Author: tirana

Kryetari i Gjykatës së Rrethit Vlorë, Skënder Haluca akuzoi kolegët e Gjykatës së Apelit për vendim skandaloz në rastin e Dritan Dajtit. “Duke pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, duke hapur dyert e burgut këtij të pandehuri”, tha Haluca që thirri një konferencë për shtyp. Haluca tha se kishte pritur reagimin e shoqatave të gjyqtarëve, por që sipas tij ato nuk patën kurajo. Ai tha se i kërkonte ndjesë çdo polici të thjeshtë dhe oficerëve të policisë të cilëve u kishte kërkuar mbrojtje për vendimin skandaloz të kolegëve. “Jam i bindur se me mua sot, bashkohen edhe pjesa dërmuese e…

Read More

Erjona u bë e njohur për shkak deklaratave të saj të dashurisë me Izet Haxhinë, i cili ndodhet në qeli pas problemeve me drejtësinë. Izeti dhe Erjona tregonin me krenari se pavarësisht sfidave të kaluara dashuria e tyre kishte rezistuar sfidave. Por mesa duket gjithçka ka marrë fund mes tyre. Ish e dashura e tij që jeton në Francë Erjona ka mbyllur faqen e “Facebook” të Izet Haxhisë (të cilën e menaxhonte gjatë kohës që ky i fundit ndodhej në Turqi), ka postuar edhe foto me bashkëshortin e saj duke u puthur. Në një koment Erjona shkruan: ” Bashkëshorti dhe…

Read More

Të paktën katër ushtarë humbën jetën pasi një helikopter ushtarak u rrëzua gjatë uljes emergjente në Stamboll. Guvernatori i provincës, Ali Yerlikaya, u tha gazetarëve se helikopteri u rrëzua pranë një zone banimi në lagjen Çekmeköy të Stambollit. Yerlikaya tha se shkaku i rrëzimit të helikopterit mbetet i panjohur.

Read More

Një nënë denoncon një shef policie nga Malësia e Madhe i cili ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj 15 vjeçare. Nëna nuk identifikohet por rrëfen gjithë tmerrin e përjetuar ndërsa pohon se familja e saj do të largohet nga Shqipëria pas kësaj ngjarjeje. Bëhet fjalë për shefin e policisë së zonës Grumiere (Malësi e Madhe), Berhan Bajrakurti. Shefi i policisë e ka marrë në makinë vajzën, e ka telefonuar e madje ka kryer akte të turpshme në bisedat me të në telefon. E ëma pohon se pasi ka parë pamjet e turpshme, dhe ka folur me vajzën, ka marrë videot…

Read More

Një vizitë e planifikuar e gjeneralit amerikan të Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr. në Kosovë, është anuluar për shkak të tarifave të Kosovës ndaj prodhimeve serbe dhe refuzimit të qeverisë për heqjen e tyre. Anulimin e vizitës së gjeneralit Orr, i cili pritej të qëndronte në Kosovë me rastin e përvjetorit të 11-të të pavarësisë, e ka konfirmuar edhe Ambasada amerikane në Prishtinë. “Mund të konfirmojmë se vizita e Gjeneralit Orr është anuluar lidhur me tarifat në produktet nga Serbia dhe Bosnja”, thuhet në një përgjigje të kësaj Ambasade. Edhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama,…

Read More

Partia Demokratike synon që drejt zgjedhjeve të bashkuara të dalë me kandidatë të përbashkët me partitë aleate opozitare, përfshirë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Përmes draftmarrëveshjes së dorëzuar aleatëve nga Lulzim Basha, synohet të arrihet para protestës së 16 shkurtit ndërsa në të thuhet: “Deklarojmë se kemi vendosur daljen në një koalicion të bashkuar opozitar në zgjedhjet e ardhshme në vend. Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një qeverie tranzitore, me mandat të posaçëm për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri; realizimin e Reformës Zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit…

Read More

Nga Manjola Arizaj Zeka Malësoret janë njerëz fisnikë! Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malësi të Madhe, e turpshme, e papranueshme, e dënuar nga të gjithë. E, nëse një njeri jo mirë mendërisht (po të ishte normal nuk do e bënte një gjë të tillë) ka kryer këtë akt të ulet, le të marrë dënimin e mundshëm që meriton, por nuk kanë pse gjykohen të gjithë.. Nuk kanë pse sajojnë dhe fantazojnë për atë zonë.. Vazhdon të mbetet po ajo Malësi, e besës, bujarisë e burrnisë, e raste të tilla (megjithëse shumë e shëmtuar) nuk ja prishin aspak…

