Presidenti Ilir Meta ka qenë sot i ftuar në emisionin, “Të Paekspozuar” në News 24 të gazetarit Ylli Rakipi, u është përgjigjur pyetjeve për aktualitetin politikë.
Përballë Rakipit, Meta ka folur edhe një herë në lidhje me mosdekretimin e Gent Cakajt, dhe për kërcënimet që janë bërë në drejtim të tij për këtë rast.
Refuzimi i Gent Cakajt. Jeni ndjerë i kërcënuar në këtë rast, pasi keni thënë që keni marrë kërcënime?
Duhet të kemi parasysh zoti Rakipi, nuk është problemi se unë ndihem i kërcënuar, por me shumë histori të tjera që lidhen me historinë time dhe karakterin tim. Jo më kot, Presidenti është institucioni më i mbrojtur në Shqipëri. Kur tentohet deri këtu kuptohet se situata është rënduar shumë në raport me institucionet, me raport me mediat (kadrinjtë).