Author: tirana

Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun në bazë të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundra ligjshëm të lojërave të fatit. Nga kontrollet janë konstatuar 2 subjekte me aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit. Policia lokale procedoi penalisht pronarët e tyre, konkretisht: A.R., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” pasi në rrugën “Todi Shkurti” në subjektin e tij iu gjet një pajisje kompjuterike që përdorej për lojëra fati. I. A., për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”, pasi në rrugën “Konferenca e…

Read More

Edhe pse njihet nga shumë prej nesh si një mik i hershëm i Kryeministrit Edi Rama, Dash Peza nuk arriti të bëhet deputet këtë herë. Thonë që ai i është përkushtuar tashmë komplet biznesit privat, me lokale dhe hotele. Në një nga rrugët e ish-Bllokut, pak javë më parë, Dash Pezën e fotografoi paparazzi ynë në shoqërinë e Saimir Tahirit, i cili është jashtë Parlamentit për arsye shumë të ndryshme nga Dashi. Por, mesa duket, mes tyre ka miqësi të ngushtë.

Read More

Çifti më I pasur në botë, Jeff dhe MacKenzie Bezos po divorcohen pas 25 vitesh martesë sëbashku. Çifti e bëri lajmin e ndarjes publik më herët këtë javë në Twitter. 48 vjeçarja MacKenzie Bezos e cila ruan një jetë shumë private u vendos në qendër të vëmendjes pasi bashkëshorti I saj Jeff Bezos lajmëroi mbi divorcing e tyre në Tëitter. Padyshim që internet është shumë kurioz për jetën e saj dhe sidomos pasi emri I saj është lakuar gjithnjë pas emrit të bashkëshortit të saj dhe ajo është njohur gjithnjë si bashkëshortja e Jeff Bezos ndërsa për jetën e saj…

Read More

“Alpet janë një nga destinacionet turistike surprizë të vitit 2019, vend tejet interesant dhe maja të thepisura që tejkalojnë 2000 metra.” Kështu e nis përshkrimin e saj prestigjozja italiane “La Repubblica”, duke i cilësuar Alpet shqiptare një destinacion magjepsës për të gjithë të apasionuarit pas turizmit malor. “Ju duhet të ecni nga 3 deri në 6 orë në ditë, duke fjetur në bujtina, me valixhe të transportuara me kuaj, midis pyjeve, ujëvarave, kanioneve, shpellave dhe burimeve të Parkut Kombëtar të Thethit dhe Valbones, i cili ofron peizazhe magjepsëse”-shkruan La Repubblica në artikullin e saj. Shkrimi i plotë: “Alpet janë një…

Read More

Një shqiptar është arrestuar këtë të diel nga policia greke për trafikim dhe posedim të lëndës narkotike marijuanë. 27-vjecarit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, i është sekuestruar 38 pako me 53 kg e 257 gram marijuanë, si dhe dy celularë. Policia e vendit fqinj ka tentuar fillimisht ta ndalojë 27-vjecarin në Kompoti të Artës, por pasi i është bërë shenjë ai ka shtuar shpejtësinë. Pasi ndjekja ka vazhduar, mësohet se shqiptari është kapur në rrugën Olimpia, pranë vendit të quajtur Selianitika, Axaia. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe implikimin e personave të tjerë në rrjetin e drogës.

Read More

Nuk është aktiviteti më romantic që ekziston por është shumë e nevojshme që çiftet tu përgjigjen disa pyetjeve shumë të rëndësishme dhe ‘kritike’ përpara së lidhja e tyre të bëhet shumë serioze. Pyetjet që janë hartuar nga ekspertët e divorcit përfshijnë nëse çiftet kanë një ‘bazë të fortë’ miqësore e deri te pyetja nëse duan të njëjtën gjë në jetë. A shkojmë unë dhe partneri im si çift? A kemi një bazë të fortë miqësore? A i njohim vlerat e njëri tjetrit? A janë reale pritshmëritë tona? A duam ne të njëjtat gjera si nga lidhja jonë ashtu edhe nga…

Read More

Aeroplani i linjës Shtuttgard-Prishtinë që kishte brenda plot kosovarë ka marrë flakë gjatë fluturimit. Më pas është ndaluar në Slloveni. Mësohet se lëndime ka marrë vetëm piloti. Ndërkaq nga Aeroporti “Adem Jashari” kanë thënë se nuk mund të prononcohen pasi rasti nuk ka ndodhur në Kosovë. “Përderisa tek ne s’ka ndodhur, ne s’mund të japim prononcim për ndonjë kompani ajrore”, ka thënë për Express, Unidon Krasniqi, zyrtar për Informim në Aeroportin e Prishtinës.

Read More

Katër vite më parë moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të djalit të saj, Jon. Në një intervistë për “Revistawho.com”, Arbana ka folur mbi emocionet e forta që ka marrë gjatë emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, duke u shprehur se mëmësia e ka bërë dyfish më të ndjeshme. “Unë si natyrë jam shumë e ndjeshme, dhe mëmësia ma ka përforcuar dyfish këtë cilësi. Vetë e keni parë që prekem ashtu si shikuesit me histori të ndryshme… Të gjithë prekemi, sepse në ato momente mendojmë…

Read More

Sigurisht që mund të jetë një veprim paksa I nxituar që të filloni të planifikoni se çfarë fustanesh ju nevojiten për të veshur në stinën e pranverës duke parë që aktualisht dalim nga shtëpia veshur me sa më shumë rroba. Gjithësesi sa më parë të filloni planifikimin aq më mirë është. Ne ju paraqesim disa opsione fustanesh që mund t’i blini në dimër dhe t’i vishni edhe në dimër edhe në pranverë.

Read More

Noizy është një ndër reperat më të ndjekur në rrjetin social Instagram. Gjithashtu ai është shumë aktiv në këtë rrjet social ku ndan me ndjekësit e tij foto dhe video nga aktiviteti i tij i përditshëm. Duke u nisur nga temperaturat e ftohta, reperi ka bërë një postim në instagram në të cilin shprehet se kur të dalë vera as që nuk e ka ndërmend të futet në hije dhe e paska ndarë mendjen se u betua “për atë zot”.

Read More

Jemi zyrtarisht në vitin 2019 dhe ky është momenti i duhur për të nisur punën për të ardhur në formë. Ekspertët thonë se çelësi i humbjes në peshë qëndron tek dieta juaj ndaj ata ju këshillojnë të konsumoni ushqime dhe pije që të pakta në kalori dhe me përbërësit e duhur që i duhet metabolizmit tuaj. Në fakt ka disa opsione te ushqimeve që janë me gati 0 kalori të cilat ju mund t’i bëni pjesë të ditës suaj, nëse doni të humbisni peshë. Ja 4 produktet që rekomandojnë ekspertët e fitnesit që duhen përfshirë në dietën tuaj. 1- Selino…

Read More

Kur vjen puna tek trajtimet kundër plakjes, zakonisht përqëndrohemi në trajtimet e bukurisë në fytyrë, kryesisht në zonën e ballit apo rreth syve. Por një vëmendje të tillë meritojnë absolutisht edhe duart. Kjo do të thotë që ato kremra apo serume bëjnë mrekulli edhe për lëkurën e duarve. Por gjithashtu, besojeni ose jo, përzgjedhja e ngjyrës së duhur të manikyrit të thonjve ju ndihmon për t’iu dhënë duarve tuaj një pamje më rinore. Për fat të mirë, ajo është ngjyra e kuqe, që është gjithnjë në modë. Më poshtë do t’ju sjellim disa nuance të së kuqes që duhet të…

Read More