Author: tirana

Pas kontrolleve të kryera në banesat e gjyqtarëve të cilët ndryshuan drastikisht vendim për Dritan Dajtin, dalin detaje të reja. Mësohet se kontrolli është bërë në 5 banesa dhe pas tyre është shoqëruar në polici gjyqtari Skënder Damini. “Panorama” raporton se ai është shoqëruar në policinë e Tiranë me urdhër të Prokurorisë, por avokati i tij mbrojtës thotë se nuk ka asnjë urdhër ndalimi ndaj klientit te tij. Mësohet se gjatë kontrollit në banesë atij i janë gjetur fishekë dhe 17 mije euro, te futura në një sirtar se bashku me te brendshme grash, sikunder duket në ketë foto te…

Read More

Policia e shtetit bën me dije se gjatë ditë së nesërme në kryeqytet do të aktivizohen rreth 1300 efektivë policie të komisariateve të Tiranës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat Shqiponja, FNSH, e RENEA. Rreth 900 punonjës të rendit do të vendosen vetëm te Kryeministria. Kujtojmë se para pak minutash Policia e Shtetit dha edhe një deklaratë zyrtare ku bënte me dije se elementë të rrezikshëm kriminalë janë të përgatitur për dhunë. Ndryshe nga herët e tjera, raportohet se nëtë protestë do ketë më pak efektive femra. Kryeministri Edi Rama ndërkaq, ndodhet në Vlorë ndërsa janë marrë masat për…

Read More

Modelja e njohur e cila numëron miliona ndjekës në llogarinë e saj në “Instagram” ka mahnitur edhe një herë me linjat e saj bombastike. Jojo Babie ka publikuar foto te reja në të cilat ka shfaqur format me të brendshme me ngjyrë të bardhë e në të cilat dukej “përvëluese”, shkruan Indeksonline. “Me ty çdo ditë është Shën Valentin, të dua” ka shkruar Jojo Babie në mbishkrimin e imazhit. Ndryshe, Jojo e cila bëri famë pikërisht për shkak të linjave të saj ‘perfekte’ konsiderohet edhe si rivalja më e madhe e yllit televiziv, Kim Kardashian.

Read More

Nuk mbahet mend që kur Genta Ismajli ka qenë në një lidhje, të paktën publikisht prej vitesh dimë që ajo është single. Por mos vallë duhet ta mendojmë edhe një herë këtë që sapo thamë?! Në të vërtetë nuk e dimë nëse aktulisht këngëtarja seksi është në një lidhje, ama ditën e Shën Valentinin ajo ka postuar disa foto në të cilat duket më shumë se sensuale. E zhytur brenda një vaske plot me petale trëndafili, e veshur me të brendshme seksi dhe me një gotë shampanjë në dorë, 35-vjeçarja ka uruar ditën e shën valentinit. “Gëzuar nga unë dhe…

Read More

Moderatorja e njohu, Roza Lati është një prej femrave më me stil. Edhe në imazhet e fundit që ajo ka publikuar në ‘Instagram’ ka ardhur me një veshje mjaftë trendi, shkruan Indeksonline. Roza dukej plotë sharm dhe mahnitëse derisa ka shkëlqyer me grimin më të theksuar. Ndryshe, për ditën e të dashuruarve Roza ka publikuar disa imazhe gjysmë e zhveshur derisa ka mbuluar pjesët intime me trëndafila.

Read More

Banka Kombëtare Tregtare është banka më e madhe dhe më vjetër në Shqipëri, me më shumë se 2.9 miliardë USD depozita dhe një kapital të nënshkruar prej 274 milionë USD për vitin 2018-të. Në të njëjtin vit BKT është vlerësuar si banka më e mirë në vend nga revista britanike ‘The Banker’. Gjatë fjalimit përshëndetës të mbajtur në nëntor në ceremoninë e dhënies së çmimit, kryetari i bordit drejtues, Mehmet Usta theksoi se ky vlerësim tregon qartë pozicioni dominues të BKT në tregun bankar shqiptar. “Në BKT, ne i kuptojmë oraret e zgjatura, këmbënguljen, vizionin dhe përkushtimin e nevojshëm për…

