E ftuar së fundmi në “Mirage” ka qenë Soni Malaj, e cila foli për eksperiencën e saj në Festivalin e RTSH-së dhe jo vetëm. Këngëtarja u ndal gjatë tek jeta private dhe tek e bija, Ana, për të cilën tha se nuk e ka zakon të flasë publikisht. Gjithsesi, dëshira më e madhe e Sonit si nënë është që vajza e saj të ketë një shkollim të mirë, edukatë dhe të rritet njësoj siç prindërit e saj kanë rritur atë. Ndër të tjera, Malaj u pyet edhe për historinë 3 vjeçare të dashurisë dhe nëse kanë ndonjë plan martese në…
Author: tirana
Një tjetër tragjedi ka ndodhur në ujërat e Mesdheut. 117 emigrantë rezultojnë të zhdukur pranë brigjeve libiane. Barka e tyre e nisur nga Tripoli dhe u fundos vetëm pak milje në det. Në bordit e saj ndheshin 120 persona, ku mes tyre kishte gra e fëmijë. Por vetëm 3 prej tyre kanë mundur të mbijetojnë. Në ndihmë u kanë ardhur policia italiane dhe libiane, të cilat nisën operacionet e kërkimit për trupat e të mbyturve, por asnjë prej tyre nuk u gjet.
Moderatorja e njohur sportive, Ilda Bejleri njihet nga të gjithë si një femër sa tërheqëse, aq edhe provokuese. Ajo gjithmonë tërheq vëmendje me fotot e saj që shpërndan në rrjetet sociale. Ilda feston sot ditëlindjen e saj dhe ka postuar një foto duke uruar veten. Krahas urimit, shihen edhe dy fotot e Ildës para 10 viteve.
Gazmend Bardhi ka fituar përballë Dorian Telitit në garën për kreun e sekretarit të Përgjithshëm në PD. Sait Dollapi është zgjedhur sekretar organizativ. Ivi Kaso është zgjedhur sekretar për Çështjet Zgjedhore. Clirim Gjata është zgjedhur sekretar për çështjet ligjore. Kujtojmë gjithashtu se Bujar Nishan është zgjedhur në postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së. Arben Ristani është zgjedhur në krye të Komisionit të Apelimit. Gjithashtu Këshilli Kombëtar ka rikonfirmuar në detyrë nënkryetarët e PD Edi Palokën dhe Edmond Spahon. Halim Kosova është zgjedhur kryetari i Komsionit të Integritetit dhe Etikës të PD. Alfred Rushaj është zgjedhur kreu i Bordit…
Prokuroria për Krime të Rënda pezulloi dhe ktheu në polici dosjen penale në kuadër të të cilës po verifikonte rolin e Agron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për përfshirje të mundshme në një rrjet trafiku ndërkombëtar droge. Çështja penale u çel pas akuzave të vlonjatit Albert Veliu, i njohur me nofkën “Babale”. Skandali që po hetohet shpërtheu pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike, të një materiali audio, ku një person i identifikuar si “bashkëpunëtori x”, fliste për një bashkëpunim të mundshëm me vellain e ministrit të brendshëm të kohës, për të trafikuar hashash nga Shqipëria drejt…
Pikat e basteve janë mbyllur, por shqiptarët mund të vazhdojnë ende të luajnë kumar online. Mjafton një kartë krediti dhe aksesi në internet për të vendosur një skedinë. Pavarësisht se zyrtarisht në Shqipëri nuk ka më kompani bastesh sportive, ligji që ka hyrë në fuqi nga 1 Janari nuk ndalon dot aktivitetin e kompanive të huaja. Siç mund të shohim, aksesi është i hapur për dhjetëra faqe të huaja që pranojnë baste nga Shqipëria për gjithçka që nga futbolli deri tek garat me kuaj. Për këtë arsye, Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë…
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka festuar mbrëmmë ditëlindjen e tij të 48-të. Klosi ka festuar në ambientet e një lokali në zonën e ish-Bllokut ku ishin mbi 100 të ftuar, të botës së medias, politikës, dhe miq të afërt të tij. Në këtë ditë duket se është gjetur rasti për rikthimin ‘’në gjirin e familjes” të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në disa foto të siguara Tahiri shihet teksa këndon në skenë me këngëtaren Eneda Tarifa, si dhe me ish-ministrin Damian Gjiknuri dhe të sapozgjedhurin Bledi Çuçi, shkruan Faxweb.al.
