Author: tirana

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se djegia e mandateve nga opozita nuk i shërben aspak politikës shqiptare. Sipas tij, heqja dorë  nga mandatet është një proces institucional dhe kjo kërkon kohë. Avokati i pranishëm në emisionin “ Dritare me Rudinën” në News 24 u ndal edhe tek deklarata  e ambasadës amerikane, e cila sot deklaroi se vendimi i opozitës për djegien e mandateve do të cenojë themelin e demokracisë. Ngjela the se shkaku kryesor që ka prodhuar këtë lëvizje politike të opozitës është bërë KLGJ-ja dhe KLP-ja. “E prisja. Por është hapi i parë. E mira është që mos të në…

Read More

Janaq Xega, 46 vjeç, banues në fshatin Xarrë Konispol, është arrestuar dje nga Policia pasi rezultonte person i dënuar. Xega, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, është dënuar në tetor 2018 me 2 vite e 10 muaj burg për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. 46-vjeçari ka tentuar të djegë me lëndë djegëse “benzinë” Pilo Pando, 60 vjeç, në banesën e këtij të fundit për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në maj 2017, ku pas arrestimit, Xega u hetua në gjendje të lirë. Arrestimi i 46-vjeçarit është bërë në momentin kur ai ishte duke punuar në…

Read More

Në vitet ’90-92′, “ligjin” në Tiranë, të paktën në zonën e Stacionit të Trenit e deri tek ish-Fusha e Druve, e bënin dy grupime djemsh, që në atë kohë njiheshin si “Djemtë e Rrugës Bardhyl” dhe “Djemtë e Trenit të Vjetër”. Të parët udhëhiqeshin nga Gazmend Muça, ndërsa grupi tjetër nga Naim Zyberi. Por ndryshe nga “trimëritë” e atëhershme, që shkonin deri në vendosjen e ndonjë gjobe ndaj tregtarëve të vegjël, pas pak vitesh kohët ndryshuan, po ashtu edhe “trimëritë”. Tregu i drogës ishte më fitimprurësi dhe çdo ditë e më shumë bëhej edhe më i lakmuar nga “gangsterët” e…

Read More

Të përjetosh divorcin nuk është e thjeshtë, por ama disa emra të njohur shqiptarë kanë mundur të ringrihen, të rinisin jetën pas ndarjes e madje edhe të gjejnë sërish dashurinë. Dikush më herët e dikush më vonë disa VIP-a të njohur e kanë lënë pas divorcin e kanë nisur romanca të reja dashurie në krahët e dikujt tjetër. Ndonëse hezitimi për të ndarë diçka më shumë me publikun I ka penguar në fillimet e romancave të reja, 8 VIP-at e zgjedhur nga bordo.al nuk ia kanë dalë ta mbajnë lumturinë për vete e madje nga ‘dashuritë e dyta’ kanë rikrijuar…

Read More

Noizy është një nga reperët më të mirë shqiptarë, fama e së cilit i ka kaluar kufinjtë e vendit tonë pasi ai dëgjohet në shumë shtete të Evropës. Nëse e mbani mend, në këngën “A të kujtohet” Noizy mori në klip modelen e famshe serbe Jenna Jenovich, e cila numëron mbi 2.3 milion ndjekës në Instagram. Ajo gjithmonë shfaqet seksi dhe në formën e saj më të mirë në fotot që poston në rrjete sociale..Por pas klipit në këngën e Noizyt u hapën fjalë se dyshja ishin në një lidhje, por këtë nuk e morëm vesh nëse ishte e vërtetë…

Read More

Politika dhe oferta zyrtare e Serbisë është përkufizimi. Pavarësisht se kjo është përmendur si mundësi, ka qenë shefi i diplomacisë serbe që ka tensionuar politikën në Serbi, pasi gjatë një konference u tha gazetarëve prerë se cila është oferta dhe se ajo nuk nënkupton vetëm territore e kufij. “Kjo që pyesni ju për përkufizimin se ku do të jetë linja, këtu bëhet fjalë për pronat, mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe pyetje të ndryshme, si asociacioni i komunave dhe çfarë do të ndodhte me serbët që ngelen të jetojnë atje, por kjo nuk mund të zhvillohet si ide pasi nuk kemi…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha po përgatitet për lëvizjen finale që do të shkrijë deputetët dhe kandidatët pas tyre në lista, duke e nxjerrë Partinë Demokratike përfundimisht jashtë parlamentit. PD po bën gati dokumentin me përmbajtjen e qëndrimit politik duke mbledhur deklaratat e 194 demokratëve, duke përfshirë këtu 43 deputetët dhe të gjithë kandidatët që vijnë pas tyre në lista dhe që do të duhet të zëvendësoheshin. Deklarata më pas do t’i dorëzohet komisionit të mandateve. Deklaratat do jenë individuale pasi ligji i ndalon ato kolektive. Ndërsa deklaratat e kandidatëve do dorëzohen në KQZ.

