Author: tirana

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar sot se opozita do të organizojë protesta në të gjithë vendin, e njëherësh do të bëjë gati një program për sektorët më jetikë. Në një prononcim për mediat në përfundim të mbledhjes së Kryesisë ai u shpreh se “Vendimi i pare i kryesise ka te beje me hartimin e nje kalendari pune protestash per te cilat kolegji i kryetareve dhe keshilli kombetar do te marre vendimin per te larguar Madorun e Ballkanit. Kryesia ka vendosur shpalosjen e programit te PD-se me te gjitha grupet e interesit/ do ti japim Shqiperise vizionin tone. Bashke…

Read More

Tirana ka mundur Skënderbeun në Korçë me rezultatin 2-1, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme për rigritjen në klasifikim. Bardheblutë kalojnë në avantazh me golin e Kobinas, në pjesën e parë, e brenda kësaj pjese skuadra e Skënderbeut barazpeshon shifrat me Sibon. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat u hapën shumë, duke krijuar rrezikshmëri në portën e secilës për të kërkuar me ngulm fitoren, pasi barazimi nuk i ndihmonte për asgjë. Kur gjithçka shkonte drejt mbylljes në barazim 1-1, Tirana gjen golin e dytë dhe të fitores me Majkëll Ngo. Me 3 pikët e marra, bardhelbutë ngjiten në…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Gjirokastër ka ironizuar me protestën e PD-së së Gjirokastrës që sipas tij tentuan ti bllokojnë rrugën. Por Rama para të pranishmëve ka thënë se protestuesit ishin në anë të urës së Vironit, ndërkohë që shfrytëzuan kalimin e kryeministrit për të bërë fotografi. Më tej kryeministrit ka ironizuar me strukturat e PD-së, duke thënë se i nisën fotografi Sali Berishës sikur i bllokuan rrugën. “Kjo është qeveria që beson tek dëgjimi i njerëzve dhe tek bashkëqeverisja me njerëzit. Qeveria që nuk i thotë plaç atyre që protestojnë për të drejtat e tyre dhe jo më…

Read More

“Nuk ka deklaruar plotësisht pasurinë në përdorim dhe ka në pronësi pasuri më të mëdha nga sa mund të justifikojë”, argumenton kështu Kolegji i Posaçëm i Apelimit në vendimin për shkarkimin e drejtuesit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Disa muaj më parë, KPAja rrëzoi vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë, duke larguar Dedjan nga sistemi, ndërsa shumë nga justifikimet e pranuara prej këtyre të fundit, Apeli i ka rrëzuar plotësisht. Së pari, Kolegji në vendim arsyeton se deklarimet e gjyqtarit si burim për blerjen e apartamentit në Tiranë huat e marra nga vëllai dhe një person tjetër, të cilët…

Read More

Një delegacion i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian do të mbërrijë të mërkurën në Tiranë për t’u informuar në detaje mbi situatën e re në të cilën është futur vendi, pas dorëzimit të mandateve parlamentare të opozitës dhe hapat që priten të merren në vijim, raporton Klan Tv në një kronikë të trasmentuar prej tij. Ky delegacioni përbëhet nga deputetë të grupimeve të ndryshme politike të Parlamentit Europian. Grupimi i Partive Popullore (EPP) përfaqësohet nga Cristian Dan Preda dhe Tunne Kellan. Grupimi i Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) përfaqësohet nga raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein dhe Juan Fernando Lopez Aguilar.…

Read More

Ish-kryetari i partisë ‘Sfida për Shqipërinë’, Gjergj Bojaxhi ka kundërshtuar ashpër vendimin e opozitës së bashkuar për djegien e mandateve, duke e cilësuar këtë si një akt të papërgjegjshëm dhe jo thjesht të paprecedentë. Me vendet e lëna bosh nga opozita, tani është hapur rruga për hyrje të reja në Parlament. Radha mund t’i vijë edhe Bojaxhiut, nëse deputetët e PD, LSI-së dhe aleatëve të tjerë në radhë, nuk pranojnë kete gje. Në emisionin ‘Top Talk’, Bojaxhi është shprehur se do të pranonte me kënaqësi të bëhej pjesë e parlamentit me argumentin se kështu do të godiste të keqen. “Çdo podium që…

