Para pak ditësh u pezulluan nga detyra 5 pedagogë në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Afera seksuale, korrupsion, mosparaqitje në leksion, kanë qenë disa nga shqetësimet e studentëve që i kanë shfaqur në një anketë të performancës të realizuar nga universiteti. Njëri prej pedagogëve të pezulluar akuzohet për ngacmime seksuale. Studentët kanë zbuluar edhe një e-mail të nisur prej tij. “Kur të gjesh mundësi duhet të takohemi diku sepse në shkollë gjërat keqkuptohen dhe nuk kam dëshirë të merrem me debila. Dua të them ca gjëra për të ardhmen tënde. Flasim”, – thuhet në një mesazh të publikuar nga TCH. Ky është…
Author: tirana
Gazetari i Basir Çollaku ka publikuar ditën e sotme dokumente që, sipas tij vërtetojnë se babi i ish-ministrit Saimir Tahiri dhe bashkëshortja e tij, kanë udhëtuar së bashku me Moisi Habilaj drejt italisë. I ftuar në emision “Opinion”, Çollaku tha se udhëtimi i tyre nuk është shënuar në sistemin TIMS, por janë në listën e udhëtarëve Ai shtoi më tej se akuzat për Tahirin janë të njëjta me ato të Klement Balilit. Sipas tij personat e tjerë që janë akuzuar për këto vepra penale janë arrestuar, ndërsa Tahiri po hetohet në gjendje të lirë. “Unë këtu kam dokumente që tregojnë…
Opozita e re, e cila po merr formë me marrjen e mandateve nga kandidatë që kanë qenë në listat e PD dhe LSI është legjitime. Kështu u shpreh ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi i ftuar në studion e lajmeve në Ora Neës. “Marrja e mandateve është 100% legjitime. Nuk është një zgjedhje që ka ndodhur se sforcuar. Është një zgjedhje që PD, LSI e bënë me vullnet të plotë. Mbase kanë dëmtuar parlamentarizmin në Shqipëri, po për ne si forcë politike dhe për masën e madhe të njerëzve nuk ka ndodhur ndonjë gjë e tmerrshme. Asgjë më shumë…
E veshur me të zeza, me dhimbjen që ia lexon lehtë në sy, shkrimtarja e njohur Flutura Açka zgjodhi programin “A Show” në News 24 për të folur për herë të parë publikisht për humbjen e të birit, 17-vjeçar. Me zërin që i dridhet ajo pranoi se ka kaluar apokalips në jetën e saj. “Shkrimtare apo nënë e zakonshme fëmija është fëmijë. Sa është i vogël ai përpiqet t’i ngjajë nënës, prindit. Unë jam në një zgrip të tillë që dua t’i ngjaj tim biri. Jam në këtë fazë që të jem unë e denjë për të. Dikur mendonte të…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, i bëri thirrje policisë që të mos zbatojë urdhrat për lëshimin e gazit lotsjellës ndaj protestuesve. “Unë i bëj thirrje çdo efektivi të policisë së shtetit, të mos zbatojnë urdhra të paligjshëm, të cilat çojnë në një përdorim disporporcional të dhunës siç është përdorimi i gazit lotsjellës në protestën e fundit. As gazi lotsjellës, as tinzaritë dhe as truket e Edi Ramës dhe lejtnantit të tij nuk do t’i pengojnë qytetarët për të dalë në protestë, sepse ka ardhur ora e zgjidhjes. Veprime të tilla vetëm…
Sa herë Partia Demokratike ka ndonjë hall me ndërkombëtarët, nxjerr në skenë Doris Pack. Këtë radhë ka sulmuar raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, pas deklaratave të ashpra të këtij të fundit, ndaj opozitës. “Knut Fleckenstein, gjykimi i opozitës në Shqipëri për sjellje jodemokratike është hipokrizi, është një thirrje për ndihmë nga BE-ja. Asnjëherë në vitet e fundit nuk keni kritikuar miqtë socialistë për krimin dhe qeverisjen e korruptuar. Shqiptarët humbën shpresën, po vuajnë dhe lënë vendin. Kam turp nga ti”, shkruan Pack.
Aktori i humorit, Bes Kallaku, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të hëne “Në Kurthin e Piter Pan”, ku nuk u shpëtoi pyetjeve pikante të fëmijëve. Xheison: Ti ishte në skenën e “Këngës Magjike”, ndërsa unë jam në skenën e “Në Kurthin e Piter Pan”. Si mendon ti, çfarë kemi ne katundarët që na pëlqen kaq shumë publiku? Bes Kallaku: Ne katundarët jemi kripa, jemi lezeti mer. Nuk ka lezet qyteti pa një katundar. Do kishte lezet “Piter Pan” pa ty p.sh.? Do kishte lezet humori pa një katundar si puna ime? Parlamenti pa një katundar si Nard Ndoka? Xheison: Cilët janë më…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë sot ftesë partisë socialiste për bashkëpunim. I ftuar në emisionin “360 gradë”, i pyetur se si do të procedohet më tej nëse Kryeministri Rama jep dorëheqjen, Basha u shpreh se “kërkesa e tyre është që bashkë me PS-në të zgjidhim krizë politike institucionele të vendit”. “Çdo situatë me Ramën në krye është e paqëndrueshme. Prandaj largimi i tij është vetëm çështje kohe. Ne jemi të ndërgjegjshëm që kemi një palë tjetër politike në tavolinë që është PS. Kërkesa jonë dhe vullneti ynë politik është që bashkë me Partinë Socialiste ta zgjidhim këtë…
Pasi vizitoi në Afrikë edhe tokën e piramidave të lashta egjiptiane, Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka gjetur pas 12 ditësh kohën dhe mundësinë, për tu shprehur në lidhje me aktin e paprecedentë të dorëzimit më 21 shkurt të mandateve të deputetëve, nga ana e opozitës sonë. Përgjigja e tij ishte aq e pritshme, sa nuk ngjalli asnjë habi. Ndaj ai që mund të ishte lajmi më i madh i gjithë kësaj periudhe, kaloi pas disa minutash në plan të dytë dhe me siguri pas disa orësh, do jetë harruar pothuajse krejtësisht. Pozicioni i z. Meta ishte i pritshëm…
Mero Baze Në gjithë këtë histori të sforcuar për të prodhuar një krizë politikë, gjëja më e shëmtuar e krizës nuk është as akti prej kamikazi i opozitës, dhe as indiferenca e shumicës ndaj këtij akti. Gjëja më e shëmtuar e kësaj krize është fakti që ne bëjmë sikur kemi President, dhe biles dëgjojmë, as pa u skuqur dhe as pa u zverdhur, deklarata prej presidenti. Sot i përsëriti për të disatën herë. Është një gjë shumë e shëmtuar që në një krizë të rëndë politike, të prodhuar me shumë sforco, shumë para dhe shumë interesa, mes të tjerash dhe…
Kryeministri Edi Rama konfirmon rikandidimin e Erion Veliajt për një tjetër mandat në Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 30 qershorit. Mbrëmjen e sotme është zhvilluar Asambleja e Partisë Socialiste për Tiranën tek Katedralja e Kishës Ortodokse. Burime për Report Tv pohojnë se Rama ka pyetur Asamblenë “A keni një emër tjetër për Tiranën, se unë nuk kam?” Ndërsa asambleja nuk propozoi emër tjetër duke çuar kështu Erion Veliajn drejt rikonfirmimit. Më pas kreu i qeverisë shtoi se ‘Të gjithë kandidatët do ju nënshtrohen procedurave. Angazhim për 30 qershorin’. Në fund Rama kishte një mesazh edhe për krizën politike pas djegies…
Mbledhja e e-maileve të studentëve nga pedagogu i radiologjisë për t’iu dërguar letër motivimi para skemës së detyrës së kursit ishte një mënyrë e tij për të përzgjedhur studentet që do u conte ‘email ngacmimi’. “Kur të gjesh mundësi duhet të takohemi diku sepse në shkollë gjërat keqkuptohen dhe nuk kam dëshirë të merrem me debila. Dua të them ca gjëra për të ardhmen tënde. Flasim”, thuhet në mesazh. Ky është emaili që pedagogu i ka dërguar një prej studentëve; sepse për çdo studente që ishte zgjedhur në listën e emaile-ve si preferencë e tij, mesazhet ishin të ndryshme dhe…