Kampioni i Botës, në Formula 1, Luis Hamliton dhe këngëtarja Nikol Sherzinger para disa vitesh kishin një lidhje të gjatë në kohë, që për një sërë arsyesh u prish në vitin 2015. Kur ata dhe të gjithë e kishin harruar lidhjen e tyre, del në pah një video intime, në të cilën ata puthen në shtrat. Siç raporton “Daily Mail” kjo video është bërë publike pa dëshirën e Sherzinger dhe Hamilton, pasi hakerat e gjetën dhe nuk ngurruan aspak ta hedhin në rrjet. Kjo video intime është xhiruar me celular në momente speciale mes çiftit. Siç mesohet Nikol është zemëruar…
Author: tirana
Zv/ kryeministri Erjon Brace ka reaguar pas deklaratës së fortë të Ambasadës së SHBA-së drejtuar opozitës shqiptare për të mos djegur mandatet e deputetëve. Braçe e cilëson si një grusht të rëndë të Amerikës kundër opozitës shqiptare. Deklarata e plote e Erjon BracesGRUSHTI I RENDE I AMERIKES Deklarate e Qeverise Amerikane percjelle permes Ambasades Amerikane ne Tirane: Një demokraci e shëndetshme kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstruktive brenda institucioneve kushtetuese. Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament, minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë…
Deputeti Ditmir Bushati, njëherësh drejtues politik i qarkut Shkodër për Partinë Socialiste, ka folur nga studio e ERTV mbi turin “Bashkia që duam” të ndërmarrë nga qeveria dhe Kryeministri Rama, që këtë herë ndaloi në Bashkitë Pukë, Fushë Arrëz, Vau i Dejës. Për Ditmir Bushatin, ky tur është një mënyrë për të kuptuar se si partia socialiste mund të korrigjojë punët e saj dhe objektivat, ndërsa qeveria në asnjë moment nuk ka bërë asnjë dallim mes bashkive që administrohen nga njerëzit e PS dhe atyre që drejtohen nga kundërshtarët. Por cilat kanë qënë prioritetet strategjike të qeverisë Rama për këto…
Për Ditmir Bushatin, drejtuesin politik të Partisë Socialiste për Qarkun Shkodër, qyteti i Shkodrës si një qendër qarku ka një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi, por për fat të keq Bashkia Shkodër sipas tij, nuk ka qënë në lartësinë e prishmërive që kanë patur qytetarët. I ftuar në studion e ERTV-së, deputeti ka folur mbi performancën e bashkisë Shkodër, që drejtohet nga demokratja Voltana Ademi, duke numëruar disa dështime mbi mënyrën se si është menaxhuar potenciali i kësaj zone. “Bashkia Shkodër ka një potencial të madh zhvillimi sepse është qendër qarku, por është e dukshme që bashkia Shkodër nuk ka qënë…
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, e ka një shpjegim se përse deputeti i LSI-së, Lefter Koka, doli kundër vendimit të opozitës për të djegur mandatin e deputetit. Në një postim në “Facebook”, Malltezi tha “Lefteri po detyrohet nga Rama për shkak të një firme të hedhur “Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Këtij hallexhiut i deklarova 14 muaj më parë “Pendohu, bëhu dëshmitar i drejtësisë” lidhur me aferën kriminale të inceneratorëve ku Rama-Ahmetaj po përlajnë 178 milionë euro, por Teri ka firmos për këtë aferë dhe tani do hedhë vallen sipas Ramës. 14 muaj që qeveria…
Analisti Andi Bushati, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 komentoi vendimin unanim të opozitës së bashkuar për t’i djegur mandatet e deputetit. Nëse një gjë e tillë ndodh tha Bushati, Parlamenti e humb kuptimin dhe asgjësohet pluralizmi. “Lëvizja e tanishme e opozitës gjithmonë nëse i shkohet deri në fund është e këtij niveli. Parlamenti humb kuptimin dhe bëhet njëngjyrësh. Kjo do të thotë asgjësim i pluralizmit, lënie e Ramës në një sistem monopartiak. Më ka çuditur uniteti i opozitës, prisja të kishte më shumë rrjedhje, por më duket aq e unifikuar sa them mos…
Rikthehet Champions League dhe nis me dy supersfida për fazën e 1/8-ve. Liverpooli do të përballet me Bayern Munich në “Anfield”. Liverpuli, sezonin e kaluar shkoi deri në finale e Championsit, por u mund nga Real Madridi. Edhe këtë sezon ata janë një ndër ekipet më favorite për të shkuar në finale, ndonëse jo për ta fituar. Edhe Bayern paraqitet në formë të mirë dhe pritet të dhurojë spektakël. Ndeshja e dytë është mes Barcelonës dhe Lyonit, e cila do të luhet në Francë.
