Author: tirana

Pedagogët e fakultetit të Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës kanë paralajmëruar një grevë 24-orëshe ditën e hënë. Vendimi është marrë sot gjatë mbledhjes së Asamblesë së këtij fakulteti, ndërsa pedagogët njësoj si studentët kërkojnë plotësimin e disa kërkesave të tyre, mes të cilave edhe anulimi i ligjit për arsimin e lartë. Në një deklaratë ata shprehen se duhet në anulohen disa VKM, pasi shkelin autonominë universitare. LETRA E PLOTË Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, e mbledhur sot më datë 18 janar 2018, me kërkesën e një të tretës së personelit akademik, në përputhje me…

Read More

Një i ri shqiptar është vënë në pranga dhe është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar pasi u kap me një sasi droge, e cila sipas përllogaritjeve kapte vlerën 200 mijë paund. Ai ishte shpërndarës droge, ndërsa policia po e ndiqte nga pas duke e gjurmuar në një park makinash në Bilstol, ku prej aty, shqiptari, Endrit Vishaj po priste instruksione nga personi që i kishte dhënë sasinë e drogës. Në këto momente ai u hodh nga makina tip BMË që po ngiste dhe tentoi të largohej, por autoritetet menjëherë e arrestuan. Sipas mediave, 18-vjeçari shqiptar hyri ilegalisht në Mbretërinë e…

Read More

Një grup organizatorësh për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe organizata përfaqësuese të gazetarëve i kërkojnë kryeministrit të tërheqë dy projektligjet për median online. Sipas gazetarit Gjergj Erebara këto dy projektligje rrezikojnë ta kthejnë Shqipërinë në një vend jodemokratik. Një tjetër shqetësim është dhe tatimi prej 20 % që i është vendosur mediave online. Sipas organizatave të gazetarëve ky tatim për median online duhet të jetë 0% tvsh. Dy projektligje të hartuara nga qeveria parashikojnë krijimin e një regjistri të medias online pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare si dhe vendosjen e përmbajtjes së medias online nën mbikëqyrjen…

Read More

Dy farmacistë të dyshuar si të përfshirë në skemën e mashtrimit të rimbursimit u arrestuan nga policia. Në pranga u vunë shtetasit, Petrit Nezir Skura dhe Gazmend Pajtim Aliaj, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat e “Mashtrimit kompjuterik” dhe “mashtrimit në subvencione”, janë ndaluar me urdhër të Prokurorit Ervin Karanxha. Çështja e cila i ka kaluar Prokurorisë pak ditë më parë, lidhet me dyshimin e krijuar se farmacitë me vlerën e rimbursimit më të madh për vitet e fundit, siç janë Bioplus, Medigreen dhe Geni & Lori, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar fonde dhe subvencione nga shteti, duke përfituar nga fakti se…

Read More

Nga Ivica Petrovic Vizita e Putinit ishte një festë e madhe për Beogradin dhe Serbinë. I gjithë qyteti u mbjat për orë të tëra i bllokuar, e gjithë vëmendja e mediave dhe opinionit ishte e përqendruar tek presidenti i Rusisë. Mbi 7000 forca të sigurisë (serbe dhe ruse) janë kujdesur tërë kohën për sigurinë e presidentit rus. Autoritetet dhe sipërmarrjet kanë organizuar qytetarët dhe punëtorët e sipërmarrjeve të dalin në rrugë për të treguar mikpritje dhe falënderim ndaj Rusisë dhe presidentit Putin. Atmosfera i ngjante karnavaleve, njerëzit parakalonin me flamuj të Serbisë dhe Rusisë në dorë. Megjithatë, në tubime vërehej…

Read More

Zërat për përçarje mes partive opozitare po vihen gjithnjë e më shumë në pah. Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka bën dije se partia e tij po shqyrton mundësinë për t’u futur e vetme në zgjedhjet vendore. Gjatë takimit të sotëm me partitë politike jo parlamentare, Duka tha se vendimi që PAA të dalë e vetme në zgjedhje do të merret shumë shpejt, brenda fundit të muajt. “Me zgjedhjet që po trokasin, në këtë pak kohë që na ka mbetur në dispozicion, ne si Parti Agrare Ambjentaliste jemi duke shqyrtuar daljen të vetëm në zgjedhjet vendore. Një vendim që…

