Deputeti i Durrësit Lefter Koka ka dalë kundër vendimit të grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim për djegien e mandatit e në këtë mënzrë kundër gjithë opozitës.
I kontaktuar nga tirananews.al, kunati i tij i cili është një nga aleatët e Lulzim Bashës, Agron Duka e cilësoi këtë qëndrim të Kokës si një vendim individual. “Është vendim individual”, tha aleati i Bashës.
Lefter Koka është deputeti i parë që ka dalë kundër vendimit të opozitës për të djegur mandatet. Ai konfirmon se nuk do u bashkohet deputetëve të tjerë të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të djegur mandatet, pasi po përdoren nga Sali Berisha. ‘Mandati im nuk mund të përdoret asesi për t’i vënë flakën institucioneve shtetërore apo parlamentit shqiptar’ thotë ai, ndër të tjera. / tirananews.al
