Author: tirana

Lady Gaga e ka arritur një sukses të rrallë të dyfishtë në top listën amerikane një javë pas marrjes së Oscarit të saj të parë. Kënga Oscar-fituese e yllit të popit nga filmi “A Star is Born”, “Shallow”, ka arritur në krye të Billboard Hot 100 një ditë pasi që kolona zanore e filmit e arriti numrin një në Billboard 200. “Shallow”, që ia mundësoi këngëtares pozitën numër një në top listat e popit pas tetë vjetësh, e largoi nga froni hitin e Ariana Grande, “7 Rings”, pasi që kërceu nga pozita numër 21 në atë numër një në javën…

Read More

Në fund të javës së kaluar u mbyll faza e parë e procesit të përzgjedhjes së vendeve të lira të punës në administratën publike, ku studentët e ekselencës përzgjodhën vendet e punës në institucionet që janë pjesë e shërbimit civil. Procesi i zhvilluar në zyrat e Departamentit të Administratës Publike zgjati 4 ditë, në të cilin studentët e ekselencës të arsimuar jashtë vendit apo në universitetet publike e private në Shqipëri, zgjodhën vendet e punës që u ofroheshin në kuadër të “Paktit për Universitetin”. Në total, u ofruan 803 vende pune ku, pa konkurs dhe vetëm mbi bazën e mesatares…

Read More

Policia e Tiranës ka njoftuar se janë sekuestruar 1 kilogramë e 864 gramë Heroië, 200 gramë Kokainë, si edhe lekë, sende që shërbenin për përzierjen dhe amballazhimin e e lëndës narkotike. Si pasojë e këtij operacioni janë vënë në pranga 2 persona për tregëtim të lëndëve narkotike si edhe janë proceduar në gjëndje të lirë 3 të tjerë për ” Moskallëzim Krimi”, shkruan Albeu.com “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bazë të informacioneve të siguruara nga burime të ndryshme për veprimtari kriminale në fushën e tregtimit të narkotikëve dhe pas një hetimi…

Read More

Pas dorëzimit të formularit të dekriminalizimit në KQZ, Edlira Hyseni, kandidate e LSI-së në qarkun Durrës, ka reaguar duke njoftuar publikisht se do ta pranojë mandatin e deputetes, që mbase rastësia siç thotë ajo, a mbase diçka më shumë, e solli si mundësi reale në udhën e saj. Përmes një postimi në “Facebook”, publikuar vetëm pak minuta më parë, Hyseni teksa rendit arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi, tregon edhe këshillën që mori nga djali i saj 19-vjeçar. Ja reagimi i plotë i Hysenit “Ti mam, duhet ta pranosh ate mandat, sepse partite i bejne njerezit e kush te…

Read More

Moderatorja e njohur Arbana Osmani këto ditë ka qenë në qendër të mediave për shkak të lidhjes së saj më të re me regjisorin e emisionit Eduart Grishaj. Ndonëse asnjëri nuk ka konfirmuar asgjë, shenjat flasin se ata janë bashkë. Mirëpo, pak orë më parë Arbana ka zbuluar fiksimin e saj të parë. Ajo ka publikuar në ‘Instastory’ një imazh të aktorit Luke Perry, i cili u nda nga jeta gjatë ditës së djeshme, pas një ataku në zemër, ‘Fiksimi im i parë’, shkruan moderatorja. Kujtojmë që bota e kinematografisë nga dje është në zi për aktorin e famshëm.

Read More

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka mbajtur konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë. Duke folur rreth takimit të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit dhe ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, Haradinaj ka thënë se ishte takim i rregullt. Sa i takon çështjes së taksës, ai ka thënë se qëndrimet i kanë të njëjta dhe nuk ka ndryshime. “Qëndrimet e mija ju i dini çdo ditë, nuk ka ndryshim në qëndrimet e mia, asnjë qeveri nuk i rrezikon marrëdhëniet me Amerikën por është e vështir dikush me rreziku e dikush me u mundu me ndreq, kam shpreh shqetësimin tonë për mungesën e…

Read More

“Trurit të trazirave të reja, Sali Berishës, i duhen medoemos viktima”. Ky është mendimi i pandryshuar i deputetit Spartak Braho dhe që ritheksohet edhe në këtë intervistë, në ditën e një proteste të paralajmëruar të paligjshme të opozitës. “I duhen një ose disa viktima për ta përdorur si pretekst për “revolucionin” e tij. Dhe në këto kushte një skenar i tillë ogurzi mund të realizohet lehtësisht. Sikurse jam në dijeni nga brenda opozitës, ky skenar i Berishës do të kulmojë në datën 16 mars, në atë që ata e quajnë “protestë popullore” – thotë deputeti në këtë intervistë botuar në…

Read More

Dashi Dashuria: Një lajm i madh në fushën sentimentale, sot do të jetë një ditë me fat për dashurinë. Hëna njofton situata pozitive edhe në fushën e familjes. Beqarët do të jenë shumë të dashur dhe të vlerësuar dhe do të kënaqin ata rreth tyre! Miqësi të reja vijnë së shpejti. Puna: Marsi në pozitë të shkëlqyer shpall mundësi të mira për të investuar ose për të bërë marrëveshje të mira. Demi Dashuria: Ndjeshmëria e Venusit Ndikon në lindjen e shenjës dhe do të vendosë energjinë në marrëdhëniet e çiftit. Për beqarët të cilët deri tani kanë qenë të pafat…

Read More

Pas muajsh të tërë spekulime, Hillary Clinton përjashtoi mundësinë për të qenë kandidate në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020. “Nuk do të jem kandidate, por unë do të vazhdoj të flas dhe të mbroj atë që besoj”- tha Clinton në rrjetin televiziv lokal News 12 të Nju Jorkut. Ish Sekretarja Amerikane e Shtetit është takuar me politikanët demokratë që kanë shprehur dëshirën për kandidatuar në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020. Një nga kandidatët do të jetë ish-zv/presidenti Barack Obama, Joe Biden. Në intervistën për News 12 Klinton vuri në dukje se SHBA po kalon një moment që për demokratët është shqetësues. “Nuk…

Read More

Gjykata e Katanias në Itali ka caktuar 12 marsin si datën e seancës së radhës për gjyqin ndaj grupit të vëllezërve Habilaj në Itali. Burime të Ora News konfirmojnë se të martën e ardhshme do të zhvillohet seanca e rradhës ndaj të arrestuarve të bandës së Habilajve. Në këtë seancë priten të marrin fjalën avokatët mbrojtës të personave të arrestuar, italianë e shqiptarë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në vlerë 20 milionë euro, trafik ilegal armësh e organizim i strukturuar kriminal. Në urdhër-arrestin e firmosur nga prokurorja Loredana Pezzini, në kuadër të operacionit ‘Rosa dei venti’, i cili është…

Read More

Në një deklaratë për mediat kryetarja e LSI teksa doli nga selia e PD, është shprehur se me qeverinë nuk ka më dialog por vetëm zgjedhje të parakohshme. Monika Kryemadhi është shprehur se PS në rrethe ka nisur fushatën dhe ka hapur zyrat elektorale për zgjedhjet parlamentare dhe jo ato lokale. “Nëse do të ketë 140 deputetë, le të vazhdojë, por unë besoj se nuk do ta ketë dot shansin për 140. Kemi një krizë politike në vend dhe një parlament ilegjitim. Sot qeveria është kthyer në një institucion që bën qoka në funksion të grupeve të caktuara të interesit.…

Read More