Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka postuar me ironi deklaratën e deputetit demokrat Myslym Murrizi i cili u shpreh se Basha u nis në protestë për të rrëzuar Ramën, por rrëzoi atë. “Demokratët prishin që kryesia e PD-së, këshilli kombëtar dhe protestat u nisën dhe u motivuan për të rrëzuar Ramën, por po ta dinin, që dy palë protesta, tetë mbledhje të këshillit, kolegjet e kryetarëve dhe grupit do të ishin për të më shkarkuar mua, gjithë kjo kosto e madhe, do të isha ikur vetë” tha Murrizi, që u përjashtua nga grupi i PD-së dhe drejtimi i degës së PD-së në…

Read More

Televizioni shtetëror Rai2 ka bërë një raportim nga Shqipëria, ku tregon për biznesin e drogës mes Italisë dhe Shqipërisë. Por gazetari italian zbuloi edhe një detaj nga grosisti shqiptar i marijuanës, i cili pohoi se lekët e fituara nag shitja e drogës përdoren për të blerë vota. Kronika u dha në emisionin e lajmeve TG2. Spikerja: Pas protestave në Shqipëri kundër qeverisë, e akuzuar se ka raporte me krimin, i dërguari ynë, Leonardo Zelino hyn në strofullën e një trafikanti droge dhe armësh. Kronika (një person që bën gati një kllashnikov) “Doreza për të mos lënë gjurmë gishtërinjsh, teksa prekim një…

Read More

Kreu i PD-së, Lulzim Basha “i ka bërë bisht” sqarimit për mosdorëzimin e mandatit nga deputetja, Rudina Hajdari. Basha, pas mbledhjes së Kryesisë u shpreh se për të gjitha çështjet e tjera do të komunikohej me Sekretarin e Përgjithshëm. Deputetja Hajdari, nuk ka një reagim për veprimin e saj. Ajo nuk ndodhet në Shqipëri, por mbetet e paqartë nëse është pro apo kundër këtij vendimi të partisë së saj.

Read More

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka vendosur të anulojë një tjetër vendim të paraardhësit të saj. Mësohet se Balluku ka kërkuar ndryshimin e vendimit për ndalimin e importit të makinave më të vjetra se 10 vite prodhim, duke ndikuar kështu në ndotjen e mjedisit. Sipas Ora News propozimi vjen në një kohë kur Shqipëria renditet në vendet me nivelin më të lartë të ndotjes, madje disa herë më shumë se norma e lejuar prej Bashkimit Evropian. Prej janarit të këtij viti në Shqipëri nuk lejohet importi i automjeteve më të vjetra se 10 vite nga prodhimi. U vendos që të…

Read More

Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë, dy institucionet më të rëndësishme gjyqësore të vendit. Në veçanti, mungesa e një Gjykate Kushtetuese është veçanërisht e rëndë në këtë moment krize institucionale, në të cilin do të ishte i domosdoshëm një interpretim ligjor me autoritet dhe detyrues për të kuptuar se në ç’mënyrë do të mund të zëvendësohen postet e lëna bosh nga opozita në Parlament. Por tani institucioni i vetëm arbitër që do të mund të përfshihej është Komisioni i Venecies. Opozita pretendon se përgjegjësia për mungesën e Gjykatës Kushtetuese është e mazhorancës socialiste. Në të vërtetë,…

Read More

Vajza 5-vjeçare e Kim Kardashian, North Wes është ylli më i ri i kopertinave. Ajo ka pozuar për faqen e parë të WWD’s Beauty Inc. “Vajza ime e bukur dhe me stil, North pozoi për cover-in e saj të parë. Ajo e do modën dhe bukurinë dhe u kënaq shumë duke bërë këtë gjë! Seriozisht unë jam shumë krenare për North-in tim!”, u shpreh Kim. Edhe më parë North a marrë pjesë në sfilata të pasarelave të modës, ndërsa duket se sa më shumë që rritet aq më shumë tërheq edhe vëmendjen e mediave rozë. Vetëm pak ditë më parë…