Read More

Nga Skënder Minxhozi Sa kohë në Shtëpinë e Bardhë ndodhej Barak Obama dhe Departamenti i Shtetit konsiderohej si një “çerdhe soroistësh” nga e djathta shqiptare, qëndrimet zyrtare amerikane ndaj ngjarjeve në Shqipëri shiheshin të gjitha me dyshim brenda rreshtave të opozitës. Pas ardhjes së Donald Trump në krye të SHBA në janar 2017, shumëkush në Tiranë priti me kuriozitet një ndryshim të afërt linje qëndrimi ndaj rajonit dhe Shqipërisë. Si fillim u përfol ikja e shpejtë ambadadorit Donald Lu, çka nuk u verifikua, pasi Lu jo vetëm vazhdoi të qëndrojë edhe një vit tjetër në Tiranë, por u konfirmua në…

Read More

Deputeti i Durrësit Lefter Koka ka dalë kundër vendimit të grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim për djegien e mandatit e në këtë mënzrë kundër gjithë opozitës. I kontaktuar nga tirananews.al, kunati i tij i cili është një nga aleatët e Lulzim Bashës, Agron Duka e cilësoi këtë qëndrim të Kokës si një vendim individual. “Është vendim individual”, tha aleati i Bashës. Lefter Koka është deputeti i parë që ka dalë kundër vendimit të opozitës për të djegur mandatet. Ai konfirmon se nuk do u bashkohet deputetëve të tjerë të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të djegur mandatet, pasi po përdoren…

Read More

Partia Demokratike zhvilloi një mbledhje me kryesinë, ku u miratua djegia e mandateve me votë unanime nga të gjithë deputetët e kësaj force. “Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetvete. Djegia e mandateve është alternativa e fundit që i është lënë opozitës që të arrijë një qëllim madhor. Të shembë një qeveri të krimit, për krimin dhe nga krimi, dhe ti japim shqiptareve një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit”, tha Basha në një deklaratë për mediat. Sakaq ai i ka dhënë përgjigje edhe reagimit të ambasadës SHBA, ku kjo e fundit deklaroi më herët se largimi nga…

Read More

Zbardhen pjesë nga dëshmia në gjyq e ish kreut të Policisë Bashkiake në Tiranë, Florenc Hoxha, i cili u vu në prangat e policisë mbrëmjen e protestës së 16 shkurtit. Hoxha ka pretenduar para trupës gjykuese se policia ka ushtruar terror dhe dhunë gjatë arrestimit ndaj tij, familjes dhe fëmijëve të mitur. Duke mos mohuar shkatërrimin e veprës së artit të quajtur “Kërpudha” gjatë protestës para Kryeministrisë, Hoxha thotë se do të jetë i pranishëm edhe në protesta të tjera kundër kësaj qeverie. Florenc Hoxha pretendon se policia hyri në banesën e tij me maska dhe terrorizoi familjarët duke i…

Read More

Regjisorja Najada Elmazi tregon për dëshirën e saj për të adoptuar një fëmijë, por ajo që e pengon është mentaliteti dhe familja e saj. E ftuar te emisioni ‘Rudina’, Najada u shpreh se nuk u lejua nga familja e saj. ‘Doja të birësoja një fëmijë për t’i dhënë një strehë, dashuri. Por familja më doli kundër. Hezitimi dhe pengesa e parë ishte familja që nuk më mbështetën dhe arsyet kishin të bënin me paragjykimin: ‘Nuk është fëmija yt’. Ka shumë paragjykime të tilla tabu në vendin tonë’, tha regjisorja.

Read More