Author: tirana

I paguar per vrasjen e Majlind Liles, burrit qe vrau prinderit e ish gruas dhe me pas i dha fund edhe jetes ishte Kristi Pine. Ai më datë 10.07.2015, lidhur me porosinë për vrasjen e Majlind Lilës, ka shpjeguar se së bashku me Alban Beqiraj dhe Elson Merdani, kunati i Admir Tafilit, kanë qenë me një mjet tip ‘Volkswagen’ dhe Elsoni i ka thënë se: “…do takojmë atë personin për muhabetin që kemi bërë…”, pasi kishin folur që në muajin nëntor për këtë gjë dhe se Elsoni i kishte premtuar 15 mijë euro e një pistoletë 15-she për të kryer…

Read More

Instagrami ditët e fundit është pushtuar nga fotot e 10 viteve më parë në kuadër të sfidës qe ka çmendur VIP-at.  Rudina Dembacaj është bërë pjesë ë sfidës , e cila ka postuar një foto të 10 viteve më parë. Në foto nuk shihet me të njejtat linja trupore që ka sot, duke i lënë ndjekësit gojë hapur me ndryshimin drastik. Ajo në emisione te ndryshme ka pohuar se dikur peshonte 89 kg.

Read More

Sipas një studimi të bërë së fundmi, ka rezultuar se 90% e faturave që jepen në dyqane, lokale apo restorante përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer. Këto fatura përmbajnë një bojë e cila zbehet me kalimin e kohës. Kjo ndodh sepse ato bëhen me letër termike që ka një kimikat të quajtur BPA. Ekspertët thonë se nga këto studime ka dalë se ky kimikat mund të jetë shkaktar për kancer, ndërsa më parë ka qenë i lidhur me infertilitetin, autizmin, obezitetin, diabetin e tipit 2, lindjet e parakohshme dhe fillimin e hershëm të pubertetit. Sipas profesorëve të Universitetit të Granadës, Spanjë,…

Read More

Artistja e mrekullueshme e humorit shqiptar, një prej emrave më të dashur për publikun, Marjana Kondi, këtë herë nuk na bën për të qeshur me fjalët e saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Marjana ka uruar ditëlindjen e mbesës në një mënyrë që është sa e bukur dhe thellësisht e ndjerë, aq edhe një thirrje për reflektim. Marjana nuk mund ta kishte shkruar më bukur urimin e saj: “Mbesa ime feston ditëlindjen!!!Ajo cdo ditë feston dhe gëzon dhuratat tona. Jo vetëm dashuri dhe përkujdesje për të. Cdo ditë vëmendje për të. Vëmendjen e saj nuk e merr dot as…

Read More

Mesfushori i Kombëtares, Liridon Latifi ka dhuruar spektakël në miqësore e sotme që skuadra e tij Akademia Pushkash zhvilloi ndaj Bazelit. Skuadra zvicerane arriti të triumfonte me rezultatin 2-1 falë golave të Ajetit dhe Freit, ndërkohë për hungarezët shënoi Latifi. Shqiptari u hodh në fushën e lojës në pjesën e dytë, ndërkohë në minutën e 90-të, falë një perle nga goditja e dënimit, mposhti portierin kundërshtar, duke shënuar golin e vetëm për skuadrën e Akademia Pushkash.

Read More

Ajo është një nga modelet më të njohura në botë dhe si e tillë ishte e mirëpritur në sfilatën vjeshtë/dimër të Louis Vuitton në ndër të Javës së Modës së Meshkujve në Paris. Por ikona 48-vjeçare dukej sensacionale gjatë shfaqjes së saj e njëkohësisht vështirë të njihej për shkak të modelit të ri të flokëve që debutoi. Pamja e re e Naomi-t do të ishte një ‘shok’ për fansat e saj sepse ajo u shfaq me një tjetër look vetëm pak orë më parë në dyqanin e Christian Dior të mërkurën mbrëma. Flokë të shkrutra dhe me kaçurrela ishte zgjedhja…

