Author: tirana

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi ditën e sotme fondet që do marrin partitë politike për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në mbledhjen e sotme KQZ miratoi projektvendimin “Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019”. Kështu Partisë Socialiste i janë akorduar 86.6 milionë lekë të vjetra, Partisë Demokratike 52 milonë lekë dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim 27 milionë lekë. Ndërkohë Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet i janë akorduar 10 milionë lekë. Po ashtu Partisë Social Demokrate 7 milionë lekë dhe për LIBRA, janë akorduar 6 milionë lekë.

Read More

Velina Alesia Bami e cila iku me zhurmë të madhe nga emisioni ‘Stop”, ku shpreh se u shkakua me një sms dhe pa paralajmëruar, vetëm sepse kishte dhënë një intervistë në Top Channel. Por vetëm pak më shumë se 1 javë nga largimi i saj nga Stop, kemi mësuar destinacionin e ri të Alesia Bamit. Burimet kanë bërë të ditur se Alesia Bami do ti bashkohet stafit të ‘E Diell’ në Top Channel. Ajo do të bëjë rubrikën e ‘lotarisë’.

Read More

Ajo është një ndër moderatoret më simpatike shqiptare dhe shumë aktive në rrjetet sociale. Dojna Mema rubrikën “pyetje-përgjigje” në instastory e ka shumë të preferuar dhe së fundmi ka ndarë disa detaje shumë personale nga jeta e saj private. E pyetur nga një ndjekës nëse ka dashuruar ndonjëherë, Dojna ka rrëfyer se kjo ka ndodhur jo vetëm një herë. Madje, moderatorja ka treguar se cili është djali që i ka fituar zemrën për herë të parë, që kur ajo ishte në kopësht. “Të dukem nga ato që dashurohen vetëm një herë? Jam ‘dashuruar’ që në kopësht me njërin që më…

Read More

Një foshnjë e sapolindur u gjet e pajetë nga një i pastrehë, i cili po kërkonte mes mbeturinave për ushqim. Zbulimi u bë gjatë kësaj të diele, në një lagje periferike të Madridit, në Spanjë. Foshnja u gjet në distriktin Carabanchel Madrid, të Laguna Street. Foshnja ishte futur në një qese plastike ndërsa kishte ende kordonin ombelikal ngjitur. I shokuar, endacaku lajmëroi menjëherë policinë, e cila pritet të këqyrë kamerat e sigurisë së ambienteve përreth për të zbuluar personin që e flaku foshnjën në plehra. Megjithatë mbetet për t;u sqaruar nëse fëmija lindi i vdekur, apo ndërroi jetë pas braktisjes…

Read More

A e dini se trupi ynë ka nevojë për yndyrë? Por, kemi nevojë vetëm për një përqindje të vogël, aq sa nevojitet për të funksionuar trupi i njeriut. Yndyra e tepërt shkakton sëmundje kardiovaskulare, diabet dhe sëmundje e tjera serioze. Ne ju sjellim këtë recetë që ju ndihmon ta hiqni yndyrën e tepërt Përbërësit: -1 lugë kanellë -2 lugë mjaltë -250 ml ujë Së pari e ngrohni ujin, e kur të vlojë shtoni kanellën dhe e përzieni mirë. Më pas e lini të ftohet dhe shtoni mjaltin. Gjysmën e pini kur të shkoni në gjumë, e gjysmën tjetër pasi të…

Read More

Komisioni i medias po mban një seancë dëgjimore me pedagogët të cilët kërkojnë abrogimin e ligjit të arsimit të lartë pasi bie ndesh me konkurueshmërinë, diversifikimin e arsimit të lartë, frymën e kërkim zhvillimit. Pedagogu i fakultetit të Ekonomikut Rezart Prifti iu përgjigj të gjitha pyetjeve që kryeministri Rama bën këto ditë pedagogëve në lidhje me vlerësimin e titujve akademikë por dhe shitjen e librave në këmbim të notës. “Nuk na pyeti njeri ne qoftë për ligj qoftë për VKM. Ju harroni se ka ardhur një brez tërësisht i ri dhe i arsimuar jashtë më mirë se ato londinezët…

Read More

Disa konstatime për “detoksikimin” e organizmit mund të tingëllojnë shkëlqyeshëm, si më shumë energji, tretje më e mirë dhe pastrim i organizmit, por në të vërtetë është mit se trupit tuaj i duhet detoksikimi. Në të vërtetë, ju jeni të lindur me sistemin më të mirë detoksikues, i cili u nevojitet. Tërë detoksikimin tuaj e bëjnë mëlçia jua, veshkat, lëkura, mushkritë e zorrët. “Detoksikimet janë marifete marketingu, e jo realitet ushqimor”, thonë ekspertët nga „The British Dietetic Association“.

Read More

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka ironizuar me djalin e ish-kryeministrit Berisha, duke e pyetur pse ky i fundit nuk mundet të shkojë më në Amerikë. Balla ka publikuar dhe një foto, ku shihet duke biseduar Shkëlzen Berisha dhe Lulzim Basha. “Shkëlzen! Ti ke të drejtë që vazhdon leh, përderisa akoma drejtësia është mes dritës dhe errësirës dhe errësirën e kontrollon ti me tët atë! Por meqë sot dole nga strofkulla a nuk na thua, kur do shkosh në Amerikë?! Ose më saktë, pse gojet e liga thonë se nuk të japin më biletë për Amerikë as ty…

Read More

Thonë se secila femër është e bukur në mënyrën e saj. Edhe është, madje edhe nëse fizikisht nuk është shumë e hijshme, jo tërheqëse, e shëmtuar, por thjesht rrezaton. Sapo të flasë, ju duket e bukur.Janë, ndërkaq, katër veti të cilat edhe bukuroshen më të madhe e shndërrojnë në femer te shëmtuar. 1. Dëshira tepër e madhe për mahnitje të përhershme ajo me çdo çmim duhet të jetë në qendër të vëmendjes, e të gjithë ata që gjenden përreth saj t’i mahniten ASAJ. Femrat e tilla janë të zhurmshme dhe të pakëndshme në shoqëri. 2. Pajanecet . Mashkulli i dehur…

Read More

Një grua kërcënon me vetëflijim, pasi kundërshton ekzekutimin e vendimit nga Përmbarimi që kërkon t’i marrë shtëpinë. Ajo ka hipur në ballkonin e katit të tetë të pallatit në zonën e ‘9-katësheve’ në kryeqytet. Gruaja qëndron aty prej orës 10:15, ndërsa policia dhe zjarrfikësja janë larguar.

Read More

Zbuloni vendet më romantike në Evropë ku mund të bëni propozimin tuaj për Shën Valentin, aty ku merr më shumë se kudo tjetër kuptim dita e të dashuruarve. Në festën e të dashuruarve Bordo sjell një udhëtim në shtatë qytetet më romantike në Evropë, vendet ku mund të bëni propozimet që keni ëndërruar, por edhe të rikujtoni gjithçka keni kaluar deri tani, për ata që janë të martuar. Nga Parisi në dritën e Kullës Eifel në Pragë dhe Bruzh, në Sevilje apo Porto, Verona apo Vienë, mjafton të jeni në njërin nga këto qytete për të celebruar dahsurinë tuaj.

Read More