TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Altin Dumani nuk duket i frikësuar dhe ky është lajm i mirë

20:50 / September 28, 2023

Deputeti serb s’përmbahet: Vuçiç, sanksioni më i madh i Serbisë! Të ulen në bisedime, po na pengon rrugën për në BE

20:46 / September 28, 2023

Tha se kishte 1 vit pa takuar vajzën, Rudina Dembacaj nuk ia përton ish-bashkëshortit: Gjithçka për ‘show’

20:39 / September 28, 2023

Real Madrid në kërkim të trajnerit

20:25 / September 28, 2023

Saga e 6 vrasjeve / Zbulohen detaje të reja nga ekzekutimi i Albi Bashaliut

20:11 / September 28, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kronikë

Basha paralajmëron një vit plot me beteja në Këshillin Kombëtar të PD-së

11:48 / January 19, 20194 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari i kësaj force dhe lideri i opozitës Lulzim Basha bëri një përmbledhje të axhendës. Ai tha se së pari do përcaktohet dita e nisjes së aksioni opozitar për largimin e kryeministrit Edi Rama. Basha përsëriti disa herë fjalën sfida për 2019-ën dhe theksoi se ky është viti i betejës.

“E para është diskutimit dhe miratimi për nisjen e aksionit opozitar për largimin e Edi Ramës. Këtë vit do të ballafaqohemi me sfida të mëdha që nga rrënimi i Shqipërise tek degradimi i Edi Ramës. Ky është viti i betejës. Ky është një vit ku duhet të ndeshemi me domosdoshmërinë e garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Dekriminalizmii i zgjedhjeve është objektivi parësor për të ardhmen e vendit. Ndërkohë që zgjedhjet lokale afrojnë, qeverisja kontrollohet totalisht nga krimi ndaj Edi Rama refuzoi propozimin për vettingun në politikë. Këtë vit Shqipëria rrezikon seriozisht mosmarrjen e statusit në verë”, deklaroi Basha.

Kreu i PD tha se sfidat që kemi përpara janë të shumta, të mëdha dhe historike. “Por gjithçka nis dhe do të ketë sukses vetëm me transformimin e politikës, modernizimin dhe europianizimin e saj. Ndryshimi i politikës është sot mision kombëtar: nuk mund të ketë më as vonesa dhe as shtirje, makijazhe dhe fasada.

Fasadat janë vetëvrasëse, makijazhet janë fatale. Në Shqipërinë e sotme ka vetëm dy mundësi: nëse je kriminel apo klient i Edi Ramës gëzon pushtet dhe para, për çdo kënd tjetër jetesa është e vështirë dhe e dëshpëruar.

Sepse Shqipëria është sot një vend me një shoqëri që nuk prodhon, nuk krijon, nuk zhvillohet, nuk përparon. Jemi një komb ku nuk ka mundësi për të ardhme.

Pasuritë e shqiptarëve po grabiten ndërsa energjitë e shqiptarëve po shterojnë duke u ndeshur me krimin, korrupsionin, injorancën, kaosin”, u shpreh ai.

Basha deklaroi se njerëzit janë mbërthyer para ekranit duke parë shpalosjen e skandalit të radhës të Ramës, krimit të tij të radhës, vjedhjes së tij të radhës.

“Tani ai po shkatërron të ardhmen. Mungesa e shpresës për të ardhmen është shkaku kryesor që shqiptarët po largohen nga vendi. Fëmijët janë shkaku që Shqipëria po shkretohet. Mungesa e shkollimit cilësor, mungesa e shëndetësisë së sigurt dhe mbi të gjitha mungesa e mundësive për të punuar, për një jetë të përmbushur po i shtyn prindërit të nxisin fëmijët të largohen nga vendi. Shqiptarët kanë nevojë të zgjohen, kanë nevojë të gjejnë kurajë, kanë nevojë të besojnë”, tha kreu i PD.

Basha theksoi se roli i demokratëve, i Partisë Demokratike në këtë gjendje është kritik. “Nuk është aspak e ekzagjeruar të them se sot para nesh shtrohet një detyrë historike. Si rrallë ndonjëherë në këto tre dekada, një partie politike nuk i kërkohet thjesht të jetë një zgjidhje, një alternativë elektorale, nuk i kërkohet thjesht që të ndalë një të keqe. Nga ne sot kërkohet një ndryshim transformues, edhe më i vështirë se ai në fillim të viteve 1990-të. Atëhere kishte energji, kishte shpresë, politika shihej si një e mirë që do e çonte vendin përpara. Sot Shqiptarët e shohin politikën si të keqen më të madhe dhe shkaktaren kryesore të problemeve tyre. Sot shqiptarët kanë humbur besimin tek vetja dhe tek e ardhmja”, u shpreh ai.

Kreu i PD deklaroi se ne duhet jo vetëm të luftojmë luftën për ndryshim, por mbi të gjitha betejën për besim, sepse pa besim nuk mund të arrijmë asgjë.

“Sot ne duhet të kthejmë së pari besimin se Shqipëria mund të bëhet vend normal. E vetmja mënyrë drejt kësaj Shqipërie është varrosja e politikës së korruptuar deri në palcë dhe të inkriminuar në çdo qelizë, është shkëputja e politikës si vegël e një grushti politikanësh dhe biznesmenësh grabitqarë të cilët bëhen bashkë për të shkelur ligjin, për të vjedhur shqiptarët dhe pronat e tyre”, tha Basha.

keshilli PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Saga e 6 vrasjeve / Zbulohen detaje të reja nga ekzekutimi i Albi Bashaliut

20:11 / September 28, 2023

Ishte kthyer në “makthin” e bizneseve, arrestohet “skifteri” 21-vjeçar nga Pogradeci

19:30 / September 28, 2023

Flakët në Pishporo vijojnë të jenë jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit

17:53 / September 28, 2023

Zbardhja e 16 ngjarjeve të rënda kriminale, Balla: Presim goditje të tjera si kjo

16:37 / September 28, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Saga e 6 vrasjeve / Zbulohen detaje të reja nga ekzekutimi i Albi Bashaliut

20:11 / September 28, 2023

Arsyeja e tritolit në Durrës ishin grushtet e Noizyt ndaj Cllevios, nënës së Laert Haxhiut i erdhi keq për reperin

18:46 / September 28, 2023

I penduari zbardhi krimet e bujshme, gazetari: Haxhiu dhe Bilbili morën hak ndaj Aldo Bares. Laerti ishte 2 vjeç kur i dogjën shtëpinë

18:26 / September 28, 2023

Është gjallë apo ka vdekur Ervis Martinaj? Altin Dumani jep përgjigjen surprizë

18:14 / September 28, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Altin Dumani nuk duket i frikësuar dhe ky është lajm i mirë

20:50 / September 28, 2023

Deputeti serb s’përmbahet: Vuçiç, sanksioni më i madh i Serbisë! Të ulen në bisedime, po na pengon rrugën për në BE

20:46 / September 28, 2023

Tha se kishte 1 vit pa takuar vajzën, Rudina Dembacaj nuk ia përton ish-bashkëshortit: Gjithçka për ‘show’

20:39 / September 28, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.