Këngëtarja Eli Fara veç zërit ajo adhurohet dhe për bukurinë që nuk humb asnjëherë më vitet. Dita ditës Eli duket sikur ka bërë një pakt me kohën, që gjithmonë është në favorin e saj. Eli është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një foto ku shfaqet 19 vite më parë në një pozë që për atë kohë ka qenë shumë e guximshme. Në foton bardh e zi, këngëtarja shihet pa rroba teksa pozon për aparatin. “Kthim në kohë, 2000”, ka shkruar Eli pranë fotos që është komentuar dhe pëlqyer shumë nga fansat.
Author: tirana
Një krimi i rëndë brenda familjes raportohet në qytetin e Korçës. Djali 50-vjeç mësohet se ka mbytur nënën e tij të moshuar. Viktima është Sanie Demollari, ndërkohë që dyshohet se është mbytur nga djali i saj, Ylli Demollari. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.14 të qytetit të Korçës, në apartamentin ku jetonte nëna më djalin e saj. Policia ka arrestuar djalin, Ylli Demollari dhe ai dyshohet për vrasjen e nënës së tij.
Bojkoti i opozitës është reflektuar edhe në mbledhjet e KQZ. E mbledhur sot për zëvendësimin e mandateve, u vu re mungesa e përfaqësuesve ligjorë të PD dhe LSI. Të vetmit të pranishëm ishin ata të PS. Mbetet për t’u parë nëse ky bojkot do reflektohet edhe në zgjedhjet vendore. / tirananews.al
Mbrëmjen e djeshme filloi sezoni i ri i spektaklit të humorit ‘Portokalli’ ku sërish ishin prezantues Salasano Rrapi dhe Xhemi Shehu. Xhemin e kemi parë prej vitesh në ekran duke drejtuar spektaklin e humorit “Portokalli” dhe në sezonin e ri moderatori Isli Islami ka gjetur një mënyrë më interesante për t’i uruar fat. Isli ka publikuar një foto të të vjetër të moderatores në të cilën ka shkruar: ‘Djeg mandatin kaq po të them’ e ndërsa moderatorja e ka ja ka kthyer në formë shakaje: ‘Do djeg arkivën tëndë më mirë Isli Islami’.
Ndërkohë që është vendosur mbajtja e seancës plenare nesër në orën 10:00 të paradites, e teksa opozita nuk tërhiqet nga protesta para Kuvendit, pavarësisht refuzimit që mori nga Policia e Shtetit për lejen, Ministrisë së Brendshme i është kërkuar garanci për sigurinë e deputeteve. Burime për “Panorama” bëjnë me dije se në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS-së, i është kërkuar Ministrisë së Brendshme të ketë kujdes për deputetët. Ndërkohë që mësohet se ministri Sander Lleshaj u ka garantuar deputeteve hyrje te sigurt ne seancë. Për të shmangur cdo përplasje, deputetër e PS që në orën 09: 30 duhet…
Dietat e forta jane cilesuar si dieta problematike dhe te demshme per shendetin. Por nese ti I alternon perimet dhe frutat dhe ushqehesh ne nje mase me te vogel se heret e tjera, atehere rezultati eshte mahnites. Ju ndiheni eshte te ngopur edhe bini nga pesha por edhe ushqeheni shendetshem. Per 7 dite alternoni ne vaktet e te ngrenit keto produkte DOMATEKASTRAVECVEZEKOSARRABANANEBAJAMESPINAQSALLATE JESHILESHALQIN Duke konsumuar keto produkte perime dhe fruta per 7 dite, ju do te humbisni deri ne 8 kilogram. Forca mund tja dilni.
