Gjatë viteve të fundit, telenovelat turke kanë marrë një vëmendje të madhe në Shqipëri. Kur flitet se fillon ora e serialit turk, të gjithë familjarët gozhdohen para televizorit. Shumë prej femrave i shohin serialet apo filmat vetëm për shkak të aktorëve të kuruar në detaje. Ndër aktorët e preferuar, janë dhe disa me origjinë shqiptare, të cilët po “çmendin” vajzat. Dy të parët që janë aktorë të serialeve më të ndjekura janë Kivanc Tatlitug dhe Can Yaman. Të dy kanë deklaruar se kanë origjinë shqiptare. Kivanci thotë se e ka babain nga Prishtina, ndërsa Can kishte gjyshërit shqiptarë që emigruan…
Author: tirana
Një dietë e re e zhvilluar premton shpëtimin e jetëve, ushqimin e 10 miliardë njerëzve, gjithçka pa shkaktuar dëme katastrofike për planetin. Shkencëtarët janë përpjekur të veçojnë sesi duhen ushqyer miliarda njerëz më shumë në dekadat që do të vijnë. E përgjigjja e tyre është: dieta planetare e shëndetshme, që nuk e ndalon krejtësisht mishin dhe bylmetin, por që kërkon një ndryshim thelbësor në atë që njerëzit vendosin aktualisht në pjata, si dhe kthim tek ushqimet që ne rrallëherë i përdorim. Nëse konsumon mish çdo ditë, atëherë ky është problemi i parë. Për mishin e kuq mund të përdorësh një…
Një rrjet farmacish të lidhura me ish-drejtues të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor janë vënë nën akuzë për mashtrim me rimbursimet përmes recetave të falsifikuara në emër të personave të vdekur ose atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë. Prokuroria e Tiranës njoftoi të premten se pjesë e skemës së dyshuar të mashtrimit janë farmacitë “Bioplus” dhe “Medigreen” në pronësinë e Gazmend Aliajt si dhe farmacia “Geni&Lori” në pronësinë e bashkëshortes së Petrit Skurës, Loranda Skura. Prokuroria e Tiranës njoftoi gjithashtu se kishte lëshuar urdhër-arreste për Petrit Skurën dhe Gazmend Aliajn. Megjithatë, urdhër-arrestet nuk janë ekzekutuar ende pasi asnjëri…
Shenjat që dikush është duke gënjyer nuk janë gjithmonë të lehta për t’u deshifruar dhe fatkeqësisht nuk ka një mënyrë për të përcaktuar nëse dikush po tregohet i sinqertë apo është duke gënjyer. Megjithatë janë disa shenja sipas ‘businessinsider’, që mund ta zbulojnë. Ne jua sjellim ato më poshtë: 1-Tendenca për të ndryshuar shpesh pozicionin e kokës. Kur ju i drejtoni një pyetje dikujt dhe ai ndryshon në moment pozicionin e kokës ndërkohë që është duke ju kthyer përgjigje atëherë po gënjen. 2-Frymëmarrja ndryshon. Kur frymëmarrja rëndohet, shpatullat ngrihen dhe zëri zbehet është një shenjë që personi përballë po ju…
Kur një çift ka një marrëdhenie të shëndetshme çdo orë, do të ishte e mirë për të bërë seks. Por gjithsesi ekspertët thonë se ka një orë e cila është më e mira. Sipas ekspertes së hormoneve, Alisa Vitti, ora 15:00, është koha kur partnerët i kanë më së shumti të sinkronizuara dëshirat seksuale. Ndonëse meshkujt janë më të prirë të performojnë më mirë në mëngjes (testosteroni që prodhojnë gjatë natës i eksiton), nivelet e estrogjenit te femra i arrijnë majat gjatë pasdites , gjë e cila i bën ato më të vëmendshme emocionalisht. Për femrat, pasditja gjithashtu është koha…
Edhe pse ka ende zona të bllokuara nga bora e disa ditëve më parë, në zonat malore janë rikthyer reshjet e dëborës, e ngricat gjithashtu po e rikthejnë situatën drejt përkeqësimit. Fshatra të thellë të Librazhdit, kryesisht ato në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, vazhdojnë të jenë të bllokuara, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur emergjenca shëndetësore. Duhet theksuar gjithashtu se është rikthyer energjia elektrike në ato zona ku mungonte. Përkeqësimi i motit pritet të vazhdojë edhe gjatë javës në vazhdim, ndërsa reshjet e shiut do ta rikthejnë vëmendjen nga zonat malore, në ato fushore, ku nevojitet marrja e masave për t’iu bërë…
