“Po, më kanë ngacmuar futbollistë” ka pranuar fare qartë dhe pastër Flaka Krelani në “E Diell”, teksa u pyet për këtë fakt. “Duke qenë se jemi në një botë të përbashkët” ka thënë Flaka, “na kanë më afër dhe kështu shkon kjo zinxhir” ka qeshur ajo. Ajo ia hodhi me spond Edi Manushit, për rolin e futbollistit në fushë, që ishte mbrojtës dhe ky i fundit, i sprovuar nga eksperienca e “Procesit Sportiv”, e nuhati se për kë emër bëhej fjalë, por që preferoi të mos e ndante me teleshikuesit.Kujtojmë së motra e Flakës, Qëndresa Krelani është komentatorja e parë…
Author: tirana
Ekspertët thonë se paratë e përbashkëta janë arsye për njërën nga tri grindjet më të shpeshta në martesë. Te shumë çifte kriza martesore është diçka që shmanget vështirë, por ekziston një mënyrë. Është lehtë të jesh i lumtur dhe i kënaqur kur e paguani kredinë, faturat dhe kur kursimet rriten. Por kur vjen deri te kriza e parave rrallë ndonjë martesë mund ta mbajë situatën nën kontroll. Por një çift e ka gjetur zgjidhjen për problemet e tyre. Ata qysh në fillim të lidhjes së tyre kanë vërejtur se zënkat e tyre lidhen me paratë, pra kush sa shpenzon dhe…
Siç dihet këtë vit Shqipërinë në Eurovizion do ta përfaqësojë këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi, e cila u shpall dhe fituese në Festivalit të Këngës në RTSH. Jonida prej kohësh ka nisur përgatitjet për performancën e saj dhe ka qenë e pranishme në shumë intervista ku ka treguar më shumë detaje. Ditën e sotme, këngëtarja e njohur ka publikuar një sërë postimesh në ‘Instagram’, ku ka zbuluar se është duke bërë një set fotosh të cilat do të shoqërojnë këngën e saj “Ktheju Tokës”. Mirëpo, sipas Xing, në momentin që ka qenë duke pozua, Jonidës i ka ndodhur një e…
Një pjesëtar i ri pritet t’i shtohet së shpejti familjes së këngëtarit Ermal Fejzullahu. Sipas “Revista Class”, bashkëshortja e artistit, Ariana është shtatzënë për herë të katërt dhe shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e tyre. Mësohet se ajo është në fillimet e pritjes së ëmbël e madje ende nuk është zbuluar gjinia e fëmijës që ajo pret. Ermal dhe Ariana Fejzullahu janë prindër të tre fëmijëve: djalit quajtur Art dhe dy vajzave Era dhe Buna. Çifti është bashkë prej më shumë se 1 dekade dhe jetojnë lumturisht në Prishtinë. /Bordo/
Samitet e diasporës, të organizuara nga qeveria shqiptare, nuk kanë asnjë kuptim nëse duken si «parada patriotike» për interesat e çastit të pushtetarëve. E zhytur në krizë të thellë për shkak të aferave të ndryshme – blerje votash, punësime nepotiste, afera korrupsioni – qeveria shqiptare po përpiqet të dalë nga bataku me parulla. Shqiptarëve në Shqipëri u thotë: «E gjithë vëmendja për ju». Shqiptarëve në diasporë u drejtohet me: «E gjithë vëmendja për diasporën». Por, shqiptarët e diasporës janë më shumë se adhurues të Partisë Socialiste apo të ndonjë partie tjetër. Andaj kontaminimi i komunikimit me ta përmes parullave partiake…
Gjyqtari kryesor i sfidës mes Kamzës dhe Laçit, Eldorjan Hamiti, ishte pre e dhunës ushtruar nga tifozët vendas, në përfundim të takimit të sotëm, që nisi në orën 14:00. Pas goditjeve në kokë dhe trup nga disa prej tifozëve të Kamzës, ai pati dëmtime, dhe pas ndeshjes iu drejtua menjëherë spitalit ushtarak në Tiranë, ku iu nënshtrua një skaneri, dhe më pas edhe një eko-je. Ndërkohë, disenjatori i arbitrave, Sokol Jareci, dhe sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, shkuan për ta vizituar menjëherë.