Pasditen e sotme, në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, u diskutua ligji më i ri në Francë, i cili kërkon zëvendësimin e fjalëve “nëna” dhe “babai” me termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në të gjitha institucionet zyrtare, për të zvogëluar diskriminimin e fëmijëve me prindër të së njëjtës gjini. Si pjesëtar i komunitetit LGBTI, Elton Ilirjani u bë pjesë e debatit nëpërmjet një lidhje në Skype, për të shprehur mendimin e tij mbi çështjen në fjalë. Ai tregoi qëndrimin e tij kundër, duke theksuar se pavarësisht të gjithave, mbetet konservator në ide dhe është besnik i modelit të…
Gastropathy është një term i përgjithshëm që përdoret për sëmundjet e stomakut. Shumë sëmundje të stomakut janë të lidhura me infeksionin. Historikisht është besuar gjerësisht se ambienti shumë acid i stomakut e bën atë rezistent ndaj infeksioneve të ndryshme. Megjithatë një numër i madh studimesh kanë treguar se në shumicën e rasteve me gastrit, ulcera të stomakut apo kancer të tij, janë të shkaktuara nga infeksioni i mikrob it Helicobacter pylori. Ky mikrob arrin të mbijetojë nëpërmjet sekretimit të enzimave (ureaza) që neutralizojnë acidin klorhidrik të stomakut. Ka edhe shumë çrregullime apo sëmundje kronike që ndikojnë në funksionin e stomakut.…
Ndarja nga jeta e ikonës së modës Karl Lagerfeld në moshën 85-vjeçare ka trishtuar shumë përveç familjareve edhe miqtë, kolegët e admiruesit e tij. Në mesin e tyre është edhe modelja e famshme shqiptare Emina Cunmulaj, e cila në profilin e saj në “Instagram” ka ndarë disa momente të saj nga sfilata “Chanel”. Por gjithashtu ajo kujton edhe mënyrën e veçantë se si është njohur me dizajnuesin me famë botërore. Emina ka treguar se Karl është kujdesur gjithmonë që të dinte shumë për kulturën e vendit të origjinës së saj. Në të njëjtën kohë, modelja ka treguar se Lagerfeld e…
Një demokraci e shëndetshme kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstruktive brenda institucioneve kushtetuese. Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme. Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë. Nëse dështoni të…
Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike i ftuar në emisionin “Top Talk” i është përgjgjur kritikave të ndërkombëtarëve për diegjen e mandateve. Nishani iu përgjigjet me faktin se detyra e tyre është respektimi i parimeve të përgjithshme të tyre, por se ata nuk e duan Shqipërinë më shumë sesa vet shqiptarët, e veçanërisht ata që kanë vendosur të jetojnë këtu. Pjesë nga intervista: Le të flasim pak për faktorin ndërkombëtar, qoftë atë të akredituar në Tiranë, ashtu dhe ata që kanë folur nga Brukseli. Reagimet janë jopozitive sa i përket djegies së mandateve…