Author: tirana

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass ka folur nëse duhet të ketë diskutim për rishikimin e draftit të marrëveshjes për largimin e Britanisë nga BE. Në një intervistë për televizionin publik ZDF ai ka zbuluar edhe bisedën me ministrin e Jashtëm të Britanisë. Sipas tij, këtë javë është bërë e qartë se Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik nuk përkrah idenë e Brexit-it pa marrëveshje. Mass ka thënë se e imagjinon me vështirësi idenë që marrëveshja për Brexit të rimerret në konsideratë. “Pra pyetja është se si do të duket marrëveshja. Në fund gjithçka ka të bëjë me pyetjen nëse…

Read More

Të enjten në mbrëmje në Korçë 35-vjeçari Altin Balliu, nga fshati Slatinjë i Pogradecit, u ekzekutua me dy plumba në “Lagjen 10” të qytetit. Autori i dyshuar i ngjarjes është Olger Mustafaj, me precedentë penalë, që banon në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja, po kërkohet nga policia, si autor i dyshuar i ngjarjes. Mendohet se vrasja ndodhi pas konfliktit që autori kishte pasur në një lokal me viktimën dhe shokët e tij, për shkak të bllokimit të rrugës me makinë nga miqtë e 35-vjeçarit. Kanë qenë dy dëshmitarë kyç, ata që çuan policinë në gjurmët e para të vrasësit,…

Read More

Tashmë Premier League e ka krijuar idenë anembanë botës se aty gjenden klubet më të pasura. Dominimin e tyre kundrejt rivalëve të tjerë evropianë, sa u përket fitimeve dhe shpenzimeve, e fakton edhe një raport i fundit i publikuar nga UEFA. Raporti “Peizazhi i klubeve europiane të futbollit”, në numrin e 10 që trupa qeverisëse e futbollit europian shqyrton gjendjen financiare të klubeve mes 55 federatave anëtare të saj, tregon se ekipet kryesore të Anglisë kryesojnë si në aspektin e të ardhurave, ashtu edhe në atë të shpenzimeve, me faturat më të larta të pagave. Në vitin 2017, të ardhurat…

Read More

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur hetimet me tre muaj për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Afati për përfundimin e hetimeve për ish-ministrin skadoi dje më 17 janar. Shkak për shtyrjen e hetimeve, mesipas Prokurorisë vjen për disa veprime të tjera hetimore. Prokuroria deklaron se pritet përgjigjja për ndihmë juridike nga Mali i Zi dhe përkthimi i akteve të marra nga Italia. Hetimet ndaj ish-ministrit nisën në tetor të vitit të kaluar, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur disa herë afat e hetimet, pasi nuk ka mundur të sigurojë të gjitha provat që implikojnë Tahirin në trafikun…

Read More

Kolumbia u trondit nga një sulm terrorist. Të paktën 20 persona u vranë me autobombë në kryeqytetin kolumbian, Bogota. Dhjetëra të tjerë janë plagosur në shpërthimin që ndodhi në jug të qytetit. Shoferi i mjetit, i cili është vrarë gjithashtu, është identifikuar si një 57-vjeçar. Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër sulmin deri më tani. Presidenti kolumbian, Ivan Duque e cilësoi atë një “akt të çmendur terrorist” dhe shpalli tri ditë zie kombëtare. Makina, me të cilën u krye sulmi, hyri në territorin e Akademisë së Policisë “General Santander”, ku po mbahej një ceremoni promovimi për kadetët. Kur rojet…

Read More

Dy personat e akuzuar nga policia greke si vrasësit e shqiptarit Albert Bako në burgun e Koridhalos në Athinë, një shqiptar dhe një grek kanë bërë deklaratat e tyre para gjykatës në lidhje me ngjarjen. Mikel Kastrioti dhe Aristides Floros, u dërguan para prokurorit të Pireut nën masa të mëdha sigurie. Shqiptari dhe greku ishin në të njëjtën qeli me Albert Bakon, madje shqiptari i quajtur Mikel Kastrioti ishte i bashkakuzuar me Bakon në çështjen e vrasjes së një avokati grek. Kastrioti, i dalë para gjykatës për vrasjen e avokatit grek, ka folur dhe për vrasjen e Bakut, duke thënë…

