Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Klubet më të pasura/ Dominim i Premier League-s, United me fitimet më të mëdha

11:06 / January 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tashmë Premier League e ka krijuar idenë anembanë botës se aty gjenden klubet më të pasura.  Dominimin e tyre kundrejt rivalëve të tjerë evropianë, sa u përket fitimeve dhe shpenzimeve, e fakton edhe një raport i fundit i publikuar nga UEFA. Raporti “Peizazhi i klubeve europiane të futbollit”, në numrin e 10 që trupa qeverisëse e futbollit europian shqyrton gjendjen financiare të klubeve mes 55 federatave anëtare të saj, tregon se ekipet kryesore të Anglisë kryesojnë si në aspektin e të ardhurave, ashtu edhe në atë të shpenzimeve, me faturat më të larta të pagave.

Në vitin 2017, të ardhurat totale të ekipeve të Premier League kapën shifrën e 5.3 miliard eurove (4.6 mld paund), gati dyfishi i atyre të La Ligës spanjolle (2.5 mld paund) dhe Bundesligës gjermane (2.4 mld paund), e konsiderueshëm më e lartë sesa ato të klubeve italiane të Serie A (1.9 mld paund) apo francezëve të Ligue 1 (1.4 mld paund).

Manchester United kryeson listën mbi të ardhurat totale, me 593 mln paund për vitin 2017, vetëm rreth 1 mln paund më shumë sesa Reali i Madridit, e megjithatë klubi nga “Old Trafford” projektohet të bjerë ndjeshëm në renditje kur të përpilohet lista për vitin 2018.

Ndër 30 ekipet e para të raportit, 13 janë nga Premier League, kryesisht për shkak të të drejtave televizive që zënë thuajse 54 për qind të të ardhurave totale për klubet. Ndërkohë, fatura e përgjithshme e pagave të klubeve të Premier League kapi shumën e 2.6 mld paund për vitin 2017, lehtësisht më e larta në Europë. E kjo madje, pavarësisht zhvlerësimit të paundit përkundrejt euros, teksa Spanja dhe Gjermania ndjekin më pas në renditje.

Nëntë nga 20 lojtarët me pagën më të lartë luajnë në Premier League, konkretisht me Man. Cityn, Man. Utd., Chelsea, Liverpool, Arsenal, Tottenham, Crystal Palace, Leicester dhe Southampton. City i sheikëve është gjithashtu skuadra më e shtrenjtë në histori. Grupi i drejtuar nga Pep Guardiola, që fitoi titullin vjet dhe po ndjek Liverpoolin sivjet, ka një kosto totale prej 702 milionë paund.

Blerja e tyre rekorde verës së kaluar, Riyad Mahrez, për 60 mln paund, i ndihmoi “Citizens” të kapërcenin Realin e Madridit, skuadër me një kosto prej 693 mln paund. Manchester United është e treta në listë. Të 3 këto skuadra kushtojnë sa 40-50% më shumë sesa Chelsea i vendit të katërt.

dominim fitime medha Premier League
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026

Neymar do të bëhet baba për herë të pestë! Zbulohet gjinia e bebit, familja e futbollistit zgjerohet sërish

21:59 / June 16, 2026

Nga “pleqtë” e luksit te djemtë e rrezikshëm: Ja kush janë protagonistët që do të ndezin Botërorin

22:40 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.