Author: tirana

Me nje projektvendim, te miratuar ne seancen e sotme, teksa jashte protestohej nga opozita e bashkuar, deputetet e rinj jane ndare neper komisione parlamentare. Keshtu, deputeti Ylli shehu do te jete pjese e Komisionit te Sigurise; Enver Roshi caktohet anëtar në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik; Aurora Mara do te jete pjese e komisionit për Integrimin Europian dhe në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, kurse Edmond Rrushi caktohet anëtar në komisionin për Ekonominë dhe Financat dhe në komisionin për Sigurinë Kombëtare.

Read More

“Nëse presidenti Aleksandar Vuçiç nuk e zgjidh çështjen e Kosovës, unë nuk e di se çfarë është perspektiva jonë, sepse me këtë ‘shkëmb në shpinë’, ne nuk mund të ecim përpara”, ka thënë ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zlatibor Lonçar. Lonçar ka thënë se gjëja më e rëndësishme është të investojë në paqe, sepse sipas tij, pa paqe gjithçka që bëhet për të përmirësuar ekonominë dhe standardet e qytetarëve nuk do të ketë efekt. Ndërkohë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar se nuk e përjashton mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por që kërkon diçka në këmbim. “Para së gjithash…

Read More

Një prej kandidatëve të Partisë Demokratike ka thyer heshtjen ditën e sotme duke arsyetuar marrjen e mandatit të deputetit në vijim. Bëhet fjalë për Ligoraq Karamelon, që njëkohësisht drejton edhe OMONIA-n në qarkun e Korçës. Ai u shpreh sot se është i detyruar ta pranojë mandatin që buron nga vota e qytetarëve. Karamelo u shpreh se Parlamenti nuk duhet të braktiset dhe se nuk është dakord me vendimin e Vangjel Dules dhe opozitës në tërësi, shkruan JavaNews.al “Në kushte të tjera Dule do të vepronte kështu si unë” – ka thënë sot Ligoraq Karamel që pritet të marrë mandatin e…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka vendosur që të shpenzojë rreth 25 milionë lekë të taksave publike. Të paktën 10 qen, që nuk janë kushërinj apo në lidhje gjaku me njëri-tjetrin, pritet t’u bashkohen forcave policore. Brenda datës 8 Mars, Policia e Shtetit pret ofertat për blerjen e 10 qenve, të cilët duhet të përmbushin “specifikime teknike” shumë rigoroze. Kështu, qentë duhet të jenë 4 Pastor Tedeskë, dy femra e dy meshkuj, të aftë për riprodhim, të moshës 15-24 muajsh. Gjithashtu, kërkohen edhe tre femra, po Pastor Tedesk, të moshës 8-15 muaj. Për këtë kategori nuk kërkohet “aftësia…

Read More

Ne nuk mund të lejojmë që nacionalistët të shfrytëzojnë zemërimin publik. Unë dua një projekt ambicioz që lejon njerëzit të marrin kontrollin. Qytetarë të Evropës, nëse po marr nismën t’u adresohem drejtpërdrejt, nuk është vetëm në emër të historisë dhe vlerave që na bashkojnë, por sepse koha është thelbësore. Pas pak javësh, zgjedhjet evropiane do të jenë vendimtare për të ardhmen e kontinentit tonë. Që nga Lufta e Dytë Botërore Evropa kurrë nuk ka qenë aq thelbësore. Megjithatë, nuk ka qenë kurrë në një rrezik të tillë. Brexit qëndron si simbol i kësaj. Ai simbolizon krizën e një Evrope që…

Read More

Filloreta Raçi duhet te ishte para fansave në kryeqytetin britanik të Londrës, me rastin Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Por, këngëtarja nuk do të jetë para adhuruesve të saj pasi që zbuluar se i është refuzuar viza prej Britanisë së Madhe. “Shqiptarët e mi të dashur në Londër. Me keqardhje dua t’ju lajmëroj që me 8 mars nuk do jem në Londër. Fatkeqësisht viza ime është refuzuar dhe unë nuk mund të vij këtë herë. Më vjen keq femra të bukura”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Read More

Garda ka montuar një shkallë e cila do të përdorej për hyrje- daljet e deputetëve nga kalaja e Tiranës, ndërsa një tjetër masë nga policia ishte dhe vendosja e telit me gjemba në hyrje të parlamentit, me qëllim parandalimin e protestuesve nëse do ketë thyerje të kordonit të policisë. Gjatë fundjavës policia ka montuar dhe kamera sigurie me rezolucion të lartë, të cilat me anë të zmadhimit, do të dokumentojnë të gjithë aktivitetin e protestuesve, por do të bëjnë edhe identifikimin e tyre biometrik. / tirananews.al

Read More

PD dhe LSI po zhvillon nje proteste para salles se Kuvendit ku po mbahet seanca plenare. Basha per te mbushur pedonalen me njerez ka marre te gjithe punonjesit e bashkive cilat drejtohen nga PD, duke filluar nga Delvina ne Burrel, Vore, Kamez, Kavaje, etj. Sic shihet nga fotot , ne bashkine e Delvines dhe Matit nuk ka asnje punonjes dhe nuk ofrohet asnje sherbim per qytetaret edhe pse eshte dite e marte, ora 11:00.

Read More

Olsi Bylyku është i “parezistueshëm“ në imitimin e balerinës Alba Hoxha që përcjell parashikimin e motit. Është një rubrikë që shkakton të qeshura pafund parashikimi i VIP-ave” në “BE Coffee”. Imitimin e tij, Olsi e ka hedhur dhe në rrjette sociale, ku kane vërshuar komentet, mes të cilave është edhe ai i vetë Albës që i shkruan: “ “Do të më zësh vendin e punës më duket?”. Aktori i humorit e ka lënë komentin pa përgjigje.

Read More

Nga foltorja e improvizuar në protestën para Kuvendit, Monika Kryemadhi është shprehur se do të jenë aty në çdo seancë parlamentare, dhe se as gazi dhe as plumbat nuk i trembin dhe ndalin qytetarët.“Sot ne jemi këtu dhe do të jemi gjithmonë sa herë që shushunjat do mblidhen në seanca. Nuk do të lodhemi asnjëherë. Sot dua t’ju them diçka, Rama ka dështuar, dështoi me politikat e tij, me vendet e reja të punës, i katandisi shqiptarët si emigrantë. Dështoi me taksat e larta dhe me policinë, ku policia pranon vetë që ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar qytetarët e…

Read More

Eni Çobani është një avokate që me rubrikën ‘Shihemi në gjyq”, u bë e famshme në të gjithë vendin. Gjithashtu ajo është shumë aktive në rrjetin social Instagram ku poston foto nga veprimtaria e saj e përditshme. Me një foto ku shfaqet duke kënduar juristja shumë e dashur për publikun ka shkruar: ’ Muzika është forma më e fortë e magjisë. Nuk e di nëse shumica e këngëve janë shkruar në momente të vështira por unë di që kur këndoj jam e gjitha e përfshire. Jetoj çdo moment me një varg ne mendje dhe me një muzike në buzë @soiree_topchannel…

Read More