Author: tirana

Lidhur me deputëtët e rinj të opozitës së që kanë hyrë në Kuvend, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Manjani shkruan se kryetarët e partive që i futën ata në listë janë përgjegjës përpara qytetarve, duke theksuar këtu Lulzim Bashën dhe Ilir Metën. Statusi i plotë: Që të bëjmë dallimin: Ata që i futën në lista këto emra që pranojnë të bëjnë lulet artificiale të këtij varrezë-parlamenti, kanë përgjegjësi të rêndë politike para partive dhe votuesve të tyre! Pra e thënë më troç: Ilir Meta e Lulzim Basha janë përgjegjës para partive të tyre! Ndërsa blerja që po…

Read More

Një qen i lloji dalmat ngordhi heroikisht nga kafshimi i një kobre shumë helmuese duke mbrojtur familjen e tij. Pronari i qenit, Ameen Sharif, nga Bhubaneswar në Indinë lindor, u zgjua nga tingujt e lehjeve të tërbuara dhe më pas gjetën qenin duke luftuar me kobrën helmuese indiane. Para se Ameen ose anëtarët e tij të familjes të mund të ndërhynin, qeni e kishte vrarë kobrën e zezë, por pak momente më vonë ngordhi edhe ai. Ameen kontrolloi qenin e quajtur “Tyson” duke zbuluar kafshimin në anën e majtë të fytyrës.

Read More

Zakonisht tek femrat sëmundjet e zemrës kanë tendencë të shfaqen më vonë se tek meshkujt. Kjo shpjegohet me faktin se trupi i femrave ka aftësi të kompenzojë sasinë e insulinës në gjak, e cila bën kontrollimin e sasisë së sheqerit, raporton Gazeta Express. Studimet u realizuan nga Klinika e Endokrinologjisë dhe Metabolizmit. Pasi keni ngrënë ushqime të pasura me karbohidrate, sasia e sheqerit në gjak rritet, meqë rast pankreasi liron insulinën- proteinë kjo e cila e kthen glukozën nga gjaku në qelizat përkatëse. Mirëpo organizmi i njeriut ndryshon, kështu disa janë rezistentë ndaj insulinës, si rrjedhojë duhet një sasi më…

Read More

Me homeostazë nënkuptojmë aftësinë e trupit të njeriut për të mbajtur temperaturën në vlerat normale. Nëse ajo do të jetë shumë e lartë apo e ulët kjo nënkupton se kemi të bëjmë me një problem. Nëse temperatura e fëmijës do të ulet nën vlerat normale, duhet të shkoni menjëherë tek mjeku, kjo për të kuptuar edhe arsyen përse ka ndodhur. Kur duhet ta konsiderojmë temperaturën e fëmijës normale? Ajo konsiderohet normale deri në 37 gradë, megjithatë mund të lëvizë edhe me 0.5 gradë në varësi të aktivitetit që fëmija është duke bërë. Si duhet ta interpretojmë temperaturën e ulët tek…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, i ftuar në emisionin ’45 minuta’ në Report Tv, ka komentuar edhe dorëheqjen e Qazim Sejdinit nga kandidatura për mandatin e katërt si kryebashkiak i Elbasanit. ‘Zoti Sejdini ka pasur nderin t’u shërbejë qytetarëve të Elbasanit për 12 vite dhe tashmë e ka shpallur që ai nuk do të garojë më për Elbasanin dhe ne jemi në një proces konsultimi publik me qytetarët për të kuptuar se çfarë dimensioni, çfarë personaliteti kërkojnë dhe jemi shumë të gëzuar që kemi identifikuar kandidaturat e duhura’, tha Balla.

Read More

Ledri Vulajt është një nga këngëtarët më të pëlqyer të momentit, siguritsht përveç muzikës atij i pëlqen të bëj edhe shumë gjëra të tjera, të cilai i bën në kohën e lirë. Ditën e sotme, e ëma e Ledrit i ka publikuar një foto djalit të saj në Instastory ku tregon se çfarë bën ai në kohën e lirë. Këngëtari shfaqet shumë i përqëndruar në kompjuter teksa luan me lojën ‘Counter Strike’ lojë që me siguri e kanë luajtur të gjithë në fëmijëri.

