Author: tirana

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur dje para Gjykatës së Krimeve të Rënda me një look të ri. Ajo që ra në sy gjatë paraqitjes së djeshme ishte ndryshimi i syzeve të tij. Më herët në media janë publikuar disa lajme se syzet e para të Tahirit kur ishte ministër dhe më pas kur u largua nga Parlamenti kapnin një vlerë prej 10 mijë dollarë. Madje syzet e tij të shtrenjta janë cilësuar dhe si “prova” për Prokurorinë. Marka e syzeve të ish-ministrit që u paraqit në mbledhjen e  Këshillit të Mandatit dhe Imuniteteve kur iu hoq mandati ishin…

Read More

Reperja e famshme amerikane, Iggy Azalea, ka kohë që nuk është bërë aktive në skenën muzikore. Mirëpo këtë heshtje ajo e ka thyer me anë të një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”. Iggy ka bërë të ditur që është në përgaditje të projektit të saj të ri që sipas saj do të lansohet më 15 mars. Ajo ka pasur shumë probleme në karrierën e saj madje disa herë edhe kishte provuar të hiqte dorë nga muzika, kurse në vitin 2018 Iggy dha dorëheqje nga labeli “Island Records” për të qenë një artiste e pavarur.

Read More

Në përpjekje për të përfituar hapësirë mediatike, Ministria e Jashtme po cilëson si një nga arritjet e saj dhe punësimin e familjarëve të diplomatëve. Teksa e ka promovuar në rrjetet sociale, Ministria e Jashtme ka postuar fotot dhe lajmin se është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë për Punësimin e Anëtarëve të Familjes së Diplomatëve. Me sa duket, para se të fillojë zgjidhjen e shqetësimeve të qytetarëve, MPJ ka vlerësuar se zgjidhja e problemeve duhet të fillojë fillimisht nga familja e tyre e më pas tek qytetarët.

Read More

Shkon në katër numri i kandidatëve të LSI-së që kanë kërkuar të marrin mandatin e deputetit. Burime pranë KQZ bëjnë të ditur se sot ka depozituar kërkesën për të marrë mandatin e deputetit, kandidati i LSI-së për Qarkun e Tiranës, Edmond Abaz Rrushi. Ai ka dorëzuar sot formularin e dekriminalizimit dhe është në pritje të vendimin të KQZ për t’i dhënë mandatin e deputetit në Qarkun e Tiranës. Ndërkohë më herët nga LSI u “shkëputën”, tre kandidatë të tjerë . Gjatë paradites, Ylli Shehu, ish-deputeti i LSI-së ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit dhe për rrjedhojë i hap rrugë marrjes së…

Read More

Derbi i i Kategorisë së Dytë, mes Maliqit dhe Devollit, nuk do të luhet të dielën në orën 15:00, siç ishte programuar. Kjo sfidë do të luhet të hënën në orën 15:00. Shkaku i kësaj shtyreje është fakti se policia, nuk e merr përsipër ndeshjen, pasi do të ketë një protestë të dielën. Është ndeshje vendimtare për objektivat e skuadrave dhe për shkak të interesit të lartë dhe protestës, policia ka refuzuar ta marrë përsipër mbarvajtjen jashtë stadiumit ditën e diel. Flitet së për këtë derbi mund të jeën të pranishëm në stadium rreth 2 mijë tifozë, shifër e lartë…

Read More

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka dhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka kanë firmosur dorëheqjën nga mandati i deputetit. Agron Duka ka firmosur dorëheqjen ditën e djeshme. Ndërkohë kryedemokristiani Ndoka i cili ndodhej jashtë vendit, ka firmosur sot dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, u ka dërguar letër letër bizneseve në rrugën para Parlamentit, ku u kërkon falje. Drejtor Veliu me anë të kësaj letre iu ka kërkuar ndjesë gjithë bizneseve dhe klientëve të tyre për shqetësimin e krijuar si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës gjatë protesës së datës 26 shkurt para Parlamentit të Shqipërisë.

Read More

Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Europë (ACRE), e cila është dhe grupi i tretë më i madh në Parlamentin Europian, ka treguar se mbështet kërkesat e opozitës në Shqipëri. Sipas kësaj aleance, një qeveri e re mund të garantojë fundin e ngërçit politik dhe të rifitojë besimin e qytetarëve shqiptarë. “Në dritën e instabilitetit politik në rritje krizës qeveritare dhe listës së gjatë të skandaleve që janë bërë publik së fundmi, ACRE beson se vetëm një qeveri e re, e krijuar mbi një platformë të berë politike, mund të garantojë fundin e këtij ngërçi politik dhe të rifitojë besimin…

Read More

Partia Demokratike ka denoncuar mos reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me sekuestrimin e pronave të Avdylajve. Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata thotë se “Me Donika Prelën në sistemin e drejtësisë dhe pjesë e SPAK, Edi Rama faktohet kryeprokuror dhe drejtësia në shërbim të bandave që blejnë dhe ndajnë pushtetin me të”. Sipas tij, grupit kriminal që bënte trafik ndërkombëtar droge, nuk i është prekur asnjë prej pronave dhe pasurive të blera me paratë e drogës. Më poshtë deklarata e plotë: Dosja 339 e njohur si dosja që fakton blerjen e zgjedhjeve nga Edi Rama në…

Read More

Bota evolon, ndryshon dhe sigurisht me të ndryshojnë edhe vetë njerëzit. Sjelljet, standartet, qëllimet, pamja e femrave dhe e meshkujve ka ndryshuar. Sot “Xing.al” ka zgjedhur të flasë si kanë ndryshuar e përparuar meshkujt shqiptarë në dekadat e fundit. Me nota humori pa dashur t’i fusim në një thes, ja 11 ndryshimet më të dukshme në pamjen dhe sjelljen e meshkujve në Shqipëri. 1.Dikur meshkujt rruheshin çdo mëngjes ndërsa sot një pjesë e madhe mbajnë mjekër e cila është kthyer në modë. Tani meshkujt kujdesen për mjekrën duke e lyer, duke qethur me modele. Sot nuk është turp që meshkujt…

Read More

Jemi mësuar që horoskopi të tregojë përgjithësisht anët më të mira të personalitetit, sipas shenjës së horoskopit. Edhe parashikimet u mëshojnë më tepër gjërave të mira që priten të na ndodhin, ndoshta për të mos na ulur moralin për të ardhmen, por përshkrimi i shenjave të horoskopit ka gjithmonë edhe disa anë të papëlqyeshme. A e keni menduar ndonjëherë cilat janë shenjat më negative? Sipas astrologëve gaforrja dhe akrepi janë dy shenjat më pesimiste të zodiakut. Gaforret kanë vetëbesim shumë të ulët dhe ndryshime të shpeshta të humorit. Të gjitha këto krijojnë ndjesinë e pesimizmit. Akrepët, nga ana tjetër, mendojnë…

Read More

Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të mira shqiptare dhe shumë e dashur për publikun. Kjo shihet fare qartë edhe në Instagramin e saj ku numëron miliona ndjekës me të cilët qëndron gjithmonë në kontakt dhe i mban të përditësuar me foto e video të ndryshme si nga përditshmëria ashtu edhe nga profesioni. Prej disa ditësh ajo ndodhet në pushime në Maldive nga ku ka publikuar foto e video, por e keni vënë re një detaj në fotot e saj në të cilat duket shumë seksi? Në shumicën e fotove që realizon, Luana kujdeset që ta nxjerrë njërën këmbë…

Read More