Ai njihet si një ndër gazetarët dhe analistët më kontrovers të vendit tonë dhe shpesh ngjall provokime me deklaratat që bën. Vetëm disa javë më parë Mustafa Nano bëri deklaratën e bujshme në shfaqjen e tij “One man Show” në teatër ku tha: “Jam gay”. Kaq mjaftoi dhe ai u kthye në kryefjalën e mediave online. Gjatë kësaj kohe, Nano nuk ka dhënë asnjë sqarim lidhur me deklaratën e tij, por sot i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan tha se qëllimisht nuk e kishte përgënjeshtruar deklaratën. Sipas tij kjo është një lojë që bëjnë shqiptarët e…
Author: tirana
Ndeshjet e Grupit të 5-të për Kampionatin Evropian U-17 “Irlanda 2019” të parashikuara të zhvillohen në Spanjë, do të luhen në Zvicër. Është ky vendimi i marrë nga organimi më i lartë i futbollit Europian, UEFA, në sajë të këmbëngulësisë së presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi që kombëtarja të paraqitet me të gjitha simbolet në këto ndeshje, gjë e cila ishte e papranueshme për autoritetet spanjolle. Edhe pse gjatë Kongresit të UEFA-s, presidenti Ademi ka kërkuar nga homologu i tij spanjoll, Luis Rubiales, që të shfrytëzojë ndikimin e tij tek institucionet spanjolle që të mos pengojnë skuadrën…
Këngëtarja shqiptare Greta Koçi ka rrëfyer një situatë tepër të sikletshme që pati me disa artistë shqiptarë në Zvicër. E ftuar në “Mos i fol shoferit” në Ora News, ajo tregoi se si përfunduan nga një koncert “gjigand” në një me 10 veta. ” Kemi qenë një herë në Zvicër, u bënë disa vite dhe kam qenë unë, Elita 5, Zanfina, Shkurte Fejza, Manjola Nallbani. U bë koncerti në një pallat sporti. Por në atë kohë secili nga ne mund të mblidhte 2 mijë vetë në një diskotekë tjetër të famshëm. Por të gjithë bashkë mblodhëm 10 vetë. Ishte bërë një…
Një portal nga Presheva publikoi, pa cituar burime, 22 pika, për të cilat thotë se janë pikat kyçe të draftmarrëveshjes së propozuar të “Traktatit të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë” mes Serbisë dhe Kosovës, me ndërmjetësimin e SHBA-ve, Rusisë dhe Francës. Lajmi u ripublikua nga shumë medie “online” në Kosovë dhe Serbi, duke krijuar një pështjellim të madh. Top Channel kontaktoi me gazetarin e këtij televizioni, Zejni Dauti, i cili tha se ky nuk është një lajm i tyre, por status i një personi në Facebook, pa dhënë detajet se të kujt. Megjithatë, ky lajm – “fake news” apo i…
Dashi Dashuria: E diela është mjaft e qetë për jetën e një çifti, e mbushur me gjeste të vogla që janë të këndshme për të qenë së bashku. Shijojeni ditën dhe mos e lodhni veten me mendimet për të ardhmen. Zemrat e vetmuara do të bëjnë mirë të dëgjojnë këshillat e një shoku për një person. Puna: Konfirmimet fillojnë të mbërrijnë, angazhimi juaj do të shpërblehet nëse ndiqni qëllimin e përcaktuar. Demi Dashuria: Projektet e martesës në horizont për shumë Dem çifte. Të tjerët do të duhet të kthejnë faqen dhe të lënë pas të shkuarën. Flirtime në sytë e…
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është gazetari shumë i komentuar në media për deklaratat e tij që shkaktojnë gjithnjë bujë, Mustafa Nano. Për herë të parë Nano ka sqaruar si qëndron e vërteta pas disa deklaratave të fundit që janë komentuar shumë. Gjatë emisionit, Nano komentoi edhe disa prej fotove që iu shfaqën në ekran dhe një prej fotove ishte e kryeministrit Edi Rama. Gazetari zbuloi se herën e fundit kur ka folur me kryeministrin ka pasur një bisedë të vështirë në Whatsapp. “Herën e fundit kam pasur me të një bisedë të vështirë në Whatsapp,…
