Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Konferenca e Sigurisë/ Ischinger: BE nuk dëmtohet nga dalja e Britanisë

18:54 / February 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ischin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prag të fillimit të Konferencës së 55-të të Sigurisë në Mynih, drejtuesi i saj Wolfgang Ischinger kërkoi të tregonte në një intervistë për “Deutsche Welle”-n se forca integruese e BE-së nuk cënohet nga shkëputja e Britanisë së Madhe. Ai nuk pajtohet në përgjithësi me përshtypjen se, BE-ja po pëson dëme nga dalja e Mbretërisë së Bashkuar.

“Për mua është e rëndësishme që ne, në radhë të parë t’i tregojmë botës anglosaksone se është e gabuar përshtypja, që projekti i integrimit europian po shpërbëhet për shkak të ‘Brexit’-it. Në fakt, mbështetja për BE-në është rritur në shumicën e vendeve dhe nuk është ulur”.

Ischinger dëshiron që të tregojë në Mynih se, “blloku europian është shëndoshë e mirë”. Këtë pritet ta theksojnë me fjalimet e tyre edhe një sërë referuesish nga Gjermania, Franca dhe vende të tjera europiane, duke përfshirë edhe Presidencën rumune të BE-së.

Ai thekson ndër të tjera edhe rëndësinë e BE-së, si një shtyllë e rëndësishme e rendit të hapur ndërkombëtar dhe të bazuar në rregulla. Një ndër detyrat e rëndësishme të Bashkimit Europian, nga sa thekson Ischinger, është të farkëtojë bashkëpunime dhe aleanca në mbarë botën.

“Ne nuk jemi vetëm. Kanadaja, Australia dhe shumë shtete të tjera ndajnë interesat tona në tregtinë e lirë, në forcimin e institucioneve ndërkombëtare dhe një rend ndërkombëtar, duke u rënë dakord për rregulla të përbashkëta”, këmbëngul ai.

BE britania ischinger
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.