Nora Istrefi është mjaft e indinjuar. Ajo ka reaguar për rastin e fundit të ndodhur në Drenas, ku një polic ka përdhunuar një 16-vjeçare, të cilën e ka lënë shtatzënë dhe më pas e ka detyruar të abortojë. Ajo ka kërkuar burgim të përjetshëm për pedofilët.
Author: tirana
Një prej analistëve dhe aksionerëve të Fox News, Pete Hegseth ka pranuar në transmetim direkt se ai nuk i ka larë duart prej 10 vitesh duke thënë se “mikrobet nuk janë të vërteta”. Duke folur për “Fox dhe Friends”, Hegseth tha se mikroorganizmat infektive nuk ekzistojnë sepse nuk mund të shiheshin me sy të lirë. “Unë vaksinohem,” tha ai. Rrëfimi i tij erdhi pasi bashkëpronarët Ed Henry dhe Jedediah Bila e tallën atë se po hante picë me dorën e majtë. “Vendimi im për vitin 2019 është të them gjërat para kamerës ashtu siç i them jashtë kamerës,” shtoi Hegseth.…
Salman Rushdie është lodhur duke jetuar i fshehur. Më 14 shkurtin e vitit 1989, udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollah Khomeini bëri publikisht thirrje për vrasjen e shkrimtarit. Arsyeja ishte libri i shkruar prej tij, “Vargjet satanike”, që për klerikun iranian përbënte një fyerje të skajshme ndaj Islamit. Përmes një të ashtuquajture “fatva”, apo dekreti fetar, Khomeini i nxiti “myslimanët nëpër botë ta ekzekutonin autorin dhe botuesit e librit”, në mënyrë që askush tjetër “të mos guxonte më të fyente vlerat e shenjta të Islamit”. Khomeini, asokohe 89 vjeç, shtoi se kushdo që vritej në përpjekjet për të zbatuar këtë dënim…
Në prag të fillimit të Konferencës së 55-të të Sigurisë në Mynih, drejtuesi i saj Wolfgang Ischinger kërkoi të tregonte në një intervistë për “Deutsche Welle”-n se forca integruese e BE-së nuk cënohet nga shkëputja e Britanisë së Madhe. Ai nuk pajtohet në përgjithësi me përshtypjen se, BE-ja po pëson dëme nga dalja e Mbretërisë së Bashkuar. “Për mua është e rëndësishme që ne, në radhë të parë t’i tregojmë botës anglosaksone se është e gabuar përshtypja, që projekti i integrimit europian po shpërbëhet për shkak të ‘Brexit’-it. Në fakt, mbështetja për BE-në është rritur në shumicën e vendeve dhe…
Vizita në Kosovë e gjeneralit amerikan të Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr, është anuluar për shkak të tarifës së vendosur nga ekzekutivi kosovar ndaj prodhimeve serbe, si dhe refuzimit të qeverisë për heqjen e tyre. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama e njoftoi përmes një letre presidentin Hashim Thaçi për anulimin e kësaj vizite, duke e cilësuar një lajm jo të mirë për vendin. Në letër thuhet se, zyrtarë amerikanë në Kosovë e kanë njoftuar se Uashingtoni po shqyrton edhe masa të tjera, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK-në. Ambasada e Shteteve…
Kukësi e ka vendosur. Armando Cungu qëndron, një lajm që në fakt nuk duhet të përbënte lajm. Ka mjaftuar një humbje me Tiranën për të nisur thashethemnajën në lidhje me mundësinë e largimit të trajnerit, shembull i qartë i mungesës së durimit në futbollin shqiptar, qoftë ky edhe në aspektin mediatik. Një humbje padyshim që rëndon, sidomos kur je në një garë frenetike me Partizanin që nuk di të ndalet, por vënia në diskutim e trajnerit në këtë moment është vërtet e tepërt. Mjafton të shohësh kronikën e ndeshjes, Melo që gjuan me portën bosh pa mundur ta çojë në…
