Në Parlament gjejmë edhe nga ata deputetë që konsiderohen si pa profesion. Ata në gjithë jetën e tyre s’kanë bërë asgjë përveç politikës. I tillë është rasti i Fatmir Mediut, Pandeli Majkos dhe Ilir Metës. “Kemi një grup tjetër politikanësh që nuk kanë profesion, nuk kanë punuar kurrë në jetën e tyre dhe që e kapin politikën peng për shkak se nëse largohen nga politika ata ngelin pa profesion”, tha Afrim Krasniqi, Insituti i Studimeve Politike. Por, ka edhe më keq akoma. Disa deputetë e kanë marrë mandatin akoma pa i mbaruar studimet. Pra, kur ishin ende studentë. I tillë…
Author: tirana
Jennifer Lopez dhe Alex Rodrigues janë çifti më I mirë I 2018-ës dhe pavarësisht se nuk janë të fejuar ata I kanë të qarta pritshmëritë e tyre si një familje e bashkuar. Prandaj lajmi se këngëtarja dhe ylli I bejsbollit do të shisnin apartamentin e tyre në Nqeë York vetëm një vit pasi e blenë ishte pak I frikshëm. Sipas People në fakt bëhet fjalë për një arsye të këndshme familjare. Sipas një miku të tyre ata kanë nevojë për më shumë hapsirë për fëmijët e tyre. Ata e duan ndërtesën dhe vendin por nuk ka hapsirë të mjaftueshme dhe…
Të shtëna me armë në kryeqytet. Fillimisht një qytetar informoi “BalkanWeb” se ka pasur të shtëna me armë në rrugën e “Dibrës” pranë QSUT-së dhe forca të shumta policie kanë rrethuar zonën. Raportohet se ka pasur të shtëna por nuk ka persona të lënduar. Mësohet se është qëlluar me armë zjarri mes 2 makinash në lëvizje. Policia po punon për identifikimin e personave që kanë përdorur armët.
Fifi duket nuk është nga ata tipa që “ta përtojnë shumë“; Filloreta Raçi nuk ka ngurruar të japë në intervistën për “ NIN“ hollësi nga jeta profesionale. Por këngëtarja aq e dashur për publikun është treguar më herët mjaft e sinqertë edhe për aspektin personal, duke befasuar me pohimet e saj se ka dashur, por asnjëherë nuk ka marrë të njëjtën gjë në këmbim. E një njeri kaq I sinqertë për veten, mund të jetë i tillë edhe në raport me të tjerët. Nisur nga kjo, Fjolla Morina mbase nuk do të mërzitet me fjalët e saj. E pyetur se…
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka vlerësuar si “shtëpi të dytë” Ministrinë e Punëve të Jashtëm të Shqipërisë derisa ajo drejtohej nga tashmë ish-ministri, Ditmir Bushati. Lladrovci ka kujtuar kohën kur shërbente si ambasador i Kosovës në Shqipëri. Për ish-ministrin Bushati, Ramiz Lladrovci ka thënë se përkushtimi dhe ndihma e tij për Kosovën dhe çështjen shqiptare i ka lënë mbresa të paharrueshme. “Ministria e Punëve të Jashtme, derisa Ju keni qenë Ministër, gjatë mandatit tim si Ambasador, ka qenë shtëpia ime e dytë, në të gjitha aspektet. Përkushtimi Juaj, bashkëpunimi dhe ndihma e pakursyer, për Kosovën dhe…
Klement Balili, personi më i kërkuar në Shqipëri, i cilësuar si Eskobari i Ballkanit ka folur ekskluzivisht për gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha vetëm pak orë para arrestimit. Intervista publikohet e plotë në emisionin “Repolitix”. Ai ka rrëfyer muajt e arratisjes dhe se si i shpëtoi policisë, në 16 operacione. Balili thotë se policia nuk i është afruar asnjëherë vendit ku ai fshihej dhe qëndroi në arrati për 2 vite e tetë muaj. Pjesa e parë e intervistës Zoti Balili, prej 10 majit të vitit 2016 dhe deri tani që jemi në mesin e janarit të vitit 2019,…
Një banesë është djegur mbrëmjen e të së mërkurës në fshatin Skrofotinë e për pasojë një person është lënduar. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur por raportohet se paraprakisht dyshohet se në banesë ka rënë zjarr për shkak të shpërthimit të një bombule gazi. Zjarrfikësja, policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, ku mësohet se po punohet për zbardhjen e shkakut të zjarrit.
Menjëherë pas mbylljes së finales, ku Milani doli i humbur përballë Juventusit, nervat nuk e kanë mbajtur Gonzalo Higuainin, i cili ashtu si në ndeshjen e parë në kampionat, është kapur sërish me lojtarët e Juves. “El Pipita”, është kapur nga kamerat teksa kapet me fjalë me Leonardo Bonuçin, dhe tonet duket që janë të larta. Ish-kapiteni i Milanit sezonin e kaluar, afrohet më pas, për të sqaruar gjithçka me argjentinasin.
Disk i akullt prej 298 metra u shfaq papritur në një lumë në Manie. Ky fenomen shumë i rrallë i ngjan formës së Hënës e sigurisht që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës. Pamjet e siguruara me anë të dronit mund ta ngatërrojnë lehtësisht akullin me pamje të shkëputura nga hëna.
Truqe të thjeshta të cilat do t’ju ndihmojnë ta eliminoni aromën e tymit të duhanit i cili është futur në mobilie, perde, veturë. Natyrisht, është më e thjeshtë që të mos pini duhan. Edhe më pak e besueshme, gjithashtu, transmeton Telegrafi. Opsioni i dytë është që të pini duhan në tarracë apo afër dritares së hapur, mirëpo njerëzit zakonisht bëhen të gatshëm që të shkundin cigaren aq shumë atëherë kur u lindin fëmijë, mirëpo nëse nuk veprohet kështu, vetëm kjo gjë ju mbetet ta bëni. Aroma e keqe e tymit të duhanit i cili futet në mure dhe mobilie është…
Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje rreth intervistës me Klement Balilin përpara dorëzimit. Ai tha se Klement Balili ka qëndruar i fshehur në një zonë në Tiranë, ku pranë saj jetojnë edhe shumë ministra e ish-ministra. “Do të them një nga zonat ku ka qëndruar në Tiranë dhe duket e pabesueshme. Ai ka qëndruar në një zonë ku jetojnë rreth 10 ministra dhe ish-ministra. Afër në atë zonë duhet të jetë edhe Presidenti i Republikës. Është një zonë shumë e sigurt, për një njeri që merr një shtëpi me qira. Ai nuk është ekspozuar shumë në media, ndërsa kishte ndryshuar…
Juventus është fituesi i Superkupës së Italisë për të 8-ën herë. Bardhezinjtë mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Milanin në Jeddah të Abu Dhabit, duke koleksionuar titullin e tretë në sezonin 2017-2018 në Itali. Goli i vetëm i takimit u shënua nga një debutues në këtë kompeticion, Cristiano Ronaldo. Portugezi, i cili erdhi me mjaft bujë nga Reali i Madridit në verë për 100 milion euro, nuk zhgënjeu me kokë, duke shënuar golin me vlerë titulli. Ky është goli i 16-të këtë sezon për sulmuesin portugez, i cili arrin të zhbllokojë një finale që ishte shumë e komplikuar deri më tani. Për…