Ishte njoftuar paraprakisht se Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn do të vizitonte Kosovën këtë të enjte, por tashmë është zyrtarizuar edhe një ndalesë e tij në Tiranë. Pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë, me të cilin thuhet se do të diskutonte mbi taksën 100% ndaj produkteve serbe të importuara në vend, ai do të mbërrijë në mbrëmje në kryeqytetin shqiptar për t’u takuar edhe me kryeministrin Rama. Në Tiranë, Hahn pritet të bëjë një vlerësim të reformave që po ndiqen aktualisht në vend prej qeverisë së kryeministrit Rama. “Tani është me rëndë tejet të madhe ndjekja e…
Author: tirana
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se nuk ekziston asnjë marrëveshje e nënshkruar me Serbinë, siç përflitet në deklaratat e disa politikanëve në Kosovë. Përmes një përgjigje me shkrim, Thaçi tha se aktualisht ndodhet në pushime, dhe se do ta takojë Ekipin negociator qysh të hënën. “Unë në vazhdimësi i kam informuar të dy bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator për të gjitha temat që janë diskutuar deri më tani në Bruksel, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi. “Gjithashtu, ua kam…
Nga Eduard Zaloshnja Këtë fundjavë PD-ja do të mbledhë Këshillin Kombëtar, për të zgjedhur organet drejtuese të saj. Pas dy humbjesh të rënda nën drejtimin e Lulzim Bashës, ekipi i ri drejtues rreth tij do të ketë detyrën e vështirë të tërheqë elektoratin e humbur në vitet e fundit, me shpresën për të arritur një rezultat më të mirë pas 5 muajsh, në zgjedhjet lokale. Le ta analizojmë me shifra se sa e vështirë do të jetë kjo detyrë për Bashën dhe ekipin e tij të ri. Në dy dekadat e fundit, partitë e vetëquajtura të djathta e arritën rekordin…
Gjykata për Krime të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm, Fadil Kasemin, i cili ekzekutoi më armë gruan e tij, gjyqtaren Fildeze Hafizi. Gjatë seancës së sotme, mbrojtja pretendoi rrëzimin e akuzës së rrëmbimit, ndërsa pranoi akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje, por kërkoi lehtësimin e masës së dënimit. Në fund, avokati Ilia Ilia, kërkoi nga gjykata dënimin e Kasemit në një total prej 25 vite burg. Gjatë fjalës së tij, Kasemi tha se ishte penduar dhe se nuk do ta bente vrasjen po të kthehej koha pas. Ngjarja e rende ndodhi më 31 Gusht të vitit 2017, kohe…
Arben Ahmetaj ka bërë postimin e fundit si ministër i Financave. Ai shprehet se sot ka një detikim për të gjithë bashkëpuntorët, të cilët ai i quan “ushtarët e panjohur të ekonomisë dhe financave”. Ndër të tjera Ahmetaj shkruan: “Sot mund të flisnim shumë për sfidat, arritjet, vështirësitë dhe sukseset e ekonomisë, që kanë qenë jo të pakta, as pak të larmishme përgjatë tre viteve në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Por shifrat janë aty, flasin vetë për diferencën dhe arritjet. Për rritjen ekonomike me mbi katër herë, për punësimin, tregtinë, investimet, konsumin, të ardhurat, për konsolidimin fiskal, apo lehtësimin…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot në një ceremoni solemne të zhvilluar në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, ku ishin të pranishëm Kryegjyshi Baba Haxhi Edmond Brahimaj, udhëheqës dhe besimtarë të shumtë të bashkësisë bektashiane, atdhetarin dhe personalitetin e shquar fetar Baba Njiazi Salih Dede (pas vdekjes) me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Meta vuri në dukje kënaqësinë për këtë ceremoni nderimi të një prej atdhetarëve dhe figurave më të shquara të bektashinjve dhe të shqiptarëve, ish-Kryegjyshin Botëror, Njiazi Salih Dede. Fjala e Metës “Sapo lamë pas Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, …
Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, është në mesin e dhjetë futbollistëve të Premier League-s me më shumë trofe të fituar gjatë karrierës së tyre. Zvicerani me origjinë shqiptare ka fituar 13 trofe deri më tani. Këto 13 trofe në raftet e Shaqirit kanë ardhur gjatë periudhës që ai ishte pjesë e skuadrës së Baselit në Zvicër dhe e Bayern Munchen-it në Gjermani. Ai ende nuk ka fituar asnjë titull në Premier League. Megjithatë, trofeu i parë në Angli mund të vijë për Shaqirin në sezonin e tij të katër në këtë ligë, pasi Liverpooli është në rrugën drejt titullin të…
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë në Bashkimin Europian, Johannes Hahn viziton këtë të enjte Kosovën. Hahn është paralajmëruar se do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai do të qëndrojë në Kosovë në kohën kur Qeveria e Prishtinës nuk është tërhequr nga vendimi për taksën prej 100 për qind mbi produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Vendosja e kësaj takse doganore ka shkaktuar reagime të ashpra nga mekanizmat ndërkombëtarë. Vet kryeministri Haradinaj, në prag të vizitës së tij është shprehur se i mirëpret sugjerimet e komisionerit Hahn për taksën. “Kosova ka arritje në…
Në votimin e djeshëm të besimit në Parlamentin grek, kryeministri grek Alexis Tsipras me 151 vota për dhe 148 kundër tij fitoi mbështetjen e nevojshme për qeverinë e tij. Pas marrjes së besimit nga Parlamenti, vëmendja e Qeverisë greke tani përqendrohet drejtë Marrëveshjes së Prespës dhe deputetët të cilët do të votonin për ratifikimin e saj. Votimi kaloi ashtu siç pritej dhe paralajmërohej. Për besim të qeverisë, përveç 145 deputetët e SYRIZA-s, votuan katër deputetë të pavarur dhe dy nga Grekët e Pavarur, gjegjësisht qeverinë e mbështetën:ministrja e Turizmit, Elena Kundura, zëvendësministri i Bujqësisë, Vasilis Kokalis, të cilët para ca…
Warner Bros dhe Mattel janë bashkuar për të sjellë kukullën e famshme Barbie në ekranin e kinemasë, që do të portretizohet nga aktorja Margot Robbie. Ajo është konsideruar si më e përshtatshmja për të sjellë Barbie-n në jetën reale me një figurë perfekte për ekranin. “Për rreth 60 vjet që është në treg, kukulla Barbie ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm te fëmijët. Jam shumë e lumtur që të jem edhe aktorja protagoniste dhe producentja e filmit. Ky prodhim do të ketë një ndikim të madh te fëmijët në mbarë botën”, është shprehur Robbie.
Edhe nëse kërkoni, nuk do të gjeni dot një VIP tjetër që të ketë veshur më shumë veshje “të zhveshura“ se Kim Kardashian. Ylli i reality shoë-t njihet tashmë për faktin që nuk e ka problem të tregojë lakuriqësinë e vet si me një selfie përpara pasqyrës, ashtu edhe në tapetin e kuq apo median sociale. Ajo madje nuk shqetësohet fare nga kombinime dantellash nga emra të njohur si Givenchy e Roberto Cavalli, të cilat yjet e tjerë s`do të guxonin t`I vishnin. Këto janë disa prej veshjeve të saj më pikante.
Disa organizata të ndryshme joqeveritare dhe qytetarë kanë bërë thirrje për protesta kundër vizitës së Vladimir Putinit në Serbi. Ata kanë thënë se kjo protestë është kundër ‘glorifikimit që po i bëhet regjimit autoritar të Putinit në Serbi’. Këto organizata dhe shumë qytetarë thonë se kjo vizitë e Putinit dhe lavdet që po i bëhen nga mediat nxisin edhe më tepër rënien dhe dëmtimin e institucioneve demokratike, të drejtave dhe lirive të qytetarëve në Serbi. Këto organizata i kanë kujtuar Putinit se në Rusi që nga viti 1992 deri në vitin 2019 janë vrarë 58 gazetarë, gjë që jep një…