Shkëlzen Gashi ka qenë pjesë e Colorado Rapids këto 3 sezonet e fundit. Megjithatë klubi ka vendosur që ta largojë sulmuesin shqiptar. Pak ditë më parë Gashi u rikthye duke shënuar gol, megjithëse paraqitjet e tij janë kushtëzuar edhe nga dëmtimet. Tashmë sulmuesi është pa ekip dhe i duhet të gjejë një skuadër për sezonin e ri, pasi MLS starton ditën e sotme. “Colorado Rapid njofton se sulmuesi është hequr nga lista e futbollistëve për këtë sezon dhe nuk është më pjesë e skuadër”, shkruhej në njoftimin e klubit. Gashi ka humbur terren edhe për sa i përket kombëtares, pasi…
Author: tirana
S(ulltan H)amiti e quan me ironi shkrimtari gjuhëmprehtë Agron Tufa Samitin e Dytë të Diasporës që po zhvillohet në datat 1 dhe 2 mars në Tiranë. Ironia pasqyron paksa edhe pakënaqësinë që ndjehet tek gjithnjë e më shumë qytetarë të Shqipërisë prej tashmë disa muajsh ndaj politikës aktuale në vend e që Tufa e përmbledh me fjalët: “fasadë, propagandë, korrupsion”. Shkrimtari nga Tirana, i njohur për gjuhën e tij polemizuese, nuk është i vetmi që përdor fjalë kaq të ashpra ndaj samitit. As Ardian Vehbiu nga Nju Jorku, shkrimtar dhe administrator i blogut “Peizazhe të Fjalës”, nuk heziton ta quajë…
Policia realizoi një aksion si nëpër filma me një aggressor, që pasi theri me thikë një oficer u fsheh në tualet. Kamerat e trupit të policëve, tregojnë momentin kur ata hyjnë me forcë në banesën e të dyshuarit në Birmingham të Britanisë, përpara se ta qëllojnë me plumba plastik. Policët e gjetën sulmuesin të fshehur në banjë pas një perdes së dyshit, ndërsa në dorë kishte ende thikën e gjakosur. Një oficer i bërtet 48-vjeçarit Jason Brown’s: Qëndro i qetë, bëj si të them, me shiko mua. Sulmuesi më pas del nga banjoja duke u dorëzuar. Brown, një skizofren paranojak,…
Alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura paraqiten në zonat Veriore dhe Juglindore të vendit. Për pasojë do të gjenerohen reshje të pakta e afat-shkurtra shiu e dëbore. Pasditja dhe nata sjellë përmirësim të kushteve atmosferike, ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante në të gjithë territorin. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten sërish lehtë në të dy vlerat duke u luhatur nga 0°C mëngjesi deri në 19°C mesdita. Era do fryjë mesatare në tokë deri e fort në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.
Të gjithë i ëndërrojnë flokët e mëndafshtë, me shkëlqim që krihen lehtësisht. Fatkeqësisht jo të gjitha mund ta arrijmë këtë gjë. Disa nga ne kanë probleme me flokët e thatë dhe nuk është çudi që edhe në verë të kemi flokë të thatë. Dielli than dhe dëmton fijen e flokut kështu që kujdes kur shkoni në plazh. Nëse nuk mund t’i mbroni flokët gjatë kohës që bëni banjo dielli të paktën kujdesuni për ta kur të shkoni në shtëpi. Duke marr shkas nga ky problem vendosëm t’ju sjellim dy maska që mund t’i përgatisni në shtëpi pa shumë mundim dhe…
Dikur të gjithë kënaqeshim nën ritmin e këngëve të saj. Madje shpesh herë edhe sot kthehemi pas tek hitet e dikurshme që krijonte ajo. Është pikërisht Tuna, emri i së cilës viteve të fundit më shumë u përmend për jetën private se sa për këngët që lançonte. Kishte ndryshuar krejtësisht ritmin e këngëve, prandaj kjo e shndërroi në një këngëtare qe muzika e saj dëgjohej në club-e. Por tani ajo vendosi të kthehet në Tunën e vjetër, në atë të ‘Biletës, Dyshemesë, Valixheve, S’ka më diktaturë’ e shumë këngëve që asnjëherë nuk do të shuhen. Në albumin që do ta…
Gjakftohtësia, kjo është gjëja më e rëndësishme gjatë ndeshjeve të futbollit. Ylli i Juventus-it, Cristiano Ronaldo, duket se ka imunitet ndaj presionit, ndërsa rendimenti i një kampioni tjetër, Neymar-it, është shumë i ulët në momentet vendimtare. Këtë e ka zbuluar një studim i bërë nga Universiteti “Ku Leuven” në Belgjikë dhe kompania “SciSports”, rezultatet e të cilit janë prezantuar në konferencën “Sloan Sports Analytics” të zhvilluar në Boston. Lojtarët e futbollit shpërblehen bujarisht për talentin e tyre, por shpesh duhet të luajnë nën një presion të madh psikologjik. Shpëtimi i portës, realizimi i një penalltie vendimtare, dhënia e asistit perfekt…
Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë mbrëmjes gala të Samitit të Diasporës ku janë ndarë edhe një sërë çmimesh për pjesëmarrësit, ka mbajtur një fjalim të shoqëruar me jo pak batuta. “Kazani i Diasporës kishte shkruar për samitin tonë. Njëri thoshte samit vakie, tjetri i përçarjes, por po t’i besosh mikut tim budist, Pandeli Majkos, të gjitha këto janë shenja të mira”. Salla e ka pritur me duartrokitje batutën, ndërsa vetë Rama ka nisur të qeshë. Në këtë samit ne kemi mundur të tregojmë për ata që kanë qenë të interesuar të ndjekin panelet, se kemi punuar për të vendosur…
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka publikuar ditën e sotme këngën e saj më të re me titull “A e ma n’men”. Në videoklipin e këngës, Dafina duket se ka guxuar shumë pasi ka zbuluar më shumë seç duhej, duke u zhveshur e gjitha. Ajo ka mbuluar vetëm pjesët intime me petale trëndafili. Ndërkohë ajo që vihet re është se te veshjet e saj mbizotëron ngjyra e kuqe, ndërsa momenti kulminant është kur këngëtarja shfaqet nudo e shtrirë në breg, mbi një tyl të kuq të mbushur me petale. /Panorama/
Vetëm kush ka vuajtur nga dashuria, e di se sa e fortë është dhimbja që ndjen në ato momente. Bëhet fjalë për një vuajtje që përfshin të gjithë qenien tonë, në trup dhe në shpirt. Na pengon të mendojmë, të hamë, të jetojmë jetën tonë. Po, pse vuhet aq shumë? Shkenca ka hetuar mbi atë që ndodh në organizmin tonë dhe ka zbuluar disa mekanizma që aktivizohen kur jeta jonë dashurore therrmohet: gjithë keqardhja që derivon, i ka rrënjët shumë thellë në trurin tonë dhe duket kështu e lidhur me dinamikën e trupit dhe trurit. Nuk njohim më vetveten – Papritur…
Drejtori i Rendit Publik, Albert Dervishaj, ka dhënë detaje mbrëmjen e së premtes sa i përket metodologjisë dhe logjistikës që Policia e Shtetit ka përdorur në protestat e opozitës kohët e fundit. Duke komentuar organizimet e PD-LSI, Dervishaj tha se policia është përpjekur t’iu sigurojë pjesëmarrësve mundësitë maksimale. “Për tubimet e opozitës u hartua një plan masash me ekspertët më të mirë. Detyra e Policisë është që të jetë transparente me ndërkombëtarët. Ndaj ju siguroj se policia asistohet nga partnerët në situata të tilla” – tha Dervishaj. I pyetur për llojin e gazit të përdorur Drejtori i Rendit Publik shpjegoi se…
Tifo-grupin e Tiranës, “Tirana Fanatics” në derbin e sotëm nuk kanë munguar sulmet ndaj zvëndeskryeministrit Erion Braçe, tifozit të Partizanit. Ultrasit bardheblu kanë shpërthyer në kore antiqeveri dhe anti kryeministrit Edi Rama gjatë derbit të sapombyllur me Partizanin. Siç dëgjohet edhe në videon ekskluzive nuk mungojnë thirrjet “Rama ik, Rama ik”.