Author: tirana

Liljana ka përjetuar dhunë psikologjike e fizike për disa vite, derisa u detyrua të marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Por sado e madhe të jetë vuajtja, për një fëmijë ky është një moment që le gjurmë dhe pasoja të pakthyeshme. Ndaj dhe Liljana ftoi të bijën 16-vjeçare në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, të emisionit “E Diela Shqiptare”. “Kam përjetuar një jetë shumë të vështirë që në moshën 16-vjeçare. Një martesë me shkuesi, shumë e vështirë dhe e hidhur. Në moshën 18-vjeçare erdhi në jetë një vajzë dhe unë isha shumë e lumtur, por ish-bashkëshorti, jo sepse…

Read More

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit kanë hyrë me forcë në ambientet e fakultetit të tyre, pasi nuk janë lejuar nga rojet e sigurisë private. Ata kanë përfituar nga hapja e derës në momentin kur ka dalë një makina e OSHEE, e cila kishte hyrë brenda për të rregulluar linjën e energjisë elektrike. Ata janë bashkuar me studentët e tjerë që vijojnë të mbeten të ngujuar brenda fakulteteve, ku kanë shprehur dhe shqetësimet e tyre, pasi thonë se nuk janë lejuar që të marrin ushqime. Po ashtu ata thonë se rojet private kanë mbyllur derën dhe nuk i lejojnë…

Read More

Për një kohë të gjatë, baza e vetme ushtarake e huaj në Ballkan ishte baza e Marinës sovjetike në ishullin e Sazanit të Shqipërisë. Por gati gjysmë shekulli pas saj, NATO do të ndërtojë një bazë ajrore në Kuçovë, e cila do t’i sigurojë Aleancës Veri-Atlantike një vend të rëndësishëm strategjie, vetëm një orë larg nga Siria. Ajo do të ofrojë karburante, logjistikë dhe mbështetje ushtarake, si dhe trajnime për Aleancën transatlantike, por vjen si pjesë e një strategjie të madhe perëndimore për “faktorizimin” e Shqipërisë së Kosovës. Baza ruse, blerja e armatimit rus, deri te paralajmërimi i dërgimit të…

Read More

Një makinë me dy punonjës të Bashkisë Librazhd raportohet të ketë rënë në humnerë. Mjeti po shoqëronte një fadromë e cila po hapte rrugën e bllokuar nga dëbora. Punonjësit kanë mundur të hidhen nga mjeti në momentin që ai po rrëzohej. Punonjësit e plagosur janë dërguar në spital, ku mësohet se gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Mjeti ka rrëshkitur nga akulli në rrugë.

Read More

Aktualisht, në listën e personave më të kërkuar në Europë janë 54 kriminelë. Ata e kanë fituar një vend në listën e Europol për një sërë krimesh të rënda, si vrasje, trafik të qenieve njerëzore, trafik droge, mashtrim etj. Disa prej tyre kanë shkuar në Europë nga kontinente të ndryshme, por të gjithë kërkohen nga të paktën nga një forcë policore në Europë për krime të rënda. Në një artikull të botuar nga DailyMail, pjesë e listës rezulton të jetë edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Gani Burreli. Shqiptari kërkohet nga autoritetet e Qipros, pasi dyshohet si i përfshirë…

Read More

Mustafa Nano, analist dhe drejtues i emisionit “Provokacija”, thekson se Rama-Meta jane sot armiq si kurrë më parë me njëri-tjetrin. Ne nje interviste per Mapo, ai analizon situaten me te fundit mes presidentit dhe kryeministrit. ” Ne i njohim mirë marrëdhëniet personale mes Edi Ramës e Ilir Metës, dhe këto marrëdhënie janë karakterizuar nga ulje e ngjitje, nga miqësia e armiqësia. Sot ato janë në pikën më të ulët. Ata të dy janë sot armiq si kurrë më parë me njëri-tjetrin. E prandaj, çdo vendim presidencial do ta vuajë komprometimin që i bën kjo rrethanë. Meta nuk mund të marrë vendime…

Read More

DASHI Do të jeni pak të pasigurt se çfarë të bëni pasi nuk jeni plotësisht të bindur. Në ambientin e punës një propozim interesant do ju bëjë të ndiheni euforikë. Në aspektin afektiv nuk do tu rezistoni dot provokimeve. Kujdes! DEMI Do të keni dëshirë ti lejoni vetes një aventurë speciale jashtë marrëdhënies suaj, por kini kujdes pasi gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtra. Në kohën e lirë mund të vini rregull në sendet tuaja personale. BINJAKET Në ambientin e punës do të përballoni me kurajë një kritikë që do ju bëhet për punën tuaj. Në aspektin afektiv do të…

Read More

Personazhi i rradhës këtë mbrëmje në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte Elida, e cila rrëfeu historinë e saj të dashurisë që kishte kaluar shumë prova. Para disa vitesh ajo ishte njohur me Arjanin. Të bindur për dashurinë e tyre, pas një jave njohje, ata kishin vendosur që të lidhnin jetën sëbashku. Gjatë bashkjetesës midis Arjanit dhe Elidës lindën konflikte të ndryshme, ku konflikti kryesor ishte xhelozia e tepruar e Arjanit. Në një nga debatet e zhvilluara Arjani kishte ushtruar dhunë fizike ndaj Elidës, e cila e kishte denoncuar në polici. Kjo kishte sjellë dënimin e tij me…

Read More

Një tjetër grabitje është regjistruar mbrëmjen e sotme. Pas grabitjes në Durrës, po rreth orës 20:30 dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një makinë në Thumanë. Pronari i makinës tip ‘Benz’ me targa AA046TA është Admir Kaloshi 33-vjeç nga Kukësi. Gazetari i Report Tv në Krujë, Julian Shota raporton se Kaloshi kishte ndaluar për të kryer nevojat personale, kur dy personat e maskuar dhe të armatosur i bënë presion që të mos lëvizte duke i marrë makinën. Informacionet e para nga ngjarja janë kontradiktore dhe nuk dihet nëse grabitja e makinës në Thumanë ka lidhje me ngjarjen…

Read More

Programi “Dua të të bëj të lumur” solli këtë mbrëmje historinë e një djali të cilin e ëma e kishte braktisur në jetimore prej 10 vitesh. Ardiasi mbrëmjen e sotme kishte ftuar nënën e tij, Samijen për ta pyetur se pse e kishte braktisur në jetimore dhe se kush ishte babai i tij. Samija rrëfeu se ajo nuk kishte pasur mundësi ekonomike për të mbajtur 3 fëmijët e saj dhe për këtë arsye i kishte dërguar në jetimore. Ajo tregoi që babai i Ardiasit nuk ishte i aftë që të kujdesej për familjen, madje edhe paratë që fitonte nuk i…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Durrës, ku është grabitur familja e një biznesmeni. Mësohet se grabitësit kanë lidhur të gjithë anëtarët e familjes, dhe kanë marrë të gjitha paratë që ndodheshin në shtëpi, rreth 10 mijë euro. Sipas infromacioneve paraprake, grabitësit kanë qënë tre person të maskuar dhe të armatosur të cilët i kanë zënë prit tek dera e shtëpisë biznesmenit të fushës së transportit ndërkombëtar. Ndërsa biznesmeni është identifikuar si shtetasi, Elton Kelmendi. Ai kishte dalë shëtitje me djalin për një kafe dhe kur është kthyer ka nodhur ngjarja. Fillimisht kanë lidhur të zotin e shtëpisë…

Read More