Moderatorja simpatike Dojna Mema ishte e ftuar ne emisionin e koleges se saj, për të folur mbi rrugëtimin në “The Voice Kids”. Sonte në mbrëmje starton edicioni i tretë i këtij spektakli, tashmë me Dojnën si moderator dhe emra të rinj në panelin e trajnerëve. Dojna vendosi të mos zbulonte shumë nga nata e sotme, por premtoi që edhe këtë edicion shikuesit do qendrojnë të gozhduar pas ekranit. Ndër të tjera ajo foli pak edhe për jetën dhe karrierën e saj, ku duhet thënë se gjithçka nisi nga radio. Dashruia për radion ka qenë aq e madhe, saqë kur iu…
Edhe pse kanë kaluar 7 vite, nuk duken të largëta ditët e fillimit të majit 2011, kur pasi ishin përcaktuar kryetarët në pjesën dërrmuese të bashkive, në Tiranë kishte plasur lufta për vendin e kryetarit. “Fronti” ndahej me vetëm një grusht votash dhe pas shumë akrobacish ligjore dhe me KQZ, sërish Rama arriti të fitonte me vetëm 10 vota kundrejt Lulzim Bashës, në atë kohë i investuar fuqishëm nga Sali Berisha. Dhe, kur socialistët menduan se gjithçka mbaroi dhe filluan festimin, Berisha sapo kishte filluar planin e tij. Sokol Olldashi dhe Oerd Bylykbashi shkojnë në zyrën e kreut të KQZ-së…
Në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 493, datë 13.11.2017 “Për administrimin e procedurave të punësimit për profesionet e shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikon listat mbi rezultatet e verifikimit paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar për të marrë pjesë në konkursin për profesionistë të shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike. Kandidatët që nuk janë kualifikuar janë njoftuar me email për arsyet e moskualifikimit. Kandidatët që nuk janë kualifikuar kanë të drejtë të ankimohen brenda pesë ditëve kalendarike, në adresën…
Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini ka zbuluar në emisionin Top Talk planin e saj për t’i dhënë fund ngujimit të studentëve nëpër fakultete. “Kam në plan që të shkoj në të gjitha fakultetet dhe të flas me studentët që po protestojnë ende brenda institucioneve”, tha Shahini. Ministrja theksoi se ajo i ka pyetur studentët se cilat janë aspekte e ligjit të arsimit të lartë që kanë shkaktuar probleme dhe cilat pjesë do të shkaktojnë probleme pas 10 viteve, por, sipas saj, në këtë pikë nuk ka marrë përgjigje konkrete. “Pakti nuk ka nevojë të miratohet në Parlament. Ajo…
Këto ditë nuk sheh gjë tjetër në rrjetet sociale më mbizotëruese sesa sfida e 10 vjecarit, të cilës i janë përgjigjur shumë VIP-a, por edhe njerëz të thjeshtë! Një prej të famshmëve që zgjodhën t`i përgjigjen asaj ishte stilisti i njohur kosovar Valdrin Sahiti. Por në foton e postuar prej tij, ishte e pamundur të mos binte në sy fakti që dikur paska qenë mbipeshë! Si ka arritur Valdrini të humbasë të gjithë ato kile e të mbërrijë në formën fizike me të cilën e shohim sot? Ai e sqaroi që në fillim se nuk bëhet fjalë për ndonjë ndërhyrje;…
Shkrimi nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve AFP: Mund të jesh kryeministër, por dhe instagramist i fiksuar. Për të zbutur protestuesit apo ironizuar me opozitën, Edi Rama përdor (abuzon thonë kundërshtarët e tij) rrjetet sociale, ku ai është një yll i vërtetë për rajonin e Ballkanit. Në mes të dhjetorit, pas një refuzimi nga studentët protestues që të negocionin në zyrën e tij, ai poston një pikturë që e tregon të angazhuar në një kërcim me bel nën ritmet e një kënge shqiptare: “Të pres si gjithmon’/ por ti më the: Mos më prit atje. Përsëri të pres (…) e di…