Hekuran Hoxha, 48-vjeçari që u arrestua të preten në Shijak dyshohet se është koka e grupit ‘Avdylaj’ , të arrestuar në muajin tetor në kuadër të operacionit Volvo 4. 48-vjeçari akuzohet për disa vepra penale, mes tyre pjesëmarrje në grup kriminal, trafik droge dhe pastrim parash. Hekuran Hoxha, i cili njihet edhe si “Roni i Shijakut” rezulton të jetë kreu i një grupi të fuqishëm të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali e Turqi, ku trafikonte edhe droga të forta si heroinë. Hekuran Hoxha dyshohet se ka qenë porositësi i heroinës që prodhohej në laboratorin që u zbulua në…
Jemi mësuar që moderatoren Jonida Shehu ta shohim gjithmonë brune, por së fundmi moderatorja ka bërë një ndryshim drastik. Jonida ka vendosur që në puntatën e re të emisionit ‘Soiree’ të vijë me një look shumë ndryshe nga më parë. Moderatorja është kthyer në bjonde dhe me anë të një postimi në Instagram na tregon se ky ndryshim erdhi pasi dëshiron të përshtatet me të ftuarat e radhës. ‘Nata e bjondeve @soiree_topchannel kete të mërkurë. Më shumë të qeshura se çdo mbrëmje, më shumë muzikë dhe këngë dhe shumë mesazhe për vajzat bjonde apo brune qofshin’, shkruan Jonida krahas fotove…
Asteroidi i quajtur Apophis mund të godasë Tokën gjatë viteve të ardhshme, kanë paralajmëruar shkencëtarët rusë. I quajtur me emrin e zotit të së keqes, errësirës dhe shkatërrimit të Egjiptit të Lashtë, Apophis 99942 pritet të vijë në një distancë brenda 37.600 km, vetëm 1/10 e distancës midis planetit tonë dhe Hënës më 2029. Shkëncëtarët nga Departamenti i Mekanikës Qiellore në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgit kanë paralajmëruar se shkëmbinjtë e hapësirës orbitale, 370 metra të gjerë, mund të godasin planetin me shpejtësi prej 7.43 km për sekondë, rreth vitit në 2068. “Afrimi i këtij asteroidi, shkakton një mori trajektoresh…
I gjithë “Qyteti Studenti” është kthyer në një kantier ndërtimi ku po vijon intensivisht puna për rritjen cilësore të kushteve në konvikte, edhe falë përfshirjes së një sërë sipërmarrjesh që po kontribuojnë në këtë proces transformues. Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj inspektuan sëbashku punimet që po kryhen në godinat 28 dhe 29. “Nëse nuk bëhet tani mësim, është problem për në verë”, iu drejtua kryeministri studentëve duke u kërkuar që të fillojmë sa më parë mësim në mënyrë që t’u lihet kohë e mjaftueshme punimeve edhe brenda dhomave ku ata jetojnë.
Një mjet lundrues jaht i nisur nga ishulli i Korfuzit është mbytur mesditën e sotme 2 milje larg nga bregdetit të Sarandës. Menjëherë pas lëshimit të sinjalit ‘SOS’ në drejtim të jahtit është nisur policia kufitare e Sarandës. Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka bërë që të shpëtohet pronari i jahtit, një shtetas italian. Ai ka deklaruar se ishte nisur për turizëm dhe se udhëtonte i vetëm me jahtin e tij. Policia ka nisur hetimet mbi shkaqet e mbytjes së mjetit lundrues.