Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që seanca paraprake për të akuzuarin Klement Balili do të zhvillohet më 25 janar, në orën 12:00. Ky është vendimi i marrë ditën e sotme. Caktimi i seancës është bërë brenda afateve të parashikuara kohore, 10 ditë nga dorëzimi i dosjes hetimore nga prokurori Eneid Nakuci.
Në seancën paraprake, do të jetë pikërisht gjykata që do të shpallë mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes së Klement Balilit për gjykim.