Por çfarë ndodh me trupin e njeriut në qoftë se vendosni të mos hani bukë për të paktën një muaj? Zbulojeni si më poshtë. Do të bini nga pesha: buka është e pasur me karbohidrate të rafinuara, gjë e cila çon në akumulim të ujit në trup. Është vlerësuar që çdo gram karbohidratesh që hani grumbullojnë 3-4 gram ujë. Kjo gjë do t’ju bëjë të ndiheni më të fryrë dhe të akumuloni yndyrë, sidomos rreth zonës së barkut. Përmirësoni sistemin tretës: Gluteni, karbohidratet e rafinuara dhe përbërësit e tjerë që gjenden në bukë ju bëjnë të ndiheni më të fryrë.…
Përveç se shfaqja e diellit na shërben si arsyetim për ta fshirë pluhurin nga rrobat e pranverës, është gjithashtu shumë e mirë për shëndetin – qoftë atë mendor apo fizik. Një studim i fundit ka zbuluar se mos ekspozimi adekuat në diell shkakton shumë rreziqe shëndetësore, njësoj me ato që shkaktohen nga pirja e duhanit, mbipesha apo qëndrimi ulur për kohë të gjata. E përmirëson disponimin dhe përqendriminEkspertët shëndetësorë thonë se ekspozimi në diell shpeshherë përdoret si lloj terapie për t’i rritur nivelet e serotoninës dhe për ta rritur disponimin.Njohur ndryshe si hormoni i lumturisë, serotonina mund t’ju ndihmojë të…
Tarifat e roamingut në telekomunikacion mes Kosovës dhe Shqipërisë, do të hiqen në muajin maj të këtij viti, thotë për Radion Evropa e Lirë koordinatori kombëtar i të dy qeverive, Fatmir Limaj. Ai nënvizon se heqja e tarifave dhe shumë marrëveshje tjera të arritura më parë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, janë në rrugë të mirë të zbatimit. “Ne, si Kosovë, jemi gati menjëherë ta zbatojmë roamingun, por besoj që edhe Tirana shumë shpejt, përmes vendimit të Qeverisë dhe Parlamentit, do ta marrë atë vendim dhe në maj nuk do të kemi problem me roamingun, dhe do të zbatohet pastaj është…
Një 40-vjeçar është rrëzuar nga shkallët e pallatit ku banonte në Sarandë, duke humbur dhe jetën. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin, Laert Cobani, i cili është banor i lagjes nr.1 në qytetin e Sarandës. Të njëjtat burime shprehen se shtetasi në fjalë ka rënë nga shkallët e katit të dytë duke humbur jetën. Menjëherë pas ngjarjes policia ka shkuar në vendngjarje. Sipas hetimeve paraprake mendohet se ngjarja mund të jetë aksidentale. I ndjeri, mësohet të jetë edhe prind i dy fëmijëve.
Psikologët janë specialist që na ndihmojnë të zgjidhim problemet, të kapërcejmë frikën dhe të zgjidhim ndjenjat tona në mënyrë që të jemi të qetë dhe të shëndetshëm. Por ata janë gjithashtu qenie njerëzore dhe nganjëherë ata duhet të përballojnë stresin po ashtu. Sot ne do t’ju tregojë disa metoda që edhe profesionistët përdorin për t’i ndihmuar në reduktimin e stresit. 8. Shkruani gjithçka që vjen në mendje. John Duffy, një psikolog klinik dhe autori i një libri mbi edukimin e adoleshentëve, thotë: “Për të ulur stresin, mbaj shënime. Mendimet, situatat, marrëdhëniet me njerëzit, idetë e artikullit. I shkruaj dhe i…
Enca trondit me foto. Arma e saj është ekspozimi i linjave trupore. Pavarezisht se ajo shpeshherë merr kritika për peshën që e ka dhe per fotot ekstravagante qe publikon. Por, kjo gjë nuk e ndalon këngëtaren Enca Haxhia në ekspozimin e gjoksit. Ajo çdo herë është në qendër të mediave rozë pikërisht për shkak të ekspozimit të tepruar të linjave të saj të plota.Një postim i bërë së fundi në “Instastory” nga vet ajo nuk ishte më ndryshe. Enca në fokus ka gjoksin e saj të cilin e kishte zbuluar në një bluzë të hapur. Këngëtarja e njohur, provokuese shfaqet…