Nga foltorja e improvizuar në protestën para Kuvendit, Monika Kryemadhi është shprehur se do të jenë aty në çdo seancë parlamentare, dhe se as gazi dhe as plumbat nuk i trembin dhe ndalin qytetarët.“Sot ne jemi këtu dhe do të jemi gjithmonë sa herë që shushunjat do mblidhen në seanca. Nuk do të lodhemi asnjëherë. Sot dua t’ju them diçka, Rama ka dështuar, dështoi me politikat e tij, me vendet e reja të punës, i katandisi shqiptarët si emigrantë. Dështoi me taksat e larta dhe me policinë, ku policia pranon vetë që ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar qytetarët e vet.
Ka dy arsye që e bën këtë: O je kriminel ose je i çmendur dhe ke hakmarrje për të tjerët”, u shpreh Kryemadhi.
