Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Në Serbi ka edhe kundër vizitës së Putinit: Do të na shkatërrojë shtetin

11:33 / January 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
put
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa organizata të ndryshme joqeveritare dhe qytetarë kanë bërë thirrje për protesta kundër vizitës së Vladimir Putinit në Serbi. Ata kanë thënë se kjo protestë është kundër ‘glorifikimit që po i bëhet regjimit autoritar të Putinit në Serbi’.

Këto organizata dhe shumë qytetarë thonë se kjo vizitë e Putinit dhe lavdet që po i bëhen nga mediat nxisin edhe më tepër rënien dhe dëmtimin e institucioneve demokratike, të drejtave dhe lirive të qytetarëve në Serbi.

Këto organizata i kanë kujtuar Putinit se në Rusi që nga viti 1992 deri në vitin 2019 janë vrarë 58 gazetarë, gjë që jep një alarm për perspektivën e medias në Serbi nëse e ndjek modelin e Rusisë së Putinit.

Gjithashtu këto OJQ kanë folur për financimet që Putini i bënë nëpër mediat e ndryshme në Serbi dhe nëpër organizata joqeveritare.

Sipas tyre kjo vizitë e Putinit nënkupton braktisje të rrugës së integrimit Euro-Atlantik të Serbisë.

“Edhe përkundër faktit se ekzekutivi serb e mohon, kjo vizitë do të thotë braktisje e reformave dhe i integrimit Euro-Atlantik”, thuhet ndër të tjera nga këto OJQ, shkruan televizioni N1, transmeton Gazeta Express.

Për këtë vizitë ndërkohë shteti serb dje ka bërë përgatitjet e fundit. Janë angazhuar gjithësejtë 5000 forca policore për sigurinë e Puitinit, ndërkohë shumë qytete janë urdhëruar nga Vuçiqi që të dërgojnë një numër të caktuar të qytetarëve në Beograd për ta bërë edhe më madhështore pritjen.

Shumë rrugë qendrore dhe sheshe kryesore janë bllokuar, pasi që pritet që rreth 70 mijë persona të marrin pjesë në këtë pritje.Në këtë vizitë ndër të tjera pritet që Putin e Vuçiq të diskutojnë edhe për çështjen e Republikës së Kosovës.

putin vizite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iranit

12:25 / June 5, 2026

Droni godet Khersonin dhe lë një viktimë, Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

08:38 / June 5, 2026

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.