Read More

Avokati dhe politikani i njohur Spartak Ngjela ishte pjesë e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth librit të tij më të fundit “Hakmarrja e një gruaje”. Përmes këtij romani, avokati i njohur hedh dritë dhe denoncon një nga krimet më të rënda të diktaturës, përdhunimin e grave nga pushtetarët. Bazuar në ngjarje të vërteta, Ngjela pranoi se pasi ta lexojnë, shumë gra do e gjejnë veten në libër dhe do i shkruajnë . Ai e mbajti shumë bisedën te gratë, duke vlerësuar intuitën dhe inteligjencën e tyre për ta kuptuar më mirë librin. Në paralelizëm me…

Read More

Aktorja Nicole Kidman rrëfeu se I shoqi, Keith Urban, kishte pasur një reagim mjaft të fortë kur e ka parë të grimuar për rolin e saj tek filmi “ Destroyer“.”Them se mbeti i shokuar”, është shprehur Kidman, kjo vlen dhe për publikun. Në fakt, sipas saj, kjo është dicka fantastike sepse ka arritur ta krijojë me sukses, ashtu sic edhe shpresonte, një person krejt tjetër. Këtë përpiqem të bëj gjithë kohën, rrëfen ajo, të kthehem në tjetër njeri. Aktorja 51 vjecare gjithashtu e lavdëroi të shoqin për aftësinë e tij për të kuptuar sesa seriozisht e merr ajo punën e…

Read More

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar nga burgu një nga të dyshuarit si pjesë e grupit kriminal “Bajri”, Armir Grimën. Në shtator të 2018-ës, Krimet e Rënda lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për arrest me burg për disa nga të arrestuarit e grupit “Bajri”, mes tyre dhe Grima. Armir Grima është trajner i ekipit Kombëtar të Femrave, i pezulluar nga FSHF deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Read More

Nga Kreshnik Spahiu Ka 2 muaj që sheh ëndrra, si mund ti prijë levizjes studentore, por ata nuk e pranojnë! Pas 1 vit protestash popullore Lulzim Basha kishte mbetur spektator. Ai i ndiqte nga media protestat e Kalimashit, Teatrit, naftëtarve, emigrantëve dhe aktualisht të studentëve. Askush nuk e pranonte, askush nuk e merr seriozosht, askush nuk do që të bëhet pis protesta me prezencën e tij. Në fakt dhe ai nuk i ka me qef protestat por nuk e mban hiç presionin e Berishës. Çdo ditë Berisha i ngërdheshet dhe i çirret me të drejtë: “Të besova partinë dhe s’mund…

Read More

Të gjitha krijesat e Tokës janë të ndryshme, por jo të gjitha diferencat mes tyre janë të dukshme për syrin. Disa kafshë kanë histori speciale, disa të tjera kanë shenja të ndryshme dhe të gjitha kanë një personalitet unik të tyren. Ashtu siç disa njerëz, për shkak të mutacioneve të ndryshme, vijnë në jetë të veçantë, edhe disa kafshë janë të veçanta dhe unike nga të tjerat. Kështu, ne po ju sjellim disa foto të këtyre gjallesave unike, që natyra u ka dhënë disa “dhunti” që të tjerat nuk i kanë.

Read More

Frika më e madhe e grave shtatzëna në lidhje me momentin e lindjes janë kontraksionet. Në më të shumtën e rasteve ato mendojnë se nuk do të jenë në gjendje të përballojnë këto dhimbje intensive. Por çfarë ndihet në të vërtetë gjatë proçesit të lindjes? Diçka që ndikon negativisht në mendimet e gruas shtatzënë janë historitë e treguara nga nënat e tjera. Së pari duhet të dini se çdo grua është e ndryshme dhe për pasojë edhe eksperienca që ato do të përjetojnë nuk mund të jetë e njëjtë. Në të gjithë këtë proces vetëm diçka nuk ndryshon: të gjitha…

Read More