Author: tirana

Kryeministri Rama ka njoftuar se do të jetë sot në mbrëmje në studion e Arjan Çanit për të folur për ministrin e ri dhe për mjaft tema të tjera të nxehta. “Sonte në 21.00 në Zonën e Lirë të Arian Çanit për qeverinë e re, studentët, bixhozin, Presidentin e Republikës dhe qyqarët e zuzarët që sulmuan egërsisht ministrin e ri për Europën dhe Punët e Jashtme! Patjetër dhe gjithçka tjetër do të ziejë Ariani në biokazanin e tij”, shkruan kryeministri në Tëitter teksa njofton praninë e tij në emision ku pritet të ketë deklarata të forta nga ana e tij./Tirananews.al

Read More

Kukësi luajti sot miqësoren e dytë në tokën turke. Verilindorët janë duke zhvilluar fazën përgatitore të dimrit, para se të rikthehet për të vijuar me gjysmën e dytë të sezonit. Kukësi u përball me skuadrën ruse të Rostovit, në një sfidë të luftuar, por që u mbyll në barazim 1-1, me dy golat e shënuar që në pjesën e parë të takimit. Për ekipin e drejtuar nga Armando Cungu, shënoi sulmuesi anësor durrsak, Arbër Çyrbja, ndërsa Kukësi “kthen faqen”, pas humbjes në miqësoren e parë me rezultatin 2-1 përballë Basaksehirit. Vlen të theksohet se në formacionin e Kukësit luajtën nga…

Read More

Gjatë viteve të fundit në vendin tonë shumë familje janë duke u përballur me vështirësi ekonomike, gjë e cila e bën rritjen e fëmijëve disi të vështirë duke qënë se nevojat dhe kërkesat e tyre janë të shumta. Është provuar se familjet me fëmijë kanë një shpenzim mujor rreth 25-35% më të madh krahasuar me familjet pa fëmijë. E megjithatë, falë disa këshillave në lidhje me mënyrën e menaxhimit të mirë së të hollave që keni në dispozicion, edhe ju, nëse jeni një familje me ekonomi relativisht të ulët, mund të rrisni fëmijë të lumtur. Ja çfarë ju sugjerojmë! …

Read More

Blerja më e re e Milan, Lucas Paqueta, duket se do të debutojë nesër në Kupën e Italisë kundër Sampdorias. Talenti brazilian erdhi në këtë muaj në “San Siro” nga Flamengo për 35 milionë euro. Gennaro e Gattuso e ka përdorur atë në mesfushë gjatë stërvitjet për ndeshjen e ardhshme. Ky pritet të jetë formacioni i mundshëm për nesër: Reina; Conti, Musaçhio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paqueta; Castillejo, Higuain, Calhanoglu. 21-vjeçari ka bërë 65 paraqitje me Flamengon, ku ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar pesë herë në të gjitha garat.

Read More

Te PSG ai jeton si mbret, e prapë nuk ndihet fare rehat. Kalimi te parisienët është dicka për të cilën Neymar është penduar rëndë. Braziliani i ka telefonuar Barcelonës pesë herë në përpjekje për t’u kthyer në “Camp Nou”. Neymari dëshiron me patjetër të kthehet në Katalonjë dhe për këtë ka biseduar babai i tij me presidentin e Barçës, Josep Maria Bartomeun, duke iu lutur atij t’ia mundësojë të birit të tij arratisjen nga kryeqyteti francec, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”, përcjell Gazeta Express. “Ai është i zhgënjyer dhe i penduar”, i ka thënë Neymar Sr. presidentit të Barcelonës për…

Read More

Pas Kendall me bikini në borë dhe Ledina Çelo Ky dimër do të mbahet mend edhe për disa poza që janë cilësuar si të guximshme dhe ‘të çmendura’. Por flasim për fotot e shkrepura në dëborë me rroba banjo apo bikini pavarësisht temperaturave në minus. Lojën e nisi për këtë viti supermmodelja e njohur Kendall Jenner e cila në fillim të janarit u shfaq me një palë bikini rozë në mes të dëborës. Pak ditë më parë, shembulli u ndoq edhe në Shqipëri dhe do të ishte këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj që do të guxonte të ekspozonte format e saj me…