Regjimi në Iran i ka deri tani pozitat të forta falë dhunës dhe censurës, konstaton nga përvoja personale Jamshid Barzegar, në komentin e tij me rastin e 40 vjetorit të revolucionit. Por ndoshta jo edhe për shumë kohë. Kur revolucioni islamik para më shumë se dyzet vjetësh arriti të dëbojë Shahun, unë isha vetëm shtatë vjeç. Por kisha qenë në demonstrata, në të cilat më merrte me vete familja. Për ta thënë më saktë, ajo pjesë e familjes që e mbështeste revolucionin. Edhe familja ime, si shumë të tjera, ishte ndarë në dy kampe: në një shumicë kundër shahut dhe…
Turqia, rivali ynë në grupin eliminator të “Euro 2020” ka vendosur të bëjë ndryshime në stol. Federata turke e futbollit vendosi ta zëvendësojë rumunin Mircea Lucescu me teknikun Senol Gunes. Ky i fundit do të rikthehet në këtë post, që e mbante edhe 15 vite më parë. Gunes, i cili ishte trajner i Turqisë në mes të viteve 2002-2004, kur kombëtarja e këtij vendi përfundoi e treta në Kupën e Botës 2002, do të qëndrojë edhe në stolin e Besiktas deri në fund të sezonit. Trajneri Gunes pritet të punojë me ekipin kombëtar turk për ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Moldavisë,…
Vdekja e Emiliano Sala u shkaktua nga lëndimet në kokë dhe në trupin e tij, kështu konfirmoi ekspertiza e autopsisë në trupin e ish-futbollistit argjentinas. Trupi i Sala u nxor këtë javë nga rrënojat e avionit që ndodhej në fund të detit në Kanalin e La Mansh. Më pas u dërgua në një morg në Bournemouth, aty ku u kryen edhe ekzaminimet e shkaqeve të vdekjes së tij. Kujtojmë që 28-vjeçari po fluturonte me avionin tip Piper Malibu nga Nantes për në Cardiff, aty ku do të vijonte karrierën si futbollist. Ndërkohë që piloti David Ibbotson vijon të jetë i…
Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zannetti ka dhënë një intervistë për Goal.com, teksa preku situatën aktuale të skuadrës zikaltër dhe u ndal të flasë për Ronaldon te Juventus, e “Topin e Artë” të fituar nga Modriç. “Ne jemi me fat që kemi Lautaro, është një surprizë e madhe për mua, sepse unë nuk e njihja atë si person, por e pashë atë të luante dhe më pëlqeu shumë. Ai iu pëlqen edhe njerëzve të Interit. Nuk është e thjeshtë të përshtatesh në kampionatin italian, por ai është duke bërë një punë të shkëlqyeshme dhe do të ketë një të ardhme të…
“Britania duhet duhet të forcojë “letalitetin” e saj dhe të jetë gati për të përdorur ‘fuqi të rëndë’ kundër Rusisë dhe Kinës”. Kjo është deklarata më e fundit e ministrit britanik të Mbrojtjes Gavin Uilliamson që ka ndezur gjakrat me Moskën dhe Pekinin, teksa Londra përgatitet të vendosë anijet luftarake më të mëdha në ujërat e kontestuara të Paqësorit. Duke folur në Institutin e Shërbimeve Mbretërore në Londër, ai akuzoi Moskën se po “rigjallëron” dhe po rrit arsenalin ushtarak të saj për të arritur që të rivendosë nën orbitën e saj ish-shtetet sovjetike si Gjeorgjia dhe Ukraina. Shefi i mbrojtjes…
Dieta me kos është një nga dietat e forta 7-ditore, e cila realizon një rënie në peshë mbresëlënëse: deri në 5 kg në javë! Dieta me kos është një dietë bashkëkohore, e cila bazohet në receta të pasura me proteina dhe të varfra me karbohidrate. Ajo siguron elementët e e nevojshëm ushqyes për organizmin nëpërmjet një ekuilibri ushqimor të përsosur dhe në të njëjtën kohë, pakëson ndjeshëm numrin e kalorive. Kjo bën që trupi për energjinë e nevojshme të sigurojë kaloritë nëpërmjet indeve dhjamore të depozituara, kryesisht në zonën e barkut, duke mundësuar në këtë mënyrë shkrirjen e yndyrave. Dieta…