Një debat mes ish-deputetit demokrat Ervin Salianji dhe deputetit më të ri që ka marrë mandatin e PD, Lefter Maliqi, ka bërë që ky i fundit të largohet nga studio. Të ftuar në “ABC News”, Salianji nuk ka pranuar që të qëndrojë në një tryezë me deputetin e ri, duke bërë që Maliqi të largohej e më pas t’i bashkohej tryezës me një lidhje direkte nga zyra e tij. “Unë mezi po pres, dhe nuk jam mësuar të pres, por jam mësuar me përballje në studio, dhe nuk e di përse nuk pranuan ata që të rrija në studio. Habitem…
Author: tirana
Duke shfletuar kalendarin historik, Radio Vatikani shkruan se më 4 mars, përkujtohen fillimet e masakrës masive komuniste kundër klerit katolik në Shqipëri. Në orën pesë të mëngjesit të datës 4 mars 1946 u pushkatuan në Shkodër, pranë varrezave të qytetit, atë Gjovanni Fausti e atë Daniel Dajani, së bashku me nxënësin Mark Çuni, atë Gjon Shllakun ofm, Qerim Sadikun dhe Gjelosh Lulashin, të cilët Kisha katolike i paraqet si shembull të dëshmisë së fesë në Krishtin, për çka i ka radhitur tashmë në aradhen e të Lumve. U akuzuan si sabotues e armiq të popullit, meqë ishin anëtarë të Shoqatës Bashkimi shqiptar,…
Një pedofil ka vrarë për vdekje të birin e tij 5-vjeçar, dhe mbi gjakun e djalit ka shkruar: “Unë ta dhashë jetën, unë ta marr”. Savva Nikitin vrau gruan e tij, Maria, e cila sapo kishte kuptuar se ‘kishte përdhunuar’ fëmijën pesëvjeçar, e kërcënoi t’i tregonte policisë, shkruan “Daily Mail”. Nikitin e qëlloi djalin e tij me emrin Mark të paktën 62 herë me një thikë dhe një kaçavidë, thanë burimet policore në Moskë. Ai më vonë pranoi në polici se kishte abuzuar seksualisht me të. Djali i autorit të famshëm nga Krimeja, Aleksander Nikitin, u përpoq, por nuk arriti…
Me largimin e Ledion Liços nga “The Voice”, edicioni i tretë i formatit të fëmijëve pati edhe të tjera ndryshime. Pasi u mësua se në vend të Ledionit, prezantimi iu besua Dojna Memës, tani që nisin edhe netët live, mësohet se në vendin që Dojna ka pasur në prapaskenë, do të jetë Flori Gjini. Lajmi është publikuar zyrtarisht nga llogaria e “The Voice”, në Instagram. Pak orë më parë, në faqen zyrtare të “Voice of Albania” u njoftua se këtë vit “V – Reporter” i edicionit të tretë të spektaklit, në vendin e Dojnës do të jetë Flori Gjini. Energjik,…
Nga Gideon Rachman Gjatë gjithë procesit të Brexit, Britania është përpjekur të përçajë 27 shtetet e tjera anëtare të BE-së. Por ka dështuar. Për habinë e autoriteteve në Londër (dhe ndoshta edhe vetë Brukselit), Bashkimi Evropian e ka nderuar emrin që mban – duke qëndruar i bashkuar. Ky shfaqje e unitetit mbi Brexit, nuk është një aksident apo një rastësi. Përkundrazi, ajo thotë diçka të rëndësishme, përse projekti evropian është shumë më elastik, sesa e mendojnë kritikët e tij. 27 vendet e vogla dhe të mesme që përbëjnë BE-në, kanë një interes të fuqishëm të përbashkët për të mbrojtur tregun…
Ka disa muaj që Kreshnik Husaj, i njohur në opinion i Kika nga “Big Brother Albania” 8, pati nisur emisionin “The one show nga Kika” në një televizion shqiptar. Por ky emision duke që është bërë kamuflazh duke i mbuluar mashtrimet, favoret seksuale dhe përvetësimet e parave nga drejtuesi i tij – Kika. Tashmë ka rreth dy javë që kur Kreshnik Husaj, është arrestuar nga policia e Tiranës, pas plotë 30 denoncimesh që i janë bërë atij nga bashkëpunëtorët e këtij emisioni dhe nga viktimat e mashtruara. “The one show…”, me producent e prezantues Kreshnik Husaj, kishte për bashkëpunëtore edhe…
