Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot nuk është deklaruar rreth “rastit Cakaj” në Shqipëri, raporton KTV . “Nuk kam të drejt të përzihem në nominimet e Qeverisë të Shqipërisë ka thënë Haradinaj lidhur me mos dekretimin e Gent Cakajt ministër të Jashtëm të këtij vendi nga presidenti Ilir Meta. “E kam mik Ilir Metën, por këto nuk janë tema që mund t’i komentojmë”, ka thënë Haradinaj.
Author: tirana
Vajza e arkitektit dhe ish-ministrit nazist të Armatimeve të Adolf Hitlerit mori një çmim në SHBA për përpjekjet e saj për të mbështetur gratë hebreje në art dhe në shkencë. Hilde Schramm, 82 vjeçe, themeloi fondacionit “Zurueckgeben” (”Ktheje”) në vitin 1994, me të ardhurat nga shitja e tre veprave të artit. Ajo e kishte trashëguar artin nga babai i saj, Albert Speer, por dyshoi se ato ishin fituar ilegalisht nga familjet hebreje që persekutoheshin gjatë epokës naziste. Që nga ajo kohë, ky fondacion ka mbështetur gratë hebreje në më shumë se 150 projekte të artit dhe historisë. Fondacioni ”Obermayer” ka…
Flet aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja: “Nga “Portokallia” dolën më pas disa derivate e u bënë të njohur shumë aktorë. Mësuan të gjithë aty tek ajo shkollë e madhe. Por “Portokallia” mbetet spektakli numër një i humorit në Shqipëri. Është një institucion humori, do ta quaja, i kompletuar dhe i plotësuar nga të katër anët, duke filluar nga regjia e deri tek skenaristët që ka brenda saj. Unë jam shumë krenar që jam pjesë e “Portokalli”. Rezart, ka një histori vënia e emrit tënd? Emrin ma ka vendosur bashkëshorti i hallës time, i cili nuk jeton më sot.…
Një autobus ka dalë nga rruga pasditen e djeshme në rajonin e Guontanamo në Kube, duke shkaktuar të paktën 7 të vdekur dhe 33 të plagosur. Lajmin e bën të ditur e përditshmja Juventud Rebelde, duke sqaruar që në bordin e mjetit udhëtonin të paktën 22 të huaj me kombësi të ndryshme, edhe nga Europa. Autobusi i kompanisë Via Azul, udhëtonte nga Baracoa drejt Havalas, kur për shkaqe ende të paditura ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe duke u rrotulluar disa herë. Ende nuk bëhet i ditur identiteti dhe kombësia e viktimave.
Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta. Kjo situatë do të dominojë në të gjithë vendin, ku më të dendura vranësirat mbeten në zonat malore. Pasditja dhe nata do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira kalimtare por pa rrezikuar reshje. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen sërish duke luhatur vlerat ditore nga -9°C mëngjesi në zonat malore deri në 7°C mesdita në bregdet. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
“Oqeanet po ngrohen më shpejt sesa është vlerësuar më parë, duke vendosur një rekord të ri të temperaturës në vitin 2018”, thotë një raport i botuar të enjten në revistën “Science”, i cituar nga “Radio Europa e Lirë”. Shkencëtarët kanë paralajmëruar me vite për rritjen e temperaturave globale dhe shkrirjen e akullit. Por, të enjten, ata njoftuan se kjo po ndodh më shpejt sesa parashikohej, pasi viti 2018 ishte një vit rekord sa i përket nxehtësisë për oqeanet. Raporti i ri i botuar në revistën “Science”, me autorë shkencëtarët nga Kina dhe SHBA, thotë se oqeanët po ngrohen deri në…
Këngëtarja Samanta Karavella shprehet se kohën më të madhe ia dedikon karrierës. Nuk mendon se është vonë për të krijuar një lidhje apo për tu martuar siç shpesh i thonë familjarët. “Ka kohë për martesë nuk e mendoj ende. Madje dhe fisi hequr dorë sepse e dinë që unë e kam mendjen te muzika” – u shpreh ajo.
Moderatorja e njohur Marina Vjollca është një ndër femrat më të komentura të showbzit jo vetëm për format e saj fizike por edhe për jetën luksoze që ajo bën. Së fundmi Marina ka publikuar një foto ku mban të veshur një xhup të markës Guçi që ka një çmim marramëndës. Xhupi kushton plot 6845 euro, shtoji këtu edhe syzet që kushtojnë 750 euro, në total 7595 euro, shifra këto që janë publikuar nga faqja “What they Wearin” në Instagram.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi në një dalje për mediat ka folur rreth situatës së krijuar në Universitete dhe ndërhyrjes së Policisë. Ai në deklaratën e tij tha se universiteti i ka kërkuar ndihmë policisë për situatën e krijuar dhe u bëri thirrje studentëve që të lironin ambientet ku duhet të bëjnë mësim të gjithë.
Digjitalizimi i kanaleve për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën eshtë shtyrë për në muajin shtator të 2019. Ndërkohë kujtojmë se ishte paralajmëruar që sinjali analog do të mbyllej më 15 janar të këtij viti.
Rektorati i Universitetit të Tiranës i ka bërë thirrje studentëve që t’i rikthehen procesit mësimor në fakultete. Gjatë mbledhjes së ditës së sotme Rektorati ka vendosur nisjen e procesit mësimor. Vendimi për rinisjen e mësimit në fakultete mban firmën e rektorit Mynyr Koni. Rektorati i UT kërkon nga studentët të ulen në auditore duke iu garantuar edhe të drejtën e protestës, ndërsa njofton shtyrjen e afatit për shlyerjen e tarifës së studimeve. Pak kohë më parë kryeministri Edi Rama bëri me dije se qeveria ka vendosur ta paguajë tarifën e shkollës 100% për studentët ekselentë dhe ata në nevojë, ndërsa pjesa tjetër e…
Ndërsa mediat serbe raportuan dje dhe sot se nga Aeroporti i Prishtinës, pjesa ushtarake e tij, janë nisur drejt Hagës tre aeroplanë “me ish-pjesëtarë të UÇK-së, të ftuar nga Prokuroria Speciale për Krimet e Luftës së UÇK-së , në Prishtinë nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar të ketë ndodhur kjo. Por, avokati Tomë Gashi i tha Koha.net-it se nga burime të sigurta të Aeroportit ka marrë konfirmim se nga pjesa ushtarake e tij janë nisur për në Hagë tre aeroplanë të vegjël. Avokati Gashi po ashtu tha se nuk di se kush ka udhëtuar me ta. Siç është bërë e…