Read More

Pjesë nga libri “Kadare në dokumentet e Pallatit të Ëndrrave”, botim i UET-Press -Publikohet për herë të parë procesverbali sekret i mbledhjes së Byrosë Politike të 4 dhjetorit 1990, ku merrte pjesë edhe Nexhmije Hoxha. Si u kryqëzua nga Xhelil Gjoni, Llambi Gegëprifti etj., sekretari për Propagandën, Foto Çami, i cili kishte lejuar që të botoheshin në shtyp disa artikuj të Kadaresë, Ylli Popës, Sali Berishës, Besnik Mustafajt, Gramoz Pashkos e Neshat Tozajt, të cilat binin ndesh me vijën politike të partisë…?! Nga Dashnor Kaloçi Dokumenti që po botojmë në këtë kapitull të librit, mendojmë se paraqet mjaft interes, pasi…

Read More

. Modelja Oriola Marashi, njihet për bukurinë e saj natyrale dhe linjat “bombastike’ të cilat çdo herë marrin vëmendjen. Së fundi modelja ka realizuar një fotosesion mahnitëse ku në fokus ishte fytyra e saj. As këtë herë ajo nuk kishte lënë anash ekspozimin e pikave të saj të forta. Në një fustan elegant, Oriola dukej plot shkëlqim. Oriolën përveç si modele shumë shpejt do ta shohim edhe si këngëtare.

Read More

Historia e panjohur e 11 janarit të vitit 1946, kur qeveria komuniste e kryeministrit Enver Hoxha me anë të një “Asambleje Kushtetuese” të përbërë nga 82 deputetë të dalë nga zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, shpalli Shqipërinë Republikë. Si u zbatuan proceduart për ndryshimin e formës së regjimit nga Monarki në Republikë, kush ishin përfaqësuesit e huaj që asistuan në atë mbledhje dhe çfarë u tha aty për Mbretin Zog? Nga Dashnor Kaloçi/ Plot 73 vjet më parë, më 11 janar të vitit 1946, vetëm 14 muaj pas ardhjes së komunistëve në pushtet, Enver Hoxha dhe pasuesit e tij, me…

Read More

Juventusi nuk ndalet në merkato. Pas akordit me uellsianin Aaron Ramsey, bardhezinjtë tani duan një tjetër yll. Mesfushori spanjoll Isco ishte dëshira numër një e trajnerit Allegri, kur mori drejtimin e Juventusit. I njëjti futbollist është rikthyer në orbitën e teknikut të bardhezinjve këtë dimër. Por, nëse atëherë futbollisti iberik as e mendonte largimin nga Reali i Madridit, tani është shprehur në favor të transferimit te skuadra torineze. “Sky Sport Italia” pretendon se Juventusi do të fokusohet të Isco, pas marrëveshjes me uellsianin Aaron Ramsey. Situata e komplikuar e spanjollit te kampionët e Europës u konfirmua dhe nga kapiteni Sergio…

Read More

Presidenti Ilir Meta i kërkoi sot kryeparlamentarit Gramoz Ruçi ngritjen e një Komisionit Parlamentar Hetimor, pasi Kreu i Shtetit ka dyshime të forta për mënyrën si u krye pajisja me çertifikatë sigurie e Gent Cakajt, të propozuarit nga kryeministri Edi Rama për ministër të Jashtëm në vetëm 24 orë, nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar. Teksa kanë kaluar disa orë nga kërkesa e Kreut të Shtetit, ka ardhur edhe reagimi i këtij institucioni për çështjen “Cakaj”, ku sqarohet e gjithë procedura për pajisjen me certifikatë sigurie të tij. DSIK sqaron se pas verifikimeve rezultoi se Gent Cakaj ishte i parrezikshëm…

Read More

Një ditë pasi u pezullua nga detyra nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg gjyqtarin e Fierit Roland Hysi dhe psikologen Elona Mecani, të përfshirë në një aferë korruptive të publikuar disa ditë më parë në një emision investigativ. Gjyqtari dhe psikologia qe luante rolin e sekseres u arrestuan pas publikimit të denoncimit, ku gjyqtari shfaqej në një video teksa merrte ryshfet dhe i kërkonte favore seksuale një gruaje, që ishte në proces gjyqësor për kujdestarinë e vajzës. Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit…

Read More