Author: tirana

Shpesh herë keni dëgjuar thënien, “Paraja kash është mbreti”, por po sikur të mos jetë? Autori më i shitur Neë York Times dhe sipërmarrësi Grant Cardone i cili ka në zotërim 4 kompani dhe që gjithçka e ka nisur nga zero jep mendimin e tij bazuar nga përvoja personale. Sipas tij, në fakt, paratë cash janë mbeturina – inflacioni i ha ato. $ 1,000 në vitin 1960 kishte fuqinë blerëse prej më shumë se $ 8,000 sot. Kjo është arsyeja pse kursimi i parave është i padobishëm. “Personalisht, unë nuk kursej para. Unë vetëm e ruaj atë për një periudhë…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha duket se ka shpërblyer të gjithë politikanët besnikë të tij. Përmes Këshillit Kombëtar që sot ka bërë votimin formal, lideri i opozitës ka zgjedhur që nëstrukturat drejtuese të vendose emra që njihen për afrimitetin me të. Ish-presidenti Bujar Nishani është zgjedhur Kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Po ashtu mësohet se Halim Kosova është zgjedhur Kryetar i Komisionit të Integritetit dhe Etikës. Jemin Gjana është zgjedhur Kryetar i Komisionit Zgjedhor në PD. Arben Ristani është zgjedhur si Kryetar i Komisionit të Apelimit, ndërsa Alfred Rushaj Kryetar i Bordit Financiar. Ndërkohë që në mbledhjen e Këshillit janë…

Read More

Në vijim të prezantimit të Paktit për Universiteti, kryeministri Rama prezantoi sot projektin për Kampusin e ri Unversitar. Rama u shpreh se qeveria nuk po priste protestën e studentëve për të nisur nga projektet, por ashtu si në një shtëpi e gjitha është cështje mundësish e më pas dëshirash. “Sot këtu ne prezantojmë një punë të nisur në 2015. Por projekti ngeci për një shkak shumë konkret e domethënës sepse gjithë puna e parashikuar të bëhet për këtë territor, pasi rezultoi një tokë e xaxun nga politakën e partisë që lindi këtu në Qytet Studenti. Morën nga studentët energjinë e…

Read More

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari i kësaj force dhe lideri i opozitës Lulzim Basha bëri një përmbledhje të axhendës. Ai tha se së pari do përcaktohet dita e nisjes së aksioni opozitar për largimin e kryeministrit Edi Rama. Basha përsëriti disa herë fjalën sfida për 2019-ën dhe theksoi se ky është viti i betejës. “E para është diskutimit dhe miratimi për nisjen e aksionit opozitar për largimin e Edi Ramës. Këtë vit do të ballafaqohemi me sfida të mëdha që nga rrënimi i Shqipërise tek degradimi i Edi Ramës. Ky është viti i betejës. Ky është…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar kryebashkiakun Erion Veliaj për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, të dy së bashku ishin të pranishëm në prezantimin e projektit për ndërtimin e Kampusit të Ri Universitar, ku deklaroi se qeveria në bashkëpunim edhe me kryebashkiakun, në mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës do të përfundojnë tërësisht ndërtimin e këtij kampusi. “Brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë në situatë katërcipërisht ndryshe dhe ndërkohë, bashkë me Bashkinë e Tiranës do të fillojmë ndërtimin e këtij kampusi dhe brenda mandatit tjetër të kryetarit të…

Read More

Shtëpi të vendosura në një kodër, me pamje mahnitëse nga Mesdheu. Sambuca është një qytet i bukur në ishullin e Sicilisë në jug të Italisë. Por zhvendosja drejt e metropolit e ka lënë këtë qytet thuajse të pabanuar, e për këtë arsye kryetari i bashkisë së zone ka vendosur që shtëpitë e pabanuara t’i shesë për 1 euro. Një ofertë që s’mund të refuzohet, apo jo? Shtëpitë kanë dalë në shitje me këtë vlerë të papërfillshme vetëm për të ringjallur komunitetin që ka vuajtur vitet e fundit largimet drejt qyteteve të mëdha. “Në krahasim me qytetet e tjera që e…

