Pavarësisht se si ndiheni për faktin se jeni ende beqare, është e vërtetë se numri i femrave beqare është në rritje. Megjithatë, është e vështirë të konstatohet nëse vet duan të qëndrojnë beqare ose nëse janë të lumtura vërtet. Ndoshta pabarazia demografike apo bota moderne thjesht nuk u ofron opsion tjetër. Ekspertët kanë vendosur ta hulumtojnë më thellë këtë temë dhe kanë zbuluar se femrat beqare faktikisht janë më të lumturat,. Fillimisht duhet ta kemi parasysh faktit se femrat në lidhje përkushtohen më shumë. Normalisht ky është përgjithësim, por nuk është befasi për askënd fakti se femrat janë ato të cilat…
Author: tirana
Nëse Flamur Noka zgjodhi veshjen sportive me xhins për ditët e Kuvendit kur ka mbledhje në komisione, kolegu i tij socialist Ervin Bushati e çon në një shkallë më lart pamjen e tij sportive. Krahas veshjes komode me xhup sportiv, deputeti është parë me një çantë shpine të bardhë, ku ishte vizatuar spidermen-i. Nuk e dimë nëse është çanta e tij apo e fëmijëve, por e vërteta është se Bushati e ka mbajtur atë çantë gjatë gjithë kohës dhe nuk ka pasur ndonjë fëmijë me vete, shkruan panoramaplus. Mbase, në kohën e lirë Ervin Bushati mund të jetë shumë më…
Orhidea Latifi e njohur për publikun si Kida ka shkuar në Stamboll për ta shijuar motin e mirë që po mbizotëron ditëve të fundit. Ajo atje është parë me gruan e kolegut të saj, Ermal Fejzullahut, Arianën, me të cilën ka një shoqëri shumë të afërt. Kida ka postuar disa fotografi me fustan të verdhë dhe atlete ku duket shumë në formë dhe fotogjenike. Artistja së fundmi ka përfunduar kontratën me labelin ‘On Records’ dhe tani po vazhdon karrierën e saj e vetme.
Shumica e shoferëve, sidomos ata me eksperiencë, e drejtojnë makinën shume natyrshëm dhe nuk e kanë ndoshta mendjen se si i kanë vendosur duart në timon. Mirëpo, edhe ky veprim që mbase ju e bëni përditë tregon shumë për karakterin tuaj. Për të kuptuar më shumë mbi personalitetin tuaj, shikoni fotografitë e mëposhtme dhe përcaktoni se si e mbani ju timonin. 1. Jeni të thjeshtë dhe të dashur Ju e shijoni jetën me një lloj ankthi pozitiv. Keni sens të madh të humorit dhe kjo është arsyeja pse jeni gjithmonë të rrethuar nga miqtë. 2. Logjik Jeni person shumë i…
Shqiptarët në Greqi vijojnë të sjellin probleme për policinë e për drejtësinë greke. Së fundmi mësohet se një arratisje spektakolare ka ndodhur ditën e djeshme në Athinë, ku tre të prangosur kanë mundur të dalin nga makina e policisë që po i transportonte. Bëhet fjalë për një shqiptarë një algjerian dhe një grek, të cilët sapo makina e policisë ishte ndaluar në semafor, mundën të dalin prej aty dhe të ikin në drejtim të paditur. Janë të paqarta rrethanat se si ata mundën të arratiseshin. Për këtë ngjarje ka nisur edhe një hetim i brendshëm në polici.
NGA JONILA GODOLE/ Kur turmës së zemëruar të protestuesve që ishte nisur fillimisht nga Qyteti Studenti për te Blloku që të përballej me Ramiz Alinë dhe shpurën e tij, më 20 shkurt 1991, ia devijuan rrugën drejt sheshit “Skënderbej”, shumë pak njerëz patën kohë të analizojnë manovrën e qëllimtë. Revolta qytetare duhet të shfryhej mbi statujën prej bronzi, duke e kanalizuar gjithë urrejtjen e tyre te figura historike e “udhëheqësit”. Pasardhësi dhe Byroja Politike duhet të kalonin në plan të dytë nëse nuk donin të kishin fatin e Çausheskut. Statuja e Hoxhës jo vetëm u rrëzua me dhunë në atë…
Opozita vendos për radikalizimin e qëndrimeve. Komisioni Europian – kundër vendimit të opozitës për të lënë mandatet parlamentare. Të enjten protestat e radhës. Opozita në Shqipëri kërkoi të hënën (18.02.2019) largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kërkesa erdhi menjëherë pas vendimit të saj për të djegur mandatet parlamentare, të propozuar nga lideri i Partisë Demkokratike (PD, Lulzim Basha dhe mbështetur nga partitë e tjera opozitare. Ajo publikohet pas protestën masive të 16 shkurtit kur opozita nuk ia doli mbanë të largojë kryeministrin Rama dhe të rrëzojë qeverinë e tij. Lideri i PD, Lulzim Basha, i cilësoi…
Xhenxhefili dhe shafrani janë super ushqime të cilat janë përdorur me mijëra vjet për arsye të ndryshme për shkak të vetive të shumta shëndetësore që i kanë. Ata janë mënyrë natyrale për ta mbushur trupin me energji, për ta luftuar inflamacionin në trup, për ta përmirësuar kualitetin e gjumit, për t’u relaksuar, për t’i lehtësuar dhimbjet dhe për ta përmirësuar shëndetin në shumë mënyra. Këto janë disa prej të mirave shëndetësore të xhenxhefilit:– E forcon sistemin e imunitetit– Ndihmon në sistemin e tretjes– I lehtëson dhimbjet e muskujve– E trajton marramendjen– I përmirëson aftësitë kognitive– Ju relakson– E zvogëlon inflamacionin–…
Reperi i famshëm Mozzik i cili po jeton në Zvicërr bashkë me gruan e tij Loredanën duket se po shijon të qenurit baba. Ata jane bërë prindër të një vajze vitin e kaluar, të cilën e kanë emëruar Hana. Të dy janë shumë të dhënë pas vogëlushes e as nuk hezitojnë të tregojnë përkushtimin ndaj saj me anë të fotografive e të videove. Hanës po ashtu sapo ka lindur, i kanë hapur një llogari në rrjetin social “Instagram” ku ka rreth 250 mijë ndjekës.
Nga Alfred Peza Në një intervistë të dhënë DW Presidenti i Republikës ka thyer më në fund heshtjen duke folur për çështjet që shqetësojnë vendin. Interesante duket qëndrimi i tij kur thotë:”Është koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga kryeministri, të cilët duhet të kuptojnë që përgjegjësitë kryesore për qeverisjen e vendit janë të tyre.”Ia tha i pari Ylli Manjani. Edhe Lenini thoshte një hap para dy hapa pas, ndërsa Presidenti ynë ka një formulë interesante që vendi të eci përpara: Të…
Më 14 të këtij muaji, në kanalin “Youtube” u lançua projekti muzikor “That’s Mine” në mes Gashit dhe Ledri Vulës. Ky është dueti i parë i dy reperëve të suksesshëm shqiptar. Kjo këngë u prit jashtëzakonisht mirë nga audienca shqiptare, pasi që për pak ditë u klikua mbi një milion herë në Youtube. Ndryshe, kjo këngë premierë u dha në festivalin Sunny Hill në Prishtinë, ndërsa videoklipi u realizua po ashtu në Kosovë.
Afrona Dika vazhdon të jetë shpesh e komentuar në mediat rozë. Modelja dhe e fejuara e Bleros, përmes fotove të saj të postuara në rrjetet sociale, tregon edhe stilin e saj moderrn dhe klasik njekohesisht. Në një fustan të zi, e grimuar me shije, ajo duket mjaftë elegante. Kujtojmë që çifti pritet ta kurorëzojnë këtë vit dashurinë e tyre me një dasmë.