatë të LSI-së, pranuan mandatin e deputetëve të dorëhequr nga kjo forcë…
Ka përfunduar gara edhe për Serbinë, për të zgjedhur këngën dhe artisten fituese që do të përfaqësojë vendin në Eurovizion. Pas një gare të fortë në festivalin “Beovizija 2019”, Nevena Božović arriti të mposhtë 11 konkurrentët e tjerë për të fituar kompeticionin dhe të drejtën për të përfaqësuar Serbinë në Festivalin e Këngës Eurovizion në Tel Aviv të Izraelit më këngën “Kruna”. Artistja 24-vjeçare do të performojë në gjysmëfinalen e parë të martën e 14 majit. Po përpos fitores, vëmendja e medias ka kaluar te origjina e artistes. Nevena Božoviç ka lindur në Mitrovicë të Kosovës e ka studiuar muzikë…