Read More

Monica Macovei, Kryetarja e Delegacionit të PE në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri ka reaguar pas zhvillimeve më të fundit politike në Shqipëri. Në reagim thuhet se Shqipëria po përparon me hapa të shpejtë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa shton faktin se qeveria e tanishme është në rrugën e duhur në transformimin e sistemit të drejtësisë. Qëndrimi i opozitës është kundërshtuar ashpër nga Parlamenti Europian. Ajo shprehet se Parlamenti duhet të jetë platforma e vetme për diskutimin politik, ndërsa shprehet se me djegien e mandateve dhe me braktisjen e Kuvendit, opozita ka braktisur votuesit e tyre duke mos kontribuuar në afrimin…

Read More

Katër deputetë të rinj të LSI janë ulur sot për herë të parë në Kuvend, duke zënë vendin e atyre që dogjën mandatet. Deputetët e rinj u betuan sot, pasi pranuan karrigen e deputetit, ndërsa jashtë Kuvendit po zhvillohej protesta e paralajmëruar e opozitës. Deputetët e PS, Pjerin Ndreu dhe Xhemal Qefalia, kanë gjetur kohën që gjatë seancën plenare të bënin edhe foto, të cilët i kanë postuar në rrjetet sociale. Fotoja e mëposhtme e dy socialistëve nuk ka kaluar pa u vënë re nga ish-kolegu i tyre, Piro Lutaj, aktualisht drejtor i Zyrës së Përmbarimit, i cili ka komentuar duke u…

Read More

Një specie e rrallë është shpëtuar dhe është dërguar në Kopshtin Zoologjik të Tiranës. E cilësuar në rrezik për shkak të numrit gjithnjë e më të pakët në rajonin e Ballkanit, rrëqebulli vitet e fundit është marrë nën mbrojtje për ta shpëtuar nga zhdukja. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit se bashku me organizatën e mbrojtjes së kafshëve kanë mundur të shpëtojnë një rrëqebull dhe ta transferojnë nga Shkodra drejt Kopshtit Zoologjik të Tiranës. Kjo kafshë e rrallë në zhdukje, do të strehohet përkohësisht në një nga dhomat ekzistuese të kopshtit zoologjik. PPNEA nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bën me…

Read More

Këto ditë kemi parë një video tejet virale ‘Taken by Albania’ ku personazhe publik dhe jo vetëm promovojnë vendin tonë, duke ftuar aktorin e ‘Taken’ Liam, të vizitoj Shqipërinë. Aktori Florjan Binaj dhe nismëtarja Blerina Ago treguan në emisionin ‘Trokit’ në IN Tv prapaskenat e realizimit të videos. Blerina vuri theksin gjatë bisedës tek promovimi i përbashkët që duhet ti bëjmë vendit tonë, aq më tepër kur destinacionet janë fantastike. Teksa fliste për përfshirjen e tij në fushatë, Florjan Binaj u pyet nga Ermali rreth pagesës, duke i thënë se kishte dëgjuar se kishte marrë 5000 euro. ‘Ty të lumtë…

Read More

Në 21-vjetorin e shënimit të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej familjes Jashari, ka folur edhe përfaqësuesi i tyre, Rifat Jashari, i cili është shprehur se për herë të parë Kosova po e shënon këtë Epope me ushtrinë e saj. Duke uruar ushtrinë e Kosovës, Rifat Jashari theksoi se kjo ushtri duhet ta mbrojë territorin në të njëjtën formë siç veproi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. “Ushtrisë së Kosovës i dëshiroj shëndet dhe lumturi që gjithmonë të jenë të gatshëm të mbrojnë territorin e Kosovës ashtu siç e mbrojtën edhe ushtarët e UÇK-së”, tha ai.

Read More