Read More

Serbia dhe Rusia firmosën 21 marrëveshje me vlerë 660 milionë euro. Putin u prit me ceremoni të vecantë me të shtëna kurse në rrugët e kryeqytetit dolën mijëra veta për ta pritur gjatë lutjes në tempullin e Shën Savës. Gjatë qëndrimit të tij në Beograd Putin ka theksuar se problemi i Kosovës mund të zgjidhet vetëm në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. “Ne e konsiderojmë të padrejtë dhe të rrezikshme atë që po ndodh në Kosovë. Po e ndjekim me vëmendje situatën në rajon. Bashkë me partnerët do të punojmë për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme. Nëse duam…

Read More

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka deklaruar se është kërcënuar familjarisht dhe për këtë arsye është detyruar që të largojë fëmijët jashtë shtetit. Teksa theksoi se dy fëmijët e mëdhenj I ka çuar me studime jashtë shtetit, Kryemadhi tha se vajzën e vogël, e ka dërguar në kolegj pasi është kërcënuar familja e saj duke lënë të kuptohet se këto kërcënime kanë ardhur nga struktura policie: “Vajzën e vogël jam detyruar që ta çoj në një kolegj me konvikt, sepse jam kërcënuar unë mamaja e saj. Nuk kam ndërmend t’i them këtu, por do ta zgjidh sipas mënyrës sime. Këto…

Read More

E ftuar në studion e “Open”, Monika Kryemadhi pati një përplasje të fortë me gazetaren Anila Basha e cila e vendosi jo pak herë në vështirësi me pyetjet e saj. Teksa po flisnin për zgjedhjet dhe për garancitë që kanë kartat e identitetit, Kryemadhi i kthehet Bashës: “Ose ti nuk mbush, ose po e bën për shikueshmëri”.

Read More

Në përballjen me kryeministrin Edi Rama, presidenti Ilir Meta ka vijuar që të bëjë diversione duke u përpjekur të gjejë aleatë brenda PS-së. Edhe mbrëmjen e sotme, I ftuar në studion e ‘Të Pakespozuarit’,  kreu i shtetit, Ilir Meta, ka komentuar ndryshimet në qeveri si dhe debatin mes tij dhe kryeministrit Rama për mos dekretimin e Cakajt dhe mos shkarkimin e Bushatit. ‘Ministri është një person politik që emërohet dhe zgjidhet nga mazhoranca, por kur ai merr emërimin ai është përfaqësues, dhe garant për Kushtetutën është presidenti. Në këto kushte presidenti ka shpjeguar dhe kam bërë një qëndrim publik. Kushtetuta…

Read More

Monika Kryemadhi e ftuar në studion e “Open” ka mohuar që ta ketë njohur Klement Balilin, teksa pretendimin se Meta është takuar me të, ajo thotë se edhe Saimir Tahiri, e persona të tjerë publikë e kanë takuar atë, por kjo s’nënkupton asgjë. “Nipi i Klement Balilit, Rigelsi ka qenë kandidat i përbashkët për kryetar bashkie. Por ai s’mban përgjegjësi se çfarë bën xhaxhai të tij, e as unë s’mbaj përgjegjësi për çfarë bën Rigels Balili. Asnjë prej kandidatëve të LSI nuk ka qenë i përfshirë në krime. Nuk jam policia që t’i bëj CV njerëzve. Nëse Rigels Balili ka…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka qenë sot i ftuar në emisionin, “Të Paekspozuar” në News 24 të gazetarit Ylli Rakipi, u është përgjigjur pyetjeve për aktualitetin politikë. Përballë Rakipit, Meta ka folur edhe një herë në lidhje me mosdekretimin e Gent Cakajt, dhe për kërcënimet që janë bërë në drejtim të tij për këtë rast. Refuzimi i Gent Cakajt. Jeni ndjerë i kërcënuar në këtë rast, pasi keni thënë që keni marrë kërcënime? Duhet të kemi parasysh zoti Rakipi, nuk është problemi se unë ndihem i kërcënuar, por me shumë histori të tjera që lidhen me historinë time dhe karakterin tim.…

Read More