Revolta e studentëve para pak kohësh ngriti disa pyetje lidhur me lidershipin në shoqërinë tonë. A jemi të aftë të prodhojmë lider? Dhe, pse liderët na tradhtojnë rrugës së pushtetit? Në mesin e shoqërisë ka gjithmonë një sektor të gjerë i cili ka nevojë për një udhëheqës ‘shpirtëror’ i cili quhet lider. Lideri është një produkt inteligjence. Aplikimi i liderit në politikë përbën një debat të vështirë jo vetëm për shoqërinë shqiptare. Në esencë debati për ‘liderin’ është tregues i nivelit të vetë shoqërisë dhe i marrëdhënies së saj me lirinë. Qenia njerëzore ecën në luginën e jetës së vet…
Author: tirana
Biznesmeni Gjergj Luca ofron njëmijë vende punë në Elbasan, kryesisht për vajza dhe gra. Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë gjatë një bisedë në emisionin “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano, të cilit i ka shprehur një nga shqetësimet më të mëdha me të cilat përballet biznesi sot. Luca është shprehur se ka shkuar fshat më fshat në Elbasan duke kërkuar punëtorë dhe ka patur zona ku janë tallur me të. “Kam shkuar në fshatrat më të varfër të Elbasanit dhe kam kërkuar punëtorë. Më thanë se në Cerrik, në lagjen Kantier kishte shumë asistenca sociale. Shkova kërkova punëtorë…
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se ndërrimi i pronësisë së mjetit mund të bëhet edhe në sportelet e DPSHTRR, me një tarifë shërbimi prej vetëm 1400 lekësh. Në njoftim theksohet se shërbimi i ri do të ofrohet në të gjitha drejtoritë rajonale. “Tjetër lajm i mirë për qytetarët! Nga 1 Marsi ndërrimi i pronësisë së mjetit direkt edhe në sportelet tona 🧲! Tarifa e shërbimit vetëm 1400 Lek! Siguri për shitësin e blerësin, verifikim i plotë në sistem ✅👌🤝Shërbimi më i ri e i shumëpritur nga qytetarët nis nga Tirana e do ofrohet në gjithë drejtoritë rajonale me cilësi…
Avokati Spartak Ngjela, përmes një postimi, ka ironizuar ish-deputetët e opozitës, të cilët hoqën dorë nga mandati i tyre. ‘Po mire ore vetem mandatet dorezuat ju? Po ndonje pasuri qe keni me shumice nuk do ta dorezoni? Kujt i duhen kartonat bosh?’, shkruhet në statusin e shpërndarë nga Ngjela. Ditën e enjte, disa nga deputetët e PD dhe LSI u drejtuan nga protesta drejt Kuvendit, ku dorëzuan mandatet e tyre, duke e futur vendin në një situatë të paprecedentë.