Read More

Trajneri portugez Jose Mourinho nuk e harron Interin. Në stolin e zikaltërve, ai kapi majat. Sa herë i jepet rasti, portugezi nuk harron të ritheksojë edhe njëherë afeksionin për skuadrën e Interit dhe tifozët zikaltër, disa vite pas largimit të tij nga pankina e formacionit milanez. Tashmë një komentator në Kupën e Azisë dhe në Premier League, në pritje të një oferte të kalibrit të tij, tekniku luzitan rezervoi fjalë dashamirëse edhe për të kaluarën. “Skuadra më e mirë që kam drejtuar deri më sot është padyshim Interi. Kemi fituar gjithçka dhe e kemi bërë këtë në dëm të skuadrës…

Read More

Ina Nuka kaloi momentet më të vëshira të jetës së saj, kur u plagos në dorë gjatë protestës së 22 nëntorit përpara Parlamentit të Shqipërisë. Efektivja humbi gishtat e njërës dorë gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re. Falë trajtimit në turqi ajo sot është në një gjendje mjaft të stabilizuar. Për të falënderuar për përkujdesjen e mjekëve turq, Nuka vizitoi ambasadën turke. Njoftimi Punonjësja e Policisë Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur gjatë protestës së 22 Nëntorit përpara Parlamentit të Shqipërisë, paraditen e sotme, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj foli rreth grevës në shëndetësi, gjatë një takimi që pati në Mitrovicë me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. “E di qe shëndetësia e arsimi janë në grevë, jam i vetëdijshëm, i shoh çdo ditë e lexoj, por me votimin e ligjit për pagat kam kërkuar nga ata që e bëjnë ligjin me e ulë vetëm një pagë, atë të kryeministrit, kam kërkuar që krejt sektorëve t’u rriten pagat përveç kryeministrit “ tha Haradinaj. Punonjësit e shëndetësisë janë në grevë që nga muaji dhjetor. Ata kërkojnë paga në nivel me prokurorë e gjyqtarë. Nga…

Read More

Gjykata e Tiranës la në burg 3 nga 12 të arrestuarit për evasion fiskal me TVSH-në. Prokuroria kishte një dosje të gjatë, por Gjykata vendosi që tri personave t’u jepte masën “arrest me burg’, kurse 9 të tjerëve “detyrim paraqitjeje”. Policia kishte ekzekutuar disa ditë më parë urdhrat e Prokurorisë, duke arrestuar 12 biznesmenë dhe 13 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet të kenë ngritur një skeme fiktive duke përfituar nga TVSH-ja. Burimet thanë se janë në proces hetimi dhe verifikimi 30 biznesmenë. Deri tani, dëmi që i është shkaktuar shtetit nga kjo skemë përllogaritet në vlerën e…

Read More

Ai është një ndër personazhet më famëkeq në Greqi. Për shqiptarin Aleksandër Luca nuk kanë të sosur telashet. Ai gjendet në burg në Greqi, si një nga të akuzuarit për vrasjen dhe hedhjen në det të studentes greke, Eleni Topaloudi, e cila refuzoi të kryente marrëdhënie sekuale me të. Mediat greke shkruajnë se shqiptari akuzohet se është i përfshirë edhe në abuzimin e një tjetër vajze, me aftësi te kufizuara. Ngjarja thuhet se ka ndodhur vetëm 24 orë pas krimit ndaj studentes Topaloudi, që u vra në 28 Nëntor të vitit të shkuar. Gjithcka sipas medias greke doli në dritë…

Read More

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që seanca paraprake për të akuzuarin Klement Balili do të zhvillohet më 25 janar, në orën 12:00. Ky është vendimi i marrë ditën e sotme. Caktimi i seancës është bërë brenda afateve të parashikuara kohore, 10 ditë nga dorëzimi i dosjes hetimore nga prokurori Eneid Nakuci. Në seancën paraprake, do të jetë pikërisht gjykata që do të shpallë mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes së Klement Balilit për gjykim.

Read More