Read More

Java e dytë e janarit 2019 mund të ishte edhe një javë e zakonshme për stafin e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar, të Republikës së Kosovës të zhvendosur në Hagë, sikur media të panumërta nga Kosova të mos kishin zënë rrugën Saturnstraat në qytetin bregdetar të Holandës. Në ndërtesën numër 9 të kësaj rruge disa nga rreth 60 hetuesit e kësaj prokurorie intervistuan dy ish-komandantë të UÇK-së, Rustem Mustafën dhe Sami Lushtakun. Ftesat e tyre të bëra publike nga mbrojtja sollën edhe kamerat e mediave. “Njerëzit intervistohen çdo ditë. Kjo është puna e prokurorisë” thotë zëdhënësi i kësaj zyre Christopher…

Read More

Tjetër motiv për përplasje mes Kosovës e Serbisë. Provokimi vjen nga Beogradi, por nuk ka mundur të mos reagojë Prishtina. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se dy pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë ndaluar nga autoritetet serbe, në vendkalimin kufitar në Jarinjë. Ai ka thënë se këto ndalime janë në “vazhdën e presioneve dhe persekutimeve çnjerëzore” që autoritetet në Beograd po bën nga komuniteteve joshumicë. Sipas kryeministrit Haradinaj, ndalimet e tilla janë të “papranueshme” dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre. Përveç pjesëtarëve serbë të FSK-së, të cilët janë përballur me vështirësi në vendkalimet…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Valdin Pjetri ka qenë i pranishëm në një inspektim në Hipotekën e Shkodrës. Pjetri ka parë nga afër punën në këtë institucion si edhe ka garantuar se në fokus të punës së Hipotekave është shpejtësia dhe marrja në kohë e shërbimit. “Fokusi i punës është shërbimi ndaj qytetarëve me integritet dhe lufta kundër korrupsionit. Shkodra kishte 1 vit jopozitiv me arrestime në këto zyra, vitin që shkoi. 50% e shërbimeve do të jepen me procedurë të përshpejtuar, brenda 48 orësh nga aplikimi në sportelin e dedikuar. Shkodra është qyteti që ka patur më shumë denoncime…

Read More

Jashtë Alvaro Morata, por ndoshta jo vetëm, në pritje të firmës me Higuainin. Nëse kishte nga ata që mendonin se me këtë lëvizje problemet te Çelsi mund të kishin përfunduar, atëherë të gjithë u gabuan, sepse përpara derbit të pasdites së sotme, kundër Arsenalit, te blutë e Londrës shpërthen papritur edhe çështja “Olivie Zhiru”. Ndërsa trajneri Mauricio Sarri kërkonte qetësi dhe përqendrim në pritje të duelit në “Emirates”, duke qenë se vendi i katërt në të cilin ndodhen i sheh ata me gjashtë pikë avantazh kundrejt Arsenalit dhe Junajtid, është sulmuesi kampion bote ai që përhap tension në skuadër, duke…

Read More

Pak minuta para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD që do të zgjedhë kryesinë ka shpërthyer përmes këshilltari I PD-së Leonard Olli. Përmes një statusi në Facebook, Olli ka ironizuar mbledhjen e sotme, duke shkruar: Dhe të gjithë të lumtur shkojnë nga fitorja në fitorje… Fabula i ka të gjitha kafshët e pyllit brenda nga dhelpra e deri te kafsha shtëpiake gomari që u zgjodh mbret…. Eh La Fontain sa herët i parashikove të gjitha! Dikush do të thotë se ishte Ezopi që na lashtësi!!! Pa diskutim ai ishte i pari, po në shoqëri që kanë memorie, në ato të…

Read More

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zgjedhur ta kaloje paraditen e kesaj te shtune ne malin e Djalit. Nje moment nga shetitja e tij mes bores, ka zgjedhur ta ndaje edhe me miqte dhe ndjekesit e tij ne rrjetin social Facebook. “Mirëdita miq! Bashkë me Tean dhe Olafin prej dëbore ju përshëndesim nga mali i Dajtit”- shkruan Meta, teksa poston foton.

Read More