Read More

Po i afrohet moshës 48 vjec dhe është e dëshpëruar të ketë një fëmijë. Edhe pse e kërkon prej 20 vjetësh një gjë të tillë, lufta me sëmundjen e rëndë të kancerit ia ka vështirësuar shumë plotësimin e ëndrrës së saj. Shanne Doherty, e njohur më shumë për rolin e Brendës tek Beverly Hills 90210 ka luftuar më kancerin në gjoks, të cilin arriti ta mposhte një herë dhe e luftoi sërish pasi u rishfaq. Tani përballet dhe me një tjetër realitet të vështirë: menopauzën shkruan Bordo. Që të shpëtojë prej saj i nevojitej estrogjen, por nuk merr dot për…

Read More

Kjo pjesë e bashkëbisedimit me deputetin Spartak Braho përqendrohet mbi një dorëshkrim të ish-ministrit të Brendshëm të partisë Demokratike Halit Shamata në vitet 1996-97. Në të vërtetë këto dy vite kanë qenë të ngjeshura me ngjarje dhe konflikte politike,sikurse ishin zgjedhjet e manipuluara të 26 majit 1996, dhuna ndaj opozitës në sheshin Skënderbej dy ditë më pas, më 28 maj, mandej lulëzimi dhe falimentimi i firmave piramidale të fajdeve dhe rebelimi popullor në pranverën e 1997-s. Deputeti Spartak Braho që është jo vetëm një dëshmitar i dorës së parë për ato ngjarje si qytetar dhe politikan, por edhe një hulumtues…

Read More

Të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree” për të folur mbi dashurinë ishin çifti i njohur i aktorëve shqiptarë, Ervin Bejleri dhe Gladiola Harizaj. “E di sa zihemi ne? Pafund. Nga mëngjesi deri në darkë. Ndonjëherë na shohin ‘me dyshim’ komshinjtë”, u shpreh Ola. “Të dashuruarit zihen për gjithçka”, tha Ervini. “Unë e kam shumë besdi të ngrihem e para në mëngjes dhe prandaj zihemi”, u shpreh Ola.

Read More

Të dashuruarit bënë dhurata, dedikime, darka romantike festuan diten e tyre me njeriun e zemrës këtë 14 shkurt. Ndërsa sot është dita e beqarëve, pra ata që ende nuk kanë gjetur gjysmën e tyre “festojnë” sot. Le të njihemi me disa prej beqarëve meshkuj më të lakmuar të showbiz-it shqiptar, që vajza, për fat të mirë janë ende në “treg”. Ledri Vula Nik Xhelilaj Gjasat që Niku të gjejë një të dashur që jeton në Shqipëri ndoshta nuk janë të mëdha, pasi prej vitesh aktori simpatik po vijon karrierën e tij në Turqi e jo vetëm. Edhe pse nuk ka…

Read More

Kur vjen puna tek memorizimi i momenteve, situatave, gjesteve apo sendeve që përkojnë me historinë e dashurisë së një çifti, le ta pranojmë që meshkujt nuk e kanë pikë të dobët! Apo mos duhet ta mendojmë edhe një herë këtë konstatim, sepse duket se Alfio nuk është ky rast! Mund të mbani mend takimin tuaj të parë, çfarë veshi ajo, çfarë konsumuat apo çfarë biseduat, por të ruanit paketimin e çajit të parë që keni pirë së bashku, me siguri pak ose aspak mund ta kenë bërë. Por ja që Alfio e paska bërë, ai ka ruajtur ambalazhin e çajit…

Read More

Nga Shkodra ish-zëvendëskryeministrja Senida Mesi shprehet se do të ishte e lumtur nëse do të propozohej për të qenë kandidate për kryetare bashkie në Shkodër. Deputetja Mesi në deklaratën e saj gjatë inspektimit në punimet për projektin ADISA i lë derën hapur socialistëve për ta propozuar si kandidate. Mesi u shpreh se në Shkodër ka ardhur momenti që të ketë një ndërrim të pushtetit dhe se do të ishte e nderuar në rast se e propozojnë. Po ashtu Mesi u shpreh se Shkodra ka shumë potenciale në radhët e PS për të kandiduar.

Read More