Read More

Edi Rama, pasi doli nga gjendja e klandestinitetit ku ishte mbyllur prej disa ditësh, duke ikur nga Tirana fshehurazi e duke iu lutur Zotit që të mos i bllokojnë rrugën qytetarët, mbrëmë u shfaq me një fjalim të gjatë! Na kishin munguar gjykimet për gjëra serioze kur ai na u shfaq me një vajtim për kërpudhën, ku me një status na lajmëroi se ajo rron në zemrat tona, pasi i këndoi elegjinë “kërpudhës ç’i panë sytë – kërpudh-o”! Nëse kjo ligjëratë 40 minutëshe ku spikaste mundi, djersa dhe halli i një individi në panik do të mbahej në vitin 2014,…

Read More

Ardian Mema është një nga hallkat kryesore të kësaj Tirane, e cila që nga ardhja në krye e teknikut ka ndryshuar katërcipërisht sjelljen në fushë. Merita kryesore shkon për Memën i cili asnjëherë nuk u dorëzua teksa gjeti një ekip të rënë moralisht dhe të pamotivuar. Megjithatë sot skuadra ka marrë identitetin e Memës duke luajtur me traditën që e karakterizon dhe siguri. Lotët e Memës në fundin e ndeshjes tregojnë se sa i lidhur është trajneri me skuadrën, por edhe përqafimi me lojtarët tregon se si lojtarët janë të gjithë në anën e Memës.

Read More

Opozita dorëzoi dje zyrtarisht mandatet pranë kryesisë së kuvendit dhe beteja e ardhshme pritet të zhvillohet në komisionin qendror të zgjedhjeve. Por cili do të jetë fati i 56 mandateve të dorëzuara deri në këtë moment? Për ta shteruar teknikisht si edhe nga ana ligjore çështjen e dorëzimit të mandateve nga ana e opozitës në studiot e A2 ishin të pranishëm z. Kristaq Kume, ish kryetar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe Eridian Salianji, përfaqësues ligjor i PS-së në KQZ. Përtej pjesës teknike të dorëzimit të mandatit, ku për Kumen akti i përcjelljes së kërkesave në KQZ përbën “ akt…

Read More

Nga Mero Baze Sali Berisha sot e nisi ditën me një ekspozitë arti në Tiranë, ku një artist ka bërë një cikël grafikash me personazh kryesor presidentin Trump. Lajmëroi qysh herët në mëngjes shtypin dhe në fakt më shpejt doli, se sa hyri në ekspozitë. I duhej një pamje filmike që të kishte në sfond presidentin Trump. Jo si ajo fotoja e Lulzim Bashës, dy vjet më parë, që kushtoi 20 mijë dollarë, por diçka më artistike, për të treguar se nuk ka fuqi ta ndajë atë nga presidenti Trump. Doli për të siguruar demokratët se janë në luftë me…

Read More

Deputeti Myslim Murrizi reagoi pas vendimit të kryesisë së Partisë Demokratike për përjashtimin nga radhët e saj. Deputeti i Lushnjës doli kundër vendimit për djegien e mandatit të deputetit. Murrizi tha se ky është një vendim që e priste, dhe nuk ishte i pari që ndërmerrej ndaj tij. Ai shtoi se nuk pret tjetër qasje, kur ky vendim merret nga katër drejtues të cilët janë ish-bij komunistësh. “Nuk është hera e parë që merret një vendim i tillë ndaj meje. Kjo është frymë e partisë të lidhur me Sigurimin, që sillen në këtë formë kur nuk u vjen pas avazit.…

Read More

Mungesa e 2 pistoletave në Qëndrën e Furnizimit të Materialeve Teknike, në ish-repartin 100 në Mullet ka ngritur në alarm Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat të cilët e kanë referuar çështjen në prokurori për të nisur hetimet. Në verën e vitit të kaluar, në muajt Qershor- Korrik ky repart iu nënshtrua një rikonstruksioni dhe gjithë pajisjet u inventarizuan. Pas përfundimit të rikonstruksionit në këtë objekt u krye një audit për materialet e magazinuara dhe rezultoi se mungonte një kuti me 2 armë të tipit pistoletë, raporton News 24. Menjëherë është njoftuar SHÇBA e cila ka kryer kontroll dhe…

Read More