A e dinit se hithra është një bar shumë kurativ i përdorur për qindra vite me radhë? Hithra është shumë efektive veçanërisht ndaj problemeve të ekzemës. Lëngu i hithrës pengon krijimin e gurëve në veshka, pastron gjakun dhe këshillohet të konsumohet edhe nga ata që vuajnë nga anemia. I këshilluar edhe për të sëmurët me pankreas dhe ata me diabet, hithra është shumë e dobishme edhe kundër kapsllëkut. Mund të përgatisni supën me hithra dhe me bimë të tjera dhe këtë duhet ta konsumoni në çdo stinë të vitit, por veçanërisht rekomandohet gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Hithra është…
Author: tirana
Sa më shumë i parëndësishëm të jetë mesazhi, aq më e madhe është dashuria. Për shembull, në qoftë se ju dërgon një mesazh për t’ju treguar se është duke pirë koktejin tuaj të preferuar, ose e ka parë një vajzë që iu ngjason juve, mund të jeni të sigurt se atë e ka goditur shigjeta e dashurisë, shkruan gazeta “Zëri”. Meshkujt ndonjëherë kanë vështirësi për të shprehur emocionet. Nuk është çështja se nuk mund të flasin për ndjenjat e tyre, por nuk mendojnë aq shpesh rreth tyre. Për ata, emocionet janë kur luhet muzika e qetë në sfond dhe shumicën…
Duke filluar që nga nata e sotme, në qiell do të shihni tri pika të shndritshme që ngjajnë, por nuk janë yje. Janë tre planetet; Venusi, Saturni dhe Jupiteri. Këtë fundjavë, ato do të jenë më të dukshme për të gjithë njerëzit, edhe me sy të lirë. Kjo do të jetë e mundur falë Hënës, e cila ditët e para të marsit do të shkëlqejë më shumë se zakonisht duke filluar nga mbrëmja e sotme.Saturni do të jetë planeti më afër Hënës, ndërsa Venusi do të jetë i dyti më i shndritshmi në qiell. Të shtunën, në orët e para…
Gjashtë vjet pas arratisjes nga Burgu i Drenovës është ekstraduar dje nga Greqia, Gëzim Toma, i dënuar me 20 vite burg për vrasje, grabitje dhe arrati nga vendi i dënimit. Menjëherë pas ekstradimit nga vendi fqinj, 37-vjeçari është dërguar në një burg të sigurisë së lartë ku do të vuajë dënimin e marrë. Gëzim Toma ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, si autor i vrasjes së një 25-vjeçari, ngjarje e ndodhur në Krastë, Martanesh. Toma u arrestua në fshatin Elaptora, pranë Kosturit në Greqi, teksa përpiqej t’i shpëtonte…
Se fundmi Gold Ag dhe Shemit kane bashkepunuar me nje kenge te cilen e kane realizuar edhe ne videoklip, nen titullin “Nënat Shqiptare”. Kënga e cila u pëlqye shume tashmë vjen edhe përmes kanalit “Youtube”. Tekstin e këngës e ka shkruar vet reperi, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Fatos Canolli. Kënga flet për sakrificën e nënave shqiptare që bën ndër shekuj për lirinë e vendit tonë.
Modelja britanike Demi Rose nuk ka dyshime që është një nga femrat me linjat më të bukura në botë. Ajo nuk heziton asnjëherë ti tregoj pikat e saj të forta e bërë edhe së fundit të njëjtën gjë. 23 vjeçarja ka vënë në pah trupin seksi në bikini ngjyrë vjollcë duke mos lënë vende për imagjinatë ajo dukej më atraktive se kurrë më parë.Ndryshe, Demi famën më të madhe e fitoj edhe nga lidhja me emra të famshëm si Tyga dhe Drake.