Read More

Kur nuk ka zgjedhje shteti shqiptar paguan 190 milionë lekë për partitë politike me rezultat “mbi 1%” në zgjedhjet e fundit parlamentare. Kur ka zgjedhje parlamentare ose lokale partitë marrin zyrtarisht dy pagesa, – pagesa vjetore nga shteti dhe pagesa speciale për fushatën elektorale. Instituti i Studimeve Politike shkruan se de facto, partitë marrin 3 ose më shumë pagesa. Për shembull, kur partitë fitojnë mandate parlamentare vetë deputetët paguhen, partitë paguhen për të njëjtit deputetë dhe partitë paguhen në fushatë për faktin se patën marrë deputetë. Pra, aplikohet pagesë trefishe për të njëjtin produkt, – marrjen e mandatit të deputetit.…

Read More

Imzot Angelo Masafras bën një thirrje të sinqertë për një problem mjaft serioz, largimin e mjekëve. “Mjekët të mos largohen nga Shqipëria, të mos mendojnë vetëm për para. Nëse largohen mjekët më të mirë nga Shqipëria për të shkuar në vende të tjera, kush mbeti për të na kuruar neve, për t’ju kuruar juve. Nuk është e drejtë.” Është kjo thirrja që iu drejtoi mjekëve Imzot Angelo Massafra gjatë meshës së shenjtë në katedralen “Shen Shtjefni” në Shkodër në ditën botërore të të semurëve. Largimet masive të mjekëve drejt vendeve europiane, për një jetë dhe paga më të mira, ka…

Read More

Pas gjashtë humbjesh radhazi në kampionat, Skënderbeu i Orges Shehit nuk ka zhgënjyer. Në Korçë, përballë Laçit, kampionët e Shqipërisë kanë fituar me rezultatin e ngushtë 2-1, në një sfidë aspak të lehtë, teksa kurbinasve iu anulua edhe një gol, edhe pse në pozicion të parregullt. Protagonisti i ndeshjes ishte Krasniqi, që përveç se shënoi me kokë, fitoi edhe penalltinë e shndërruar më pas në gol nga Pervan. Në fakt, u deshën plot 55 minuta që korçarët të gjenin rrugën e rrjetës, pasi Laçi ishte vendosur mirë mbrapa. Pikërisht Selmani që pengoi Krasniqin dhe shkaktoi 11-të metërsh, do të shënonte…

Read More

Real Madrid është shpallur klubi më i madh i historisë së futbollit. Kështu shkruan France Football. Në edicionin e shkurtit, revista e famshme franceze ka renditur 30 klubet më të mira të historisë dhe dy skuadrat spanjolle janë renditur në krye. Editoriali ka arrë parasysh analizat e lojtarëve, audiencat e televizionit, ndjekjen në rrjetet sociale, shikueshmëria mesatare, të ardhurat, shpenzimet, vlera në treg e ekipit dhe rëndësia historike. 85 klube janë shqyrtuar deri në detajin më të vogël, ndërkohë që në listën finale mbetën 30. Dominojnë anglezët në Top 10. Përveç Manchester United në vend të tretë, pjesë e dhjetëshes…

Read More

Kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani ,kërkoi falje pasi iu refereua pjesëve të Kroacisë dhe Sllovenisë si italiane. Duke folur në një ngjarje të dielën, në nderim të italianëve që kanë vdekur dhe atyre që kanë ikur nga rajonet kufitare të Detit Adriatik, për t’iu shpëtuar partizanëve jugosllavë gjatë masakrave të Luftës së Dytë Botërore, Antonio Tajani iu referua Istrës dhe Dalmacisë si italiane. Rajonet janë bërë pjesë e Jugosllavisë dhe, më vonë, e Kroacisë dhe Sllovenisë. Anëtarja kroate e Parlamentit Evropian, Ivana Maletiq, i clësoi komentet e Tajanit si “krejtësisht të papranueshme” dhe tha se ato mund t’i shtyjnë…

Read More