Pas kontrolleve të kryera në banesat e gjyqtarëve të cilët ndryshuan drastikisht vendim për Dritan Dajtin, dalin detaje të reja. Mësohet se kontrolli është bërë në 5 banesa dhe pas tyre është shoqëruar në polici gjyqtari Skënder Damini.
“Panorama” raporton se ai është shoqëruar në policinë e Tiranë me urdhër të Prokurorisë, por avokati i tij mbrojtës thotë se nuk ka asnjë urdhër ndalimi ndaj klientit te tij.
Mësohet se gjatë kontrollit në banesë atij i janë gjetur fishekë dhe 17 mije euro, te futura në një sirtar se bashku me te brendshme grash, sikunder duket në ketë foto te siguruar nga “Panorama”.
Gazetarja e “Panorama” raporton se “Gjyqtari Damini është marre ne pyetje ne Drejtorie e Policise se Tiranës. Ai ka dhëne vetëm një deklarate ne prani te avokatit per sendet e sekuestruara gjate kontrollit ne banese dhe pasi ka firmosur është lenë i lire”.
Pyetur nga mediat, ne kohen e futjes qe la banesën, vete gjyqtari Skënder Damini nuk ka pranuar të japë asnjë koment për gazetarët të cilët ndodheshin pranë banesës së tij.
Sipas burimeve mësohet se për momentin për gjyqtarët nuk ka ende urdhër ndalimi apo arrestimi. Thjesht ndaj tyre është hapur një procedim penal nga prokuroria e Krimeve te Renda për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Ndërkohë që në momentin që forcat policore shkuan në banesën e Petrit Aliajt, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës ai nuk është gjetur aty dhe ka dyshime se mund të jetë larguar nga Shqipëria, por kjo mbetet për t’u konfirmuar.
Kërkesa për kontroll është bërë nga Krimet e Rënda, pas dyshimeve për korrupsion, por ende nuk ka një konfirmim nëse është shënuar një procedim penal për rastin.
Kontrolli i banesave ka nisur në orën 7 të mëngjesit të sotëm, njëkohësisht në në banesat e 3 gjyqtarëve, gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Skënder Damini, Petrit Aliajn, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikollën gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër.