Author: tirana

Të ardhurat e popullsisë varen nga niveli i arsimimit. Sipas INSTAT, mbi 48% e të varfërve në kryeqytet janë me arsim fillor dhe 15.2% e tyre kanë diplomë gjimnazi. Bleona ka një vit që ka mbaruar gjimnazin dhe nuk vazhdoi më tej rrugën e dijes, por zgjodhi të punojë si shitëse, nga nevojat ekonomike, pavarësisht se ka mbetur e pakënaqur me të ardhurat. “Mbarova gjimnazin dhe nuk aplikova për shkollë të lartë, se e di që diploma do më ngelet në mur. Zgjodha të punoj për momentin, pagat janë shumë të ulëta e di, por të paktën merrem me diçka”,…

Read More

Një leopard ka vrarë një vajzë 3-vjeçare, teksa e rrëmbeu atë nga nëna e saj jashtë shtëpisë së tyre në Bengal. Pranita Oraon dhe e ëma e saj, Puja ishin në oborrin e shtëpisë së tyre, në lagjen e punëtorëve në Alipurduar, kur kafsha i sulmoi të martën mbrëma. “Daily Mail” shkruan se trupi i vogëlushes u gjet vetëm dy kilometra larg mëngjesin e ditës së nesërme.

Read More

Dhjetë ditë pas çeljes së garës është shënuar aplikimi i parë për SPAK. Kandidati i parë është prokurori pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda që heton dosjen e Adriatik Llallës, Klodian Braho. Braho gjithashtu njihet si prokurori që çoi në gjyq ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili akuzohej për falsifikim të dokumenteve dhe ndërtimit të paligjshëm. Gara për SPAK u çel më 7 janar të 2019. Por për rreth 10 ditë, kushti që familjarë e të afërm të prokurorëve duhet të kontrollohen për çdo komunikim elektronik e llogari bankare, duket se kishte trembur prokurorët për të shpallur kandidaturat e…

Read More

U përkujtua sot në Lezhë 551-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në ceremoninë që u zhvillua në Memorialin e Skënderbeut, arkipeshkvi Angelo Massafra drejtoi një thirrje për të mos e braktisur Shqipërinë. “Shqipëria është e mundur të bëhet, duke vlerësuar gjërat që kemi. Është një komb i mrekullueshëm në çdo aspekt, natyror, civil, e vlerash që kemi. Vetëm duke rregulluar diçka të vogël mund të ecim përpara. Të gjithë shqiptarët ta duan më shumë atdheun”, tha Angelo Massafra, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. Memoriali i Skënderbeut u rihap të enjten pas 7 muajsh rikonstruksion, por nuk…

Read More

Sot u bë betimi përpara presidentit Ilir Meta të zëvendëskryeministrit dhe ministrave të rinj të kabinetit “Rama”. Gjatë kësaj ceremonie ndryshe nga herët e tjera, në Presidencë nuk u paraqit kryeministri Edi Rama, por ai u përfaqësua nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjell Agaçi. Po ashtu ra në sy dhe mungesa e Kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçi, i cili është përfaqësues në ketë ceremoni nga nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi. Ditët e fundit, kryeministri Rama dhe presidenti Meta janë përfshirë në një ‘betejë’ akuzash me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar dhe fjalët e rënda si “pengmarrës’ apo ‘shantazhues’. Vetë…

Read More

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për Klement Balilin. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për Klement Balilin, ndërsa është lënë në fuqi masa e arrestit me burg. Në një deklaratë për mediat avokati i Balilit është shprehur se nuk ka prova që implikojnë klientin e tij për trafik droge, ndërsa tha se vetë ai i ka mohuar këto akuza. “Bëhet fjalë për një rast të trafikut të drogës, por prokuroria nuk ka prova që e implikojnë. Në seancën paraprake do mbajmë qëndrimin tonë në lidhje me provat e organit të akuzës”,…

Read More

Dy ditë më parë, 45-vjeçari nga Durrësi Lulzim Merja rrëfeu në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në Neës24 se është braktisur së bashku me dy fëmijët nga bashkëshortja e cila sipas tij ka ikur pasi nuk do më të jetojë me të. Martesa midis tij dhe gruas është bërë në vitin 2006. Një vit më pas erdhi në jetë fëmija i tyre i parë vajza e cila aktualisht është 11 vjeç, nga kjo martesë lindi më vonë edhe djali i cili aktualisht është 5 vjeç. Sipas 45-vjeçarit prej kohësh në familje kishin nisur debatet të cilat vinin për…

Read More

Studentët e Fakulteti të Drejtësisë i kanë bërë një letër të hapur pedagogëve të tyre, duke u kërkuar mbështetje për vendimin e marrë, për bojkotimin e mësimit. Ata kanë paraqitur edhe tri kërkesa , për të cilat presin mbështetjen nga stafi pedagogjik. “Në frymë proteste ndaj dhunës së ushtruar nga nesh, ne ju paraqesim tre kërkesa kryesore: 1)Mbrojtja jua si akademikë, por edhe si prindër duke marrë masa konkrete në ndalimin e dhunës së ushtruar nga Policia e Shtetit por edhe ajo private ndaj integritetit moral dhe fizik të studentëve protestues 2)Në të njëjtën kohë të sigurohet se ndaj studentëve…

Read More

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, një ditë më parë i ka bërë për të qeshur të gjithë fansat e tij, teksa në llogarinë e “Instagram”-it publikoi foto të sfidës më të re “10yearchallenge”. Fillimisht ai publikoi një imazh ku kishte bashkuar dy foto ku shfaqet si femër nga rolet që ka luajtur gjatë karrierës së tij. E teksa ndjekësit e humoristit prisnin një tjetër foto të Besit, ai i surprizoi ata duke postuar foto të vjetra të këngëtarit të njohur, Sinan Hoxha, duke treguar ndryshimin e tij ndër vite. “Vdiqa o Sinan Hoxha. Hahahahaha”, shkruan Besi bashkëngjitur me…

Read More

Në një kohë shumë të shkurtër ajo u kthye në një nga personazhet më të komentuar në media e rrjete sociale. Është fjala për Linda Rei, e cila theu tabutë e shoqërisë shqiptare duke treguar shndërrimin e saj nga gjinia mashkullore në atë femërore. Që nga dalja e saj e parë publike e deri më sot, Linsa vazhdon të jetë shumë e komentuar. Një ditë më parë, ajo pranoi sfidën që ka çmendur të gjithë përdoruesit e “Instagram”-it, duke postuar një fotografi të 10-viteve më parë. Në foton e vitit 2009, make-up artistja shfaqet bionde, e veshur ekstravagante, hipur mbi…

Read More

Klement Balili ka dalë nga Drejtoria e Policisë Tiranë për t’iu drejtuar gjykatës së Krimeve të Rënda. Pritet që sot atij t’i komunikohet masa e sigurisë dhe akuzat. Provë më të fortë prokuroria ka përgjimet që e implikojnë në trafikun e drogës. Njeriu i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit” u vetëdorëzua të martën në duart e Policisë dhe kaloi natën në dhomat e shoqërimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Read More

Shqipëria është një prej 5 vendeve më duhanpirëse në botë me 40% të popullsisë së rritur, që e konsumon, ndërkohë që për meshkujt kjo normë ngjitet në 51%. Duhanpirësit e rregullt ndërkohë, ata që e konsumojnë çdo ditë, vlerësohen në 40% te meshkujt dhe 6% te femrat. Të dhënat e “Tobacco Atlas” e vendosin kështu Shqipërinë në listën e 10 vendeve më duhanpirëse në botë, në pozicionin e 5-të, më mirë vetëm se Maqedonia, Bjellorusia, Luksemburgu dhe Andora. Vlerësohet se, në vendin tonë, konsumi mesatar për të rritur është në 2491 cigare. Ngjyra e kuqe e errët në hartë e…

Read More