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka lënë të kuptohet se nuk e përjashton mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por se ka deklaruar se Beogradi duhet të fitojë diçka si kundërshpërblim. “Para së gjithash ekziston mundësia për kompromis. Nuk mund ta njohim Kosovën, e të mos fitojmë diçka nga pala tjetër”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për agjencinë italiane ANSA, shkruan Danasi serb. Vuçiq po ashtu ka deklaruar se çështja e ndryshimit të kufijve është një temë kontravrese, pasi që nuk i njohin të gjithë kufijtë e njëjtë, varësisht nga ajo nëse e kanë njohur Kosovën ose jo. “Për…
Historia e Motrave Bardha dhe Miriam është e ngjashme me 8 murgeshat e tjera, të cilat jetojnë të mbyllura prej 16 vitesh, brenda manastirit Karmelitan në Shkodër. Ato kanë një jetë të thjeshtë dhe e gjithë qenia e tyre i dedikohet lutjeve dhe zotit. Të jetosh si murgeshë është padyshim një mënyrë jo e zakonshme, e shkëputur nga përditshmëria jonë. “Exclusive” në Top Channel solli historinë sesi erdhi thirrja për t’u bërë murgeshë si dhe jetën e tyre brenda manastirit. Motrat Karmelitane luten 7 orë në ditë. Pjesën tjetër të kohës e kalojnë me punë dore, në kuzhinë apo edhe…
E cilësuar shpesh nga mediat si një grua tekniciene dhe ambicioze, ajo shumë shpejt u bë pjesë e politikës shqiptare, madje edhe në poste të rëndësishme, si zëvendëskryeministre. Bëhet fjalë për Senida Mesin, e cila është një prej deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë. Ndonëse është pak e njohur në politikë, Mesi i ka fillesat në këtë fushë që në vitin 2015-n, kur u bë edhe anëtare e Këshillit Bashkiak në Shkodër. E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo tregoi se si e mori propozimin për postin e zëvendëskryeministres. “Lajmi që do të isha zëvendëskryeministre ishte surprizë për…
Luke Perry, i njohur si Dylani i famshëm i ‘Beverly Hills 90210’, ka vdekur, sot pasdite në Los Angeles, bën të ditur Tmz. Ai ishte një nga aktorët më të adhuruar nga vajzat në vitet 1990. Prej të enjtes së shkuar aktori ishte shtruar në spital pas një hemorragjie cerebrale të rëndë që i mori jetën, pikërisht ditën e sotme. Perry ishte 52 vjeç. Aktori nuk ka arritur t’i mbijetojë një hemorragjie cerebrale në tru që e goditi disa ditë më parë në shtëpinë e tij në Californi. I shtruar në spitalin Burbank, pranë tij kanë qëndruar e fejuara, ish…
Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Philip Reeker duke komentuar situatën në Shqipëri tha se janë bërë shumë përpjekje në rrugën e reformave, por duhet çrrënjosur korrupsioni, të ristrukturohen institucionet kyçe të sundimit të ligjit dhe të reformohet gjyqësori.“Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar dhe të tregojë se askush nuk qëndron mbi ligjin. Në mënyrë që të hapen bisedimet zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian”. Ambasadori Reeker tha se të gjitha partitë duhet të tregojnë se ndajnë synimet e njëjta. Referuar protestës së opozitës nesër para parlamentit ai tha se duhet që të jetë paqësore. “Opozita doli në…
Lefter Maliqi është i pari nga lista e Partisë Demokratike, i cili pranon të ulet ne Kuvend si deputet i ri. Larg vëmendjes se medias, ai dorëzoi të hënën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit duke i hapur rrugë nisjes së procedurave për marrjen e mandatit. “Mund të mos e pranoja mandatin, por unë kontratën e kam lidhur me njerëzit e asaj zone dhe kjo nuk është hipokrizi. Basha më ka premtuar se pas Halimit do jesh ti deputet. Rasti i parë që zoti Basha më dhuron mandatin e deputetit, mbajti fjalën. Në 10 gënjeshtra të paktën 1…