Garda ka montuar një shkallë e cila do të përdorej për hyrje- daljet e deputetëve nga kalaja e Tiranës, ndërsa një tjetër masë nga policia ishte dhe vendosja e telit me gjemba në hyrje të parlamentit, me qëllim parandalimin e protestuesve nëse do ketë thyerje të kordonit të policisë.
Gjatë fundjavës policia ka montuar dhe kamera sigurie me rezolucion të lartë, të cilat me anë të zmadhimit, do të dokumentojnë të gjithë aktivitetin e protestuesve, por do të bëjnë edhe identifikimin e tyre biometrik. / tirananews.al