I rëndë ka qenë lajmi për vrasjen e një gruaje sipërmarrëse e cila u rrëmbye e më pas u ekzekutua prej agresorëve të saj. Kufoma e Susanna Carrera u zbulua në një çantë që ishte lënë në një parkim në qytetin bregdetar të Coatzacoalcos. Ajo u zhduk rrugës për të marrë fëmijët nga shtëpia e një shoqeje, ku kamerat e sigurisë nga ambientet përreth treguan se ajo ishte marrë me dhunë brenda një makine. Pasi e rrëmbyen, grabitësit kërkuan nga familja e saj 4 milionë pesos, ose rreth 180 mijë euro, por familja i pati të pamundura t’i siguronte dhe…
Kolegji i Posacëm i Apelimit ka zbardhur vendimin e tij lidhur me ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Vendim i cili nxori nga sistemi i drejtësisë përfundimisht njeriun më të lartë në kupolën e drejtësisë Shqiptare. Por, marrja e këtij vendimi ka kaluar në disa momente të rëndësishme dhe që duhen mbajtur parasysh për të kuptuar situatën ku është katandisur drejtësia shqiptare këto vite. Në 13 qershor të vitit të shkuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të deklaronte se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe verifikimeve që ka bërë ka vendosur që konfirmojë në detyrë z.Dedja. Në daljen e parë…
Ajo që i ka ndodhur opozitës sonë pas hedhjes së hapit “in extremis” për dorëzimin e mandateve të deputetëve të saj, duket si fabula e njohur e dikujt që ka menduar lëvizjen e fundit e cila ishte dalja nga sistemi parlamentar, pa menduar se çfarë e prêt pas asaj porte që po u mbyll e nuk dihet nëse mund ta gjeë dot më kodin, për tu rifutur sërisht. Ditën e parë kryetari i opozitës Lulzim Basha tha se duhet të organizoheshin për ti shpjeguar qytetarëve programin e PD, sepse pas dere mund të ishin zgjedhjet. Ndërsa ditën e dytë, mblodhi…
Prej tre muajsh, Prokuroria e Tiranës dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat po kryejnë hetime në lidhje me “zhdukjen” e dy pistoletave në Qendrën e Furnizimit të Materialeve Teknike apo i njohur ndryshe si ish-reparti 100 në Mullet. Ngjarja u konstatua fillimisht në muajin dhjetor të vitit të kaluar, kur gjatë një inventari që po kryhej në magazinat në varësi të Ministrisë së Brendshme, u konstatua se mungonin dy pistoleta, si dhe disa materiale të tjera. Burime nga Policia thanë se fillimisht pati dyshime për një vjedhje të mundshme, nga persona të jashtëm, por edhe ndonjë mundësi bashkëpunimi…
Rubrika gazmore, e cila si çdo në përfundim të emisionit “Kjo Javë” ka sjellë edhe këtë herë momentet më pikante të fokusuara nga kamerat. Edhe këtë të shtunë momente gazmore por edhe të sikletshme kanë qenë në fokus të rubrikës, të kapura në nisje të konferencave për mediat, apo edhe në parlament gjatë seancave plenare. Opozita shënoi një javë protestash e pasuar edhe me vendimin ekstrem për djegien e mandatave, por jo pak batuta e të situata komike ka patur mes tyre, një ndër to edhe dalja për mediat e kryedemokratit Basha me aleatët. Numri një i opozitës, krahas fjalimeve…
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pukë. Fshati Buzhalë është tronditur pasi dy të rinj janë gjetur të pajetë. Sipas policisë dy të rinjtë ishin me bagëti në një stan prej dy ditësh, aty ku dhe janë gjetur të vdekur. Policia menjëherë pas njoftimit është nisur drejt zonës se thellë malore ndërsa ende nuk dihet rrethanat në të cilën ka ndodhur ngjarja.
Fjalë në takimin e LEAP-in (Leadership Development Association Albania & Kosova) Tiranë 23 shkurt 2019Të nderuar pjesmarrësRevolta e studentëve para pak kohësh ngriti disa pyetje lidhur me lidershipin në shoqërinë tonë. A jemi të aftë të prodhojmë lider? Dhe, pse liderët na tradhëtojnë rrugës së pushtetit?Në mesin e shoqërisë ka gjithmonë një sektor të gjerë i cili ka nevojë për një udhëheqës “shpirtëror” i cili quhet lider.Lideri është një produkt inteligjence. Aplikimi i liderit në politikë përbën një debat të vështirë jo vetëm për shoqërinë shqiptare. Në esencë debati për “liderin” është tregues i nivelit të vetë shoqërisë dhe i…
Një zjarr i madh ra pasditen e kësaj të shtune në një zonë shumë pranë Aeroportit ndërkombëtar të Rinasit. Flakët u përhapën me shpejtësi, të ndihmuara edhe nga era e fortë, por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i zjarrfikësve, që shkuan të shumtë në numër dhe ndihmuan në shuarjen e tyre brenda një kohe të shkurtër. Vatra e zjarrit të rënë ishte shumë pranë aeroportit, e ndoshta mund të ishte kthyer në