Ilir Dardha banor i fshatit Ndroq në Tiranë, akuzohet nga bashkëfshatari i tij Kadri Trimi se i ka vjedhur nje siperfaqe toke. Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Kadri Trimi tha se dy muajt e fundit kur kërkoi të merrte certifikatën e tokës, mësoi se kjo pronë rezulton në emër të Ilir Dardhës. Ky i fundit pohoi se është bërë falsifikim me këtë tokë, por jo prej tij. Madje ai shtoi se është viktimë e këtij mashtrimi. Sipas z.Ilir Dardha, falsifikimin e kanë bërë kushërinj të tij me pushtet, që i kanë përdorur emrin…
Pushimet në Francë nuk patën një fund të lumtur për stilisten Victoria Beckham. Pas pushimeve të saj në Francë, Victoria Beckham është kthyer me një shenjë jo fort të bogël në pjesën e ballit. Ajo nuk ka nguruar që ta ndajë me ndjekësit një foto në llogarinë e saj në Instagram. Në foton e postuar 44 vjeçarja shihet vetëm me një peshir banjoje pranë të cilës tregonte se ka pësur një aksident derisa ishte mbi ski. “Qejf mbi tatëpjetat, por jo ideale”, shkruan ajo në postimin në Instagram.
Revista e njohur “Web Mag” ka bërë së fundmi një listë me 12 femrat më të bukura në botë. Ajo që ka habitur të gjithë ka qenë fakti se pjesë e saj është edhe një modele shqiptare. Bëhet fjalë për super modelen e njohur Tika Camaj. Tika është shumë e njohur në Shtetet e Bashkuara, ku po ushtron tashmë prej vitesh profesionin e saj. Madje, ajo ka qenë gjithashtu e para shqiptare e cila sfiluar në pasarelat e “Victoria’s Secret” së bashku me disa nga modelet më të famshme në botë.
In Memoriam Bashkëshortja e poetit Dritëro Agolli u shua në moshën 76 vjeçare. Ajo do të kujtohet gjithnjë si gruaja që iu kushtuan aq shumë poezi dashurie. Sikur të rrëzohet në mal ky avion,Kur unë udhëtoj nga Greqia,Askush s’e mbaron,Fletorkën përgjysmë me vjershat e mia. Atë do ta hapë Sadija e mjerë,Padashur, ashtu kot së kotit,Mbi vjershën e lënë përgjysmë do bjerë,E nxehta pikëz e lotit. Pastaj do ta nxjerrë nga çanta shaminë,E vetme në dhomë,Fletorkën do ta mbyllë me një psherëtimë:” I shkreti, i linte gjërat përgjysmë gjithmonë”. Dritëro Agolli Sadije Agolli, bashkëshortja e poetit dhe shkrimtarit Dritëro Agolli…
Në “Këndin e së vërtetës” përballë Fjoralba Ponarit në “ E Diell”, regjisori Altin Basha jo vetëm që nuk pranon që Portokallia ka ulur nivelin, por është më lart se 15 vite më parë. Ai ka thënë se i shikon programet paralele te humorit, por ka një kritikë të fortë për ta. “Patjetër që i shoh, por kanë ende shumë rrugë për të bërë që të arrijnë te bishti i Portokallisë’ ka thënë Basha. Ai gjithashtu pranon që kur duhet e ngre zërin me aktorët dhe kohë pas kohe e ka disa aktorë që i mban me hatër, por që…
Ditën e sotme në Tuz të Malit të Zi u organizuan zgjedhjet lokale, ku edhe modelja Emina Cunmulaj shprehu mbështetjen e saj për Forumin Shqiptar, që përfaqësohej nga Nik Gjeloshaj. Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj ka deklaruar publikisht se e ka pasur të pamundur të votojë në zgjedhjet që janë duke u mbajtur në Tuz, Mal të Zi. Ajo ka pohuar për “klankosova.tv” se nuk e di arsyen specifike se pse nuk e kanë lejuar të votojë. “Jo, mua nuk më kanë lejuar hiç të votoj, nuk më kanë shkruar hiç, nuk e di arsyen pse sepse kam pasaportë…