Read More

Mes vajzave simpatike që janë çdo të dielë në ekranin e ‘Top Channel’, është edhe Suela Boçi. Mbase për disa nga ju ajo është një figurë e re televizive që prezanton krah Manushit, por e vërteta qëndron ndryshe. Ajo ka një karrierë të gjatë në fushën e modelingut dhe ka qenë pjesë e disa programeve televizive. Madje me moderatorin e njohur Edi Manushi, bashkëpunimi ka nisur para 4 vitesh. Në 2012-ën, Suela nisi trajnimin për modele dhe fotomodele. Ajo ra në sy për bukurinë dhe fizikun që kishte. Shumë shpejt u bë pjesë e sfilatave dhe reklamave më të rëndësishme…

Read More

Ministri japonez i Olimpiadës, Yoshitaka Sakurada, ka kërkuar falje publike pas mbërritjes tre minuta me vonesë në një takim parlamentar të enjten. Deputetët e opozitës thanë se vonesa tregoi se ministri nuk respektonte zyrën e tij dhe bojkotuan një takim të komitetit buxhetor për pesë orë në shenjë proteste. Deputetët opozitarë kanë qenë shumë kritik ndaj Z. Sakurada pas një serie gafash. Javën e kaluar, ai tha se ndihej i poshtëruar pas ikjes së notares Rikako Ikee, e cila është diagnostikuar me leuçemi. “Ajo është një medalje e artë e mundshme [në Lojërat e Tokios 2020], një atlet në të…

Read More

Gazeta prestigjoze gjermane “Bild” i ka kushtuar faqen kryesore ish-kampionit të Botës në Formula 1, Michael Schumacher. Në artikullin që hapet me titullin ” Kjo është mënyra se si ish-kampionati i Formula 1, Schumacher jeton sot”, gazeta rindez shpresat e tifozëve të 7-të herë kampionit të F1 se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar ndjeshëm. “Për Schumacher po kujdesen rreth 10 ekspertë të rehabilimit, fizioterapistë dhe infermierë, në mënyrë që të ndihmojnë familjen e kampionit për të shpejtuar përmirësimin e tij.“-shkruhet në hyrje të artikullit të Bild. Në pesë vitet e fundit, zyra e vjetër e Schumit është shndërruar në një dhomë…

Read More

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka kritikuar qëndrimin e mbajtur pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama për bisedimet Kosovë-Serbi. Duke e cilësuar të papranueshme retorikën e përdorur, Ministria e Jashtme ruse i cilëson të papranueshme këto deklarata dhe thotë se deklarata të tilla minojnë stabilitetin dhe klimën e besimit në rajonin e Ballkanit dhe komplikojnë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, raporton Sputnik. “Deklaratat e fundit të kryeministrit shqiptar Edi Rama për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë janë të papranueshme dhe komplikojnë negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova…

Read More

“25, 19, 30, 27…”. Këto janë disa nga shumat që qytetarët paguajnë çdo muaj për konsumin e ujit. Megjithatë, në raportin vjetor të 2018, Enti Rregullator i Ujit vlerëson se në bazë të të ardhurave të familjeve shqiptare, ata mund të përballojnë rritjen e çmimit. “Niveli prej 5% i shpenzimeve mesatare mujore të një familjeje, përllogaritur nga INSTAT, tregon se ka ende hapësirë për të përballuar rritjen e tarifave”, thuhet në raport. “Të rritet akoma?! Unë kur e hap çezmën, edhe vaji s’më dhimbset aq shumë”, thotë një qytetare. “Nuk e përballoj të rritet, s’kam para ta përballoj. 25 e…

Read More

Ministria e Jashtme ka reaguar pas skandalit të publikuar në media për humbjen e pasaportave shqiptare që transportoheshin në Greqi. Në një komunikatë për mediat, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka shpjeguar të gjithë itinerarin e transportit të pasaportave, ndërkohë që theksuar se pako e pasaportave u vodhën nga makina e konsullit duke hequr përgjegjësinë nga vetja. “Gjatë transportimit të tyre nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë, në një nga ndalesat e bëra për në ambasadën tonë, pikërisht në rrugën Agion Asomaton të lagjes Thisio, Athinë, prej orës 22.50 deri në orën 00.10, automjeti…

Read More