Erik Fullani vazhdon të mbetet shumë i komentuar për jetën private dhe muaj më parë ai pranoi se ishte në një lidhje me një vajzë bukuroshe të quajtur Maria Chiara. Mirëpo mesa duket lidhja e tyre ka marrë fund pasi Eriku sot po përflitet se është në një lidhje me një vajzë tjetër. Bëhet fjalë për vajzën e ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejdën e cila është modele dhe një nga vajzat më të komentuara në media. Dyshimet kanë lindur pasi dyshja ndodhen aktualisht në Romë dhe kanë postuar foto nga të njëjtat vende, Koloseu i Romës apo shatërvani i famshëm Fontana Di…
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, gazetari Mustafa Nano ka komentuar edhe disa nga figurat më të njohura politike duke zbuluar edhe takimin e parë me ta. Një prej politikanëve ishte edhe Fatos Nano për të cilin gazetari tregoi se mund të kenë një lidhje familjare. “Për herë të parë jemi takuar në aeroportin e Vjenës. Mu drejtua vetë dhe më tha: Zoti Nano je duke e nderuar mbiemrin. Ishte komunikimi i parë. Fatosi mendon se thellë-thellë ne kemi lidhje sepse sipas atij unë duhet të kem qenë ortodoks, por kjo është një gjë që unë nuk…
Shoqeria Vllaznia ështe themeluar me 16 shkurt te vitit 1919, ku nismetaret ishin anetaret e shoqates “Mustafa Pasha” dhe “Vaso Pasha” të cilët u bashkuan duke krjuar njo shoqeri te vetme me emrin “Vllaznia”. Programi i saj kuptohet nuk ishte vetëm sportiv, por pikërisht në vitet e mëvonshme do ta bënte ketë emër mjaft të njohur, jo vetem ne Shqipëri por edhe më gjerë. Ndër themeluesit e shoqërisë “Vllaznia” mund të përmendim emrat e Hile Mosit që u zgjodh kryetar, Hysen Draçini nënkryetar e Jonuz Tafili sekretar. Ndërsa kryetari i degës së gjimnastikës u zgjodh Kolë Margjini. Kjo shoqëri do të luante…
Edi Paloka u shpreh se Safet Gjici ka dalë në përgjimet e ndërkombëtarëve duke blerë vota në qarkun Veri-Lindor në favor të Partisë Socialiste. Ai tregoi se në dijeninë e tij, janë 400 CD me përgjime të reja nga dosja ‘339’. “Nëse shërbimet e huaja i ndakan informacionet me Edi Palokën, kjo botë paska marrë fund. Po ato që merren me tipa si Paloka nuk quhen shërbime inteligjente, por shërbime për budallejtë! Megjithatë, për cdo njeri normal që mund të habitet akoma me këtë budalla kampion, sqaroj se ditën kur Kukësi nuk do ma japi votën me zemër une s’do…
Këshilli i Lartë i Prokurorisë caktoi dje në detyrën e këshilltarit pranë këtij institucioni 6 prokurorë. Për këtë vend mësohet se kanë shprehur interesin e tyre 10 prokurorë, ndërsa gjatë seancës së djeshme u miratua kandidimi i 6 prej tyre. “Miratohet unanimisht komandimi i 6 këshilltarëve pranë KLP-së: Arjan Muçaj, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Mirela Kapo, Ornela Rrumbullaku dhe Vitjuna Mata”, njoftoi KLP-ja. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, drejtuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, u shpreh se emërimi i prokurorëve në këtë detyrë nuk duhet të cenojë punën në prokuroritë ku ushtrojnë detyrën. “Këta prokurorë…