Iku shkurti e hyri marsi dhe në Tiranë nuk ndihet jo vetëm projeksioni i liderëve të opozitës për “qametin” dhe “rrëmetin” që e priste Shqipërinë pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të saj, por as edhe puhiza më e lehtë e asaj fryme të madhe ndryshimi që u trumbetua se do të ndodhte. Liderët e opozitës duken gjithnjë e më të hutuar, të tulatur, zëmekur e buzëdridhur kur flasin dhe gjithnjë e më të pasigurtë, në ato që artikulojnë. Ku është ajo fuqia e madhe e “revolucionit popullor” që do të shpërthente nga të katër anët e Shqipërisë, për tu…
Author: tirana
Mbrëmjen e sotme ka rënë një zjarr në bodrumin e Ministrisë së Brendshme. Vatra e zjarrit ka qenë afër dhomave të serverit të sistemit TIMS. Flakët janë shuar pas ndërhyrjes me shpejtësi të zjarrfikëses, ndërsa nuk dihet ende për dëmet që ka shkaktuar.
Atë qe e quajme neve sot mode ka qene 20 ose 30 vite me pare. Herë trup, e herë bikini, herë bel lart e herë bel poshtë, herë minimale, e herë me shumë copë, “veshja” e plazhit duket se është një tregues i modës së periudhës në të cilën jemi. Hidhini një sy modeleve trendi të rrobabanjove nga viti 1957, deri sot.
Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit/ Shyqyri Llulla ishte vetëm 18 vjeç, në gusht të vitit 1962, kur komunistët e vranë e më pas e lanë trupin e tij në mes të fshatit, që ta godisnin të gjithë me shqelm si “armik i popullit”. Si të mos mjaftonte kjo, ata e morën babain e tij, e ulën në karrige para trupit të të birit të vdekur dhe e urdhëruan: Godite! Dëshmia rrënqethëse vjen nga vëllai i vogël i Shyqyriut,Mydan Llulla, i cili e pa t’ia masakronin vëllain në mes të fshatit. Kujto.al boton të plotë këtë dëshmi, që tregon një…
Një studente në Francë, e cila shiti virgjërinë e saj online, është shprehur se ka rënë në dashuri me biznesmenin, të cilit i dha virgjërinë kundrejt parave. 20-vjeçarja Jasmine, vuri veten në shitje në sajtin Cinderella Escorts. Një zëdhënës i sajtit tha se një biznesmen i suksesshëm dhe i zgjuar, bankier në Wall Street, arriti të fitonte virgjërinë e vajzës, kundrejt pagës prej 1.2 milionë euro, duke mposhtur kështu një DJ nga Los Angeles dhe një agjent imobiliar nga Mynihu. Mirëpo, studentja në Francë ka thënë kohët e fundit se ka rënë në dashuri me blerësin e virgjërisë së saj.…
Të gjitha femrat e kuptojnë sikletin që kanë këmbët tona kanë gjithë dimrin që rrinë të mbuluara, por pranvera trokiti dhe jemi tejet të entuziasmuar, vec të tjerash edhe për faktin se kjo nënkupton “liri“ për to: mundësinë që të rikthehen me njërin prej trendeve më të mëdha të sezonit, pantallonat e shkurtra!!! Do ta gjeni veten të përfshirë nga stili i rrugës shumë më shpejt nga sa mendonit. Julia Roberts është fanse e tyre dhe e kombinimit pak mashkullor me xhaketë. Është parë në mjaft raste me një kombinim të tillë, përherë i suksesshëm!!!
Shpëtim Lika, ish-funksionar i PD në bashkinë e Burrelit dhe ish-kryetari i degës së PD në Komunën Rukaj, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për akuzën e “Kultivimit të narkotikeve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” si dhe “Prodhimit dhe shitjes se narkotikëve”. Vendimi për dërgimin e dosjes së tij në gjyq është marrë pak ditë më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërkohë së bashku me Likën i pandehur është marrë dhe Marko Bushi nga Burreli i cili në 2017 kanosi me kallashnikov policinë…
Nga Mero Baze / Ajo që po ndodh me mandatet në pritje të opozitës, nuk është një histori që vlen për të zgjidhur krizën e sotme politike, shkaktuar nga djegia e mandateve, por vlen për të kuptuar pse opozita përfundoi tek kjo krizë. Në atë histori nuk kanë rëndësi teknikalitetet dhe Basha apo kushdo tjetër nuk mund ta mbaj listën në këmbë me truke administrative apo deklarata pa vlerë. Lista e opozitës mbahet në këmbë me integritetin e vendimit poltik dhe plasaritja e saj reflekton problemet e lidershipit të opozitës. Secili prej atyre që ka firmosur, se nuk e merr…
Aurela Gace, asnjehere se ka patur problem ta thotë atë që mendon, e shumë njerëz, e duan për këtë, cilesi kjo pervec zerit të saj dhe energjise se madhe qe e karakterizon ne daljet e saj skenike. Së fundmi Aurela eshte shprehur ne një postimin se te nxjerrësh me kaq zell në pah emrin e firmës, nuk është gjë tjetër vecse tregues i një varfërie shpirtërore të njerëzve që deri dje, kete varferi e kanë pasur edhe fizike. Ajo nuk ua kursen ironinë e u thotë të bëjnë kujdes e ta derdhin ujin e parë të groshës, se mbase, pasojat…
Kim Kardashian duket se i është rritur gjoksi. Ne fotot e saj të fundit në Londër, Kim mezi arrinte të mbulonte gjoksin me bluzën me rripa. Në fakt gjoksi i bukuroshes së famshme kishte dalur nga “binarët”, por që pati pjesë që nuk dukeshin. Mediat e roz i kanë bërë krahasim të gjoksit duke shkruar se ai vetëm po rritet nga dita në ditë.
Shumë vetë synojnë të blejnë makinë të re që të përmbushë standardet më të fundit të teknologjisë. Por, jo kushdo mund të përballojë një automjet me zero kilometra. Në qarkullim ka ende makina që janë 15-vjeçare, 20-vjeçare ndoshta dhe më shumë. Nëse keni në zotërim një automjet të viteve 2000, atëherë ndoshta duhet të konsideroni mundësinë mos ta shisni. Një automjet i tillë mund të ketë vlerë dhe ndoshta ju nuk e dini. Një automjet që është 14 apo 18-vjeçar mund të jetë në syrin e koleksionuesve. Sipas një studimi të bërë në Angli, shumë persona kanë nostalgji për automjetet…
Astrit Patozi ka komentuar pranimin e mandateve nga disa kandidadë të PD-së. Nëpërmjet një postimi në facebook ai shkruan: Për filozofët e revolucionit, që, sipas tyre ka nisur në Shqipëri, kam vetëm një këshillë: Ta marrin me të qetë dhe të mos mërziten shumë nga këta të vijimit të listës, që po pranojnë të shkojnë në parlament. Sepse është e njëjta gjë. Ata po e marrin mandatin me të njëjtën lehtësi që ata të tjerët para tyre e dogjën. Ndaj mos kërkoni, as heronj dhe, as tradhtarë, tek të dy kategoritë, sepse nuk ka të tillë. Aq më e theksuar…