E diela në Tiranë është e diela e turistëve, të cilët rendin për të vizituar atraksionet e shumta që ofron kryeqyteti. Mrekullive natyrore të Tiranës nuk kanë mundur që t’;i shpëtojnë as ambasadorët e akredituar në vendin tonë, sikurse është ai i Bashkimit Euroian apo ai i Austrisë. “Një ndalesë në Syrin e Ciklopit (Syri i Ciklopeve) në Krrabë, në rrugën për në Elbasan. Ngjit të pjerrtën në rrugën prapa, por pamja dhe ngjyrat janë të mrekullueshme. Motivimi i së dielës aventurat e udhëtimit. Visit Tirana @visit_albania. BE per Shqiperine”, shkruan Luigi Soreca, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në…
Federata Shqiptare e Futbollit, siç ishte lajmëruar, ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp, pas rastit të dhunës ditën e djeshme, ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti në takimin Kamza-Laçi. “Policia nuk ka reaguar në lidhje me incidentet në stadiumet shqiptare, edhe pas reagimeve të FSHF. Kërkuar ndërhyrjen e policisë pas ndeshjes së parë, ku luhej Skënderbeu dhe Partizani. Diçka e tillë ndodhi edhe javën e kaluar edhe ku u godit fotografi i Flamurtarit, nga tifozët e Partizanit. Edhe media e ka kërkuar diçka të tillë, por asnjë reagim nga shteti. Kush do i mbrojë lekët e këtyre presidentëve?…
“Mesazhi që vjen nga Tuzi ku Forumi shqiptar – ‘Malësia na Bashkon’ arriti një rezultat historik, është padyshim më shpresëdhënësi për shqiptarët në rajon, pas formësimit të platformës së bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut në fillimin e vitit 2017”. Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati tha se ky hap i madh përpara, është tregues i pjekurisë politike të udhëheqjes së partive shqiptare në Malin e Zi dhe në të njëjtën kohë burim frymëzimi për fuqizimin e mëtejshëm të kohezionit të faktorit shqiptar në rajon, si kontribut për stabilitetin demokratik dhe përkatësinë euro-atlantike. “Angazhimi i diasporës për…
Mentor Haziri pas katër muajsh, pas pjesëmarrjes në këngën Magjike me këngën “Më ke vra”, sot ka sjellë nje kenge të re. “Hana” mbanë titullin kënga e re, që është publikuar sot në kanalin Youtube. Muzikën dhe vargjet vijnë nga Eriona Rushiti, ndërsa orkestrimin dhe produksionin e ka bërë Florent Boshnjaku. Zhanri i këngës është baladë, me një videoklip të thjeshtë, por mjaftë artistik.
Pak ditë para koncertit, artistja ka ftuar të gjithë të bëhen pjesë e këtyre ngjarjeve, teksa, ka treguar se hyrja është falas. “Shoqni, koncertet ne Prishtine dhe ne Prizren jane organizim nga Fondacioni “Jahjaga”, Ambasada Gjermane ne Prishtine dhe Kino Armata dhe Lumbardhi. Si pjese e nje konference ditore qe i jep za te mbijetuarit e dhunes seksuale ne luften e Kosoves, koncerti ne Prishtine do jete gjysem me ftesa dhe pjesa e mbetur eshte e hapur per publik. HYRJA ESHTE GRATIS po nuk ka shume vende. HAJDENI SA MA HERET – ju presim me padurim”, ka shkruar Andrra.
Grupi Parlamentar i PS-së pas mbledhjes së zhvilluar sot ka vendosur që seanca plenare do të realizohet nesër në orën 10:00. Edhe pse opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë ditën e martë paradite, të majtët kanë vendosur të vazhdojnë me punimet normale të Parlamentit. Gjatë mbledhjes së Grupit të Partisë Socialiste është bërë e ditur se në këtë seancë plenare do të bëhet betimi i 4 deputetëve të rinjtë, cilët pritet të marrin mandatin sot nga KQZ. Burime pranë PS bënë të ditur se në mbledhjen e Grupit Parlamentar i është kërkuar Ministrisë së Brendshme të